E enjte, 28.8.2008
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > Ekonomi > Shmangni dollarin sado tė jetė kosto
Shmangni dollarin sado tė jetė kosto
Shmangni dollarin sado tė jetė kosto
Jim Rogers, i cili nė prill tė vitit 2006 parashikoi saktė se nafta do tė arrinte nivelin 100 $ pėr barrel dhe ari 1000 $ pėr once, dha sot njė kėshillė tjetėr: “Shmangni dollarin sado tė jetė kosto dhe blini mallra”. Sipas tij ekonomia amerikane ėshtė nė rėnie dhe kėtė vit janė tė favorizuara mallrat.

Dollari ka rënë me 7.7% kundrejt euros dhe 5.9% ndaj yenit në vitin 2008, pasi banka Qendrore Amerikane (FED) uli normën bazë të interesit me qëllim shmangien e recesionit amerikan. Çmimet e naftës janë dyfishuar në 12 muajt e fundit, ndërkohë që ari është rritur me 44%.

“Shmangni dollarin” – tha Rogers, shefi i Rogers Holding, në një fjalim në Shanghai. Investimi më i mirë për vitin 2008 janë mallrat dhe burimet natyrore.

Çmimet e produkteve bujqësore janë rritur dhe pritet të rriten edhe më shumë.
Çmimet e naftës dhe metaleve janë rritur me shpejtësi pasi rënia e monedhës amerikane i bëri ato më të lira për blerësit jashtë SHBA-së. Dollari është stabilizuar në javët e fundit, por sërish vlera e tij ngelet më e ulëta që prej vitit 1999.

Komentet e Rogers, vijnë 2 ditë pasi ai u tha investitorëve në një konferencë të mos ‘hiqnin dorë’ nga investimet kineze, pasi sipas tij Kina është vendi me performancën më të mirë këtë vit. Rogers, i cili së pari filloi të blejë asetet kineze në vitin 1999, tha se nuk ka shitur asgjë nga ato deri tani.

Rogers ka parashikuar edhe rritje akoma më të mëdha në çmimin e naftës.

Ai tha se çmimi nuk është aq i lartë sa të kufizojë kërkesën e njerëzve për naftën. “Rritja e çmimit nuk ka për të ndaluar deri sa oferta dhe kërkesa të arrijnë në një balancë”. /Shekulli/



Publikuar: 01.07.2008 02:20:19
Lexuar: 32 herė
Fjalėt kyēe: Shmangni, dollarin, kosto,
  


Lajmet e fundit
Aston Martin dizajnon automjetin mė tė shtrenjtė nė botė Aston Martin dizajnon automjetin mė tė shtrenjtė nė botė
Pitt: Duam edhe dy fёmijё tё tjerё Pitt: Duam edhe dy fёmijё tё tjerё
Zana Krasniqi fytyrė e Sherri Hill Zana Krasniqi fytyrė e Sherri Hill



Lajmet te ngajshme
Dukat investon 6 milion euro nė Maqedoni Dukat investon 6 milion euro nė Maqedoni
Ulet eksporti i prodhimeve bujqėsore Ulet eksporti i prodhimeve bujqėsore
"Ingra”"depėrton edhe nė Lindjen e Mesme
Qeveria dorėzon 588 projekte te donatorėt Qeveria dorėzon 588 projekte te donatorėt
Ēmimi i naftės ra nė 126 dollarė Ēmimi i naftės ra nė 126 dollarė
Mund tė ulet ēmimi i ngrohjes qendrore Mund tė ulet ēmimi i ngrohjes qendrore
EVN - Ligji pėr energjetikė ėshtė diskriminues EVN - Ligji pėr energjetikė ėshtė diskriminues
Kosovė-Ushqimi shtrenjtohet pėr 13 pėrqind Kosovė-Ushqimi shtrenjtohet pėr 13 pėrqind
Skaneri i skandalit Skaneri i skandalit
Prodhimi i naftės nė vend arrin rekord Prodhimi i naftės nė vend arrin rekord
Google Yahoo MSN