Adhuruesi i goditur nga Amy Winehouse nė Festivalin Glastonbury, ka thėnė se kėngėtarja e ka goditur personin e gabuar.
Këngëtarja në telashe e ka goditur 25-vjeçarin londinez, James Gostelow, pasi një fans nga turma e kishte goditur këngëtaren me kapelë gjatë performancës së saj në festival.
Ndërsa, James i cili ka folur për media, ka thënë se Amy e ka sulmuar atë pasi që një fans afër tij e kishte gjuajtur Amyn me një kapelë, ndërsa këngëtarja gabimisht kishte menduar se fajtori ka qeni viktima.
E pash një kapelë e cila fluturoi nga prapa meje dhe e goditi Amyn. Ajo shikoi poshtë, më pa mua duke e vështruar dhe më goditi me bërryl, ka shpjeguar James./telegrafi/