E premte, 9.1.2009
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > Opinione > Kujt t'i besohet realitetit apo deklarimeve...?
Kujt t'i besohet realitetit apo deklarimeve...?
Kujt t'i besohet realitetit apo deklarimeve...?
Se a do tė gjej Kėshilli i Sigurimit kompromis me Rusinė pėr tė pranuar realitetin e ri mbetet tė shihet, por njė gjė ėshtė e sigurt se nuk do tė ketė rikthim mbrapa, kėtė e di edhe Rusia, por edhe Serbia.

Edhe sa kohë do të do të mbetet pozicioni i ngurtë i rusëve varet edhe nga rritja e numrit të shteteve që do ta pranojnë shtetin e ri të Kosovës, gjë që është në të mirë të stabilitetit rajonal, padyshim nuk ka dëshmi më të mirë se sa qetësia relative(?) që po mbizotëron edhe pas hyrjes në fuqi të Kushtetutës së Kosovës, falë gatishmërisë së palës shqiptare e cila po bën lëshime të vazhdueshme për të ruajtur stabilitetin institucional, edhe pse është në kolizion të plotë me atë konstitucional.

Rusët janë të vetëdijshëm se vazhdimi kokëfortë i mospranimit të realitetit të ri do të thotë shmangie e përgjegjësisë dhe humbje e statusit të privilegjuar në Këshillin e Sigurimit, meqë Ban Ki-Moon do të ndërmarr hapa të mëtejmë, gjë që u merr shumë favore diplomatëve rusë. Iniciativa e re e sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, për rikonfigurimin e UNMIK-ut, në pajtim me rezolutën 1244, krijon paqartësi, meqë bllokon zbatimin e Kushtetutës së Kosovës në tërë territorin e saj, që do të thotë se zvarritë zbatimin praktik të Marrëveshjes Ahtisaari, për të cilën pala shqiptare është "betuar"! Realiteti i përditshëm po demanton fjalët shpresëdhënëse të lidershipit kosovar (nuk është ndonjë befasi), meqë deri më tash nuk ka pasur ndonjë plan konkret të ndërmarrjes së masave për realizimin praktik të kushtetutshmërisë, por as gatishmëri serioze, meqë është dashur bile së paku parlamenti i Kosovës të jap pajtimin formal. Do si do ka një ndryshim të theksuar në raportet ndërkombëtare, këtë ia bëri me dije opinionit serb edhe Tadiqi, menjëherë pas mbledhjes së Këshillit të Sigurimit para ca ditësh, ku iu dashtë të përballet me presidentin Sejdiu.

Lëvizjet pozitive të cilat po u paraprinë presidenti Bush me një politikë të qartë dhe konstruktive gjatë takimeve me homologët e tij evropianë, po qartësojnë edhe më tepër pozicionin e Kosovës, sidomos pas dekretit të tij adresuar Kongresit për furnizimin me armatim dhe ushtrimin e trupave të forcës së sigurisë në Kosovë, deklarata të cilat u përcollën me të njëjtin ton edhe nga shefi i NATO-s. Ka shumë shpresë që Rusia dhe të gjitha vendet e angazhuara në këtë proces duhet të shtojnë interesimin për relaksimin e raporteve, sidomos BE-ja, SHBA dhe të tjerët do të përpiqen që të zgjidhin mosmarrëveshjet në mes tyre. Ajo që duhet konsideruar është se, megjithëse ekzistojnë mosmarrëveshje rreth instalimit të EULEX-it në Kosovë, nuk ka alternativa tjera. Kur dëgjohen argumentet se duhet të vazhdojnë diskutimet, edhe pas fuqizimit të Kushtetutës, e cila përmban rekomandimet e marrëveshjes Ahtisaari, atëherë shtyrjet dhe zvarritjet nuk janë të dobishme aspak, sepse krijojnë më shumë pasiguri dhe paqëndrueshmëri në rajon.

Ka ardhur koha që të merren vendime të favorshme në dobi të paqes. Plani Ahtisaari veç ka filluar të zbatohet, që do të thotë merr parasysh të drejtat e pakicave, gjë që duhet të jetë motivues dhe udhërrëfyes edhe për vendet tjera, ku nuk është zgjidhur me sukses statusi i shqiptarëve. Rusët nuk kanë asnjë dobi, nga kalimi prej kryesisë së Këshillit të Sigurimit në një forum tjetër, e as që mund të ndryshojnë ecurit..., gjë që nuk mund të ndryshojë thelbin e çështjeve, dhe do të ishte paradoksale që palët kryesore të angazhuara të mos pranojnë këtë realitet të ri të Kosovës sot, meqë kjo është në të mirë të paqes dhe stabilitetit ndërkombëtarë.

Mundësia për dhunë ka kaluar, nuk mund të thuhet se është eliminuar krejtësisht, por çfarëdo eskalimi i mundshëm mund të jetë i rrezikshëm dhe duhet të shikohet me seriozitet. Mund të ketë elemente që mund të nxisin atë, por në këtë kohë mund të ketë edhe keqkuptime dhe perceptime të gabuara. Këtë e ka parasysh komuniteti ndërkombëtar gjithsesi, dhe përpiqet të parandaloj përsëritjen e akteve të dhunës, për këtë qëllim iu vazhdua mandati UNMIK-ut edhe për një kohë, edhe pse prania e tyre do të duhej të ishte dekorative. Këto janë edhe arsyet e qëndrimit të mëtejmë të UNMIK-ut dhe shtyrjes së instalimit të EULEX-it në Kosovë, për tu bërë përpjekje shtesë për t'i bindur palët në Kosovë, që janë kundër Kushtetutës-Marrëveshjes Ahtisaari dhe se të drejtat e pakicave do të rrespektohen. Dhe këto përpjekje do të vazhdojnë edhe në t'ardhmen, edhe pas hyrjes në fuqi të Kushtetutës.

Skenari se serbët do ta braktisin Kosovën, ra si solucion. Ishin vetëm zëra të një retorike kërcënuese, gjë që ka befasuar edhe palën shqiptare, e cila është mashtruar në prognozime, për këtë ka bërë lëshime të dhimbshme, duke menduar se shpallja e pavarësisë dhe hyrja në fuqi e Kushtetutës zgjedh problemet, edhe pse tash për tash nuk ka ndonjë shqetësim në këtë drejtim. Plani serb për ndarjen funksionale të pushtetit nuk po ndalet, nuk ka ndonjë vendosmëri për t'u kundërshtuar nga Qeveria e Kosovës, kjo inkurajon edhe më tepër serbët dhe qeverinë serbe, ata materializuan demonstratat e dhunshme disaditëshe, por edhe okupimin e gjykatës, që pasoj me intervenimin e arsyeshëm të policisë së UNMIK-ut, duke krijuar mëdyshje të interpretimit (vet intervenimi), edhe në OKB. Për ndryshim nga qeveria e Kosovës e cila nuk ka çasje institucionale në veriun e Kosovës, ka vetëm fjalë, serbët vendor përkrahës të radikalëve serb po iu përmbahen me përpikëri udhëzimeve të qeverisë serbe duke instaluar pushtetin paralel lokal në bazë të rezultateve zgjedhore kompatibile me ato në Sebi. Edhe pse konstituimi i strukturave paralele është hedhur poshtë nga qeveria e Kosovës, duke i shpallur ato si jo legale, prapë se prapë serbët vendor po ndryshojnë realitetin në terren, duke krijuar një situatë të re që më vonë do të jetë shumë më e komplikuar, ndoshta e pakapërcyeshme. Kjo mund të detyron palët që të hyjnë në bisedime, duke bërë koncesione, për të tejkaluar gjendjen, meqë ai që ka sy po e kupton që Kushtetuta e Kosovës nuk është libër i shenjtë (Bibël dhe Kuran, siç shprehej kryetari i Kosovës), por është një dokument akoma i pavlefshëm në veri.

Udhëheqja e Kosovës po zbaton me seriozitet të gjitha aspektet e Marrëveshjes, edhe pse ato janë bukur të dhimbshme, sidomos decentralizimi dhe krijimi i bashkive të reja serbe, prandaj ndërkombëtarët duhet të shtojnë presionin mbi palën serbe, që të bëhet më e përgjegjshme. Nuk mund të mohohet skepticizmi, se nuk do të ketë ndryshime, edhe në Kushtetutë, nëse gjërat marrin teposhtëzen duke u plotësuar me ndonjë amendament shtesë(?), ngase realiteti në terren do të përcakton situatën në t'ardhmen.

Decentralizimi nuk duhet të keqinterpretohet nga serbët si tendencë për ndarje të Kosovës, meqë ashtu nuk zgjidhen nevojat e të gjithë qytetarëve në mbarë Kosovën, përkundrazi ashpërsohen raportet me tendencë të zgjerimit të mëtejmë, gjë që mund të rritë tensionet jashtë kontrollit.

Përpjekjet për ndarjen e Kosovës mund të jenë shumë shqetësuese, meqë do të nënkuptonin lëvizjet e popullatës dhe shumë dhunë në rajon. Kjo nuk është alternativë që e çon Kosovën dhe rajonin përpara, nga kjo nuk kanë asnjë dobi as për shtetet përreth që nuk e kanë pranuar ende Kosovën, si Maqedonia e Mali i Zi, por as Serbia dhe vet Rusia. Prandaj duhet që mençuria të triumfojë dhe të pranohet pa asnjë hezitim realiteti i ri, dhe të gjitha palët të bëjnë përpjekje të vullnetit të mirë, që të gjejnë një gjuhë të përbashkët(?). Kjo është në të mirë të paqes dhe stabilitetit në rajon, si dhe të përmbushjes së kritereve për anëtarësim më të përshpejtuar në BE dhe në NATO, në këtë të gjitha palët kanë pajtueshmëri, bile së paku ashtu po deklarohen.

Nga Agim Vuniqi/telegraf


Publikuar: 01.07.2008 01:40:41
Lexuar: 94 herė
Fjalėt kyēe: Besohet, realitetit, deklarimeve,
  


Lajmet e fundit
Ēakėrdisja me ambasadat e reja tė Kosovės Ēakėrdisja me ambasadat e reja tė Kosovės
Reli Dakar: Terry vdiq nga sulmi kardiak Reli Dakar: Terry vdiq nga sulmi kardiak
Verė ’90, kur Alia “puthej” me Gorbaēovin Verė ’90, kur Alia “puthej” me Gorbaēovin



Lajmet te ngajshme
Mashtrimet e Karaxhiqit Mashtrimet e Karaxhiqit
Lufta ndaj korrupsionit Lufta ndaj korrupsionit
Superfuēia e Ballkanit Superfuēia e Ballkanit
Momenti kundėr korrupsionit Momenti kundėr korrupsionit
Shqipja midis Ligjėrimit dhe Mendimit Shqipja midis Ligjėrimit dhe Mendimit
Kamorra, Napoli dhe plehrat Kamorra, Napoli dhe plehrat
Votat shqiptare pėr Greqinė? Votat shqiptare pėr Greqinė?
Dosjet, duhen hapur? Dosjet, duhen hapur?
Serbia ne prag zgjedhjesh Serbia ne prag zgjedhjesh
Cila ėshtė paga e dinjitetshme? Cila ėshtė paga e dinjitetshme?
Google Yahoo MSN