E premte, 9.1.2009
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > Blushi shet 30.000 kopje tė romanit tė tij
Blushi shet 30.000 kopje tė romanit tė tij
Blushi shet 30.000 kopje tė romanit tė tij
Ben Blushi, autori i romanit tashmė tė njohur "Tė jetosh nė ishull", e ka promovuar librin e ri tė hėnėn nė BKUK.

Romani i Ben Blushit, “Të jetosh në ishull”, është duke e vazhduar suksesin e tij si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri. Deri me tani romani ka pasur një shitje të konsiderueshme në të gjitha trojet shqiptare, përderisa romani është shitur në një tirazh prej 30.000 kopjesh, ka thënë botuesi i këtij libri Fatmir Toçi.

Më këtë ecuri ai mund të konsiderohet si njëri ndër shkrimtarët “Best Seller”, në të gjithë shqiptarinë, përderisa romani konsiderohet edhe si një vepër provokuese, pasi që prek në historinë e shqiptareve dhe në teologji.

Pas promovimeve që ka bërë nëpër vende të ndryshme të Shqipërisë, deputeti i partisë socialiste, Ben Blushi, ka ardhur me romanin e tij edhe në Prishtinë, për ta prezantuar atë edhe në Kosovë, sidomos pas debateve që janë organizuar në këtë vend.

“Romani i Ben Blushit ‘Të jetosh në ishull’ ka thyer të gjitha rekordet e shitjes në Shqipëri në dy dekadat e fundit. Që nga botimi i parë (ditët e fundit të muajit mars 2008) ka njohur pesë ribotime, kjo do të thotë se të paktën 30.000 vetë e kanë lexuar romanin e Blushit, gjë që përbën një tjetër rekord për botën shqiptare të librit”, ka thënë botuesi i shtëpisë botuese “Toena”, Fatmir Toçi.

“Në radhë të parë të suksesit të madh që ka arritur ky libër, që nga koha e romaneve të Kadaresë të viteve ‘70, ‘80 asnjë libër nuk ka arritur këtë sukses dhe këtë interes kaq të madh të lexuesi”, ka thënë recensenti i librit Pirro Misha.

Kurse autori i librit, Ben Blushi, theksoi se ky komunikim bëhet për një libër që atij i ka dhënë shumë kënaqësi duke e shkruar, e gjithashtu po i jep po aq shumë kënaqësi duke ndarë kënaqësinë me të tjerët.

“Kjo sepse letërsia është komunikim i llojit të veçantë, i cili për fat të keq e ka humbur shijen në këto 30 vite në raport me lexuesin shqiptar”, tha ai. Blushi gjithashtu risolli vlerësimet e të tjerëve që kanë shkruar për këtë libër, shumica e të cilëve kanë pasur kritika negative.

“Unë nuk mbaj në mend çfarë fjalë të mira kanë thënë për këtë libër, por mbaj mend çfarë fjalë të këqija kanë thënë: nga më të pakuptueshmet deri te të kuptueshmet: racist, libër që ngjall urrejtje, libër që ngjall përçarje, libër mediokër, një autor injorant, një njeri i cili nuk e njeh historinë dhe e ka sajuar etj. Këto kritika i kam pritur në qetësi, ndërsa një autor tjetër do ta kishin traumatizuar këto gjëra”, tha Blushi.

Libri, “Të jetosh në ishull”, ka ngjallur një reagim të komunitetit mysliman dhe ai krishterë në Shqipëri dhe Kosovë, pasi që ata konsiderojnë se ai nxit urrejtje fetare dhe manipulon me faktet historike të Shqipërisë, sidomos të figurës se heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu.



Publikuar: 01.07.2008 03:07:20
Lexuar: 79 herė
Fjalėt kyēe: Blush, romani, shet,
  


Lajmet e fundit
Ēakėrdisja me ambasadat e reja tė Kosovės Ēakėrdisja me ambasadat e reja tė Kosovės
Reli Dakar: Terry vdiq nga sulmi kardiak Reli Dakar: Terry vdiq nga sulmi kardiak
Verė ’90, kur Alia “puthej” me Gorbaēovin Verė ’90, kur Alia “puthej” me Gorbaēovin



Lajmet te ngajshme
"Portokalli", mbyll sezonin
"Loja" eksportohet nga Berlini nė Kosovė
Shkolla e restaurimit pėr tė gjithė rajonin Shkolla e restaurimit pėr tė gjithė rajonin
Nė Augsburg ėshtė hapur ekspozita e piktorit kosovar Gani Gashi Nė Augsburg ėshtė hapur ekspozita e piktorit kosovar Gani Gashi
Violinisti: Pėr Ausburgun, moramalin nė kėmbė Violinisti: Pėr Ausburgun, moramalin nė kėmbė
"Sonatat e djallit" nė kėshtjellėn shumėshekullore
Tjetėr ēmim pėr Kadarenė nė Itali Tjetėr ēmim pėr Kadarenė nė Itali
Shyqyr pėr bujarinė diplomatike Shyqyr pėr bujarinė diplomatike
Galerisė sė Arteve i dhurohet vepra e Lin Delisė Galerisė sė Arteve i dhurohet vepra e Lin Delisė
Skėnderbeu, arti i tij i luftės sipas gjeneral Lufit Skėnderbeu, arti i tij i luftės sipas gjeneral Lufit
Google Yahoo MSN