E premte, 9.1.2009
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > “Trafiku” kroat i fėmijėve
“Trafiku” kroat i fėmijėve
“Trafiku” kroat i fėmijėve
Shqipėria prezantohet nė Festivalin Botėror tė Arteve Performuese nė Sibenik me tė parin muzikal tė Planetit “Kripėmjaltėza” Shqipėria prezantohet nė Festivalin Botėror tė Arteve Performuese nė Sibenik tė Kroacisė qė po zhvillohet nė kėtė qytet turistik bregdetar nga 23 qershori deri mė 3 korrik.

Jo vetëm prezantohet po pritet shumë mirë. Fëmijët e “Kripëmjaltëzave” kanë bërë përfaqësimin e parë për vendin tonë në një ngjarje të këtij lloji me muzikalin “Trafik në terracën 47” i shkruar nga Leonard Bombaj, artisti që i drejton këta fëmijë prej pesë vitesh. Është historia e rënies nga qielli të një legjende muzikore e cila ndahet më dysh dhe në majën e terrace gjen adoleshentë që bëjnë art; gjen një grup vajzash që kanë lindur me muzikë të vjedhur në gojë; gjen një grup djemsh hip-pop-istësh që vetëhiqen heronj në koflikt me veten dhe botën... dhe terraca që shndërrohet në një projeksion të eruosongut.

Numri 47 siç do të na sqaronte më pas Bombaj nuk është gjë tjetër veçse një eko për Broduejin, një homazh për rrugën ku lindën starët.

Kjo ishte shfaqja e 30 fëmijëve dhe adoleshentëve shqiptarë të moshës 8-15 vjeç që e kanë bërë me krah drejtorin e tyre artistik, leonard Bombaj, kur ka parë ta ngrejnë në këmbë publikun e prindërve të rinjve në Summer Stage-in me 1000 vende.

“Është shfaqja më e mirë e këtyre pesë viteve të fundit. Jeni automatikisht të ftuar si best group për 50 -vjetorin e festivalit”, shkruan shkrimtari kroat Ivo Bresan për “Kripëmjaltëzat” që vijnë nga Shqipëria dhe më tej vazhdon: “Audienca prindër fëmijë ishin të magjepsur. Gjuha juaj ishte muzika, trupi, lëvizja, ritmi. Kishit kaq shumë energji sa zëvendësonit një pije stimulante”. Pa dyshim që meritë të madhe ka në këtë sukses Verjana Anbazaj, që të gjithë e njohin me emrin thjesht Ana, regjisorja prej dy vjetësh e fëmijëve të qendrës artistike “Sirea” e cila ka ndarë këtë përvojë suksesi me Elona Hysenin. Është meritë edhe e muzikës së Klodian Qafokut, e kostumeve të Elva Bellës dhe e dekorit të Erald Bakallit. Të gjtihë të rinj që me punën e tyre e kanë entusiazmuar Bombajn aq sa të premtojë se bashkëpunimin e ardhshëm të këtyre fëmijëve do ta realizojë me studentë të Akademisë së Arteve.

Kjo ishte pjesa shqiptare e spektaklit që megjithëse i gjithi në gjuhën shqipe përmban subjekte që janë bashkëkohëse për moshatarët e “Kripëmjaltëzave” në botë, si Kung Fu apo Sirano de Berzherak ose siç do thoshte, Bombaj “ishte një stacion televiziv i kulturës botërore”.

Në guidën e festivalit ju jepen komentet dhe opinionet e kritikës dhe të lexuesve, pas 27 qershorit, mbrëmje kur grupi shqiptar dha shfaqjen, dekani i Akademisë së Arteve të Sibenikut, Dubravko Jelacic Buzimski thotë: “Çfarë toke është vendi juaj, në çfarë bari lozni, çfarë ushqimi hani që jeni kaq të talentuar. Duke parë fytyrat tuaja të lumtura shoh një guidë turistike të Shqipërisë. Kam 30 vjet në festivale dhe nuk kam parë kaq shumë energji.”

Për Leonard Bombajn festivali ku mernin pjesë vende me përvojë në kultivimin e mediumeve bashkëkohore të artit skenik për fëmijë dhe të rinj, ishte një festë që “u krijonte mundësi grupeve botërore të shkëmbenin eksperiencë dhe veç kësaj ishte një mundësi shumë e madhe turistike për vendasit”. Ky festival mbështetet nga Ministria e Kulturës dhe bashkia e qytetit, krerëve të të cilëve Bombaj në mënyrë ceremoniale u ka dorëzuar nga një dhuratë në emër të Ministrit shqiptar të Turizmit kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Ylli Pango. MTKRS ka mbështetur me 500 mijë lekë të vjetra prezantimin e Planetit Kripëmjaltëzat në Kroaci. “Ajombështetje e Ministrisë shkoi e gjitha marketing për Shqipërinë: u realizuan me dhjetëra shaje, byzylykë ku shkruhej “Albania”, 1000 broshura për shoë-n tonë, postera dhe flamuj shqiptarë me të cilat veshëm autobuzin.” Bombaj u ka kujtuar të pranishmëve në konferencën e shtypit edhe misionin social që këta fëmijë ndërmarrin herë pas here në Shqipëri, duke qenë prezentë në spitale apo në shtretërit e fëmijëve. “Prandaj qeveria shqiptare është më e lumtur me ne se ne me ta”.

Pjesëmarrja në Festivalin Botëror të Arteve Performuese në Sibenik shënoi shfaqjen e 15 për muzikalin e “Kripëmjaltëzave”, ndërsa turneuvazhdon në Vlorë, Durrës, Elbasan, Pogradec etj.



Publikuar: 01.07.2008 04:04:18
Lexuar: 93 herė
Fjalėt kyēe: Trafiku, kroat, fėmijėve,
  


Lajmet e fundit
Ēakėrdisja me ambasadat e reja tė Kosovės Ēakėrdisja me ambasadat e reja tė Kosovės
Reli Dakar: Terry vdiq nga sulmi kardiak Reli Dakar: Terry vdiq nga sulmi kardiak
Verė ’90, kur Alia “puthej” me Gorbaēovin Verė ’90, kur Alia “puthej” me Gorbaēovin



Lajmet te ngajshme
Te Vera Zheji Te Vera Zheji
Besa nė 80 vjet Besa nė 80 vjet
Filmat nė arenė pėr Gladiatorin e Artė Filmat nė arenė pėr Gladiatorin e Artė
"Kohe e humbur", ekspozita qe risjell pas dy vitesh skulptorin Arben Bajo
Ohėr: U mbajt Festivali historik Ohėr: U mbajt Festivali historik
Kosova me festival ndėrkombėtarė filmi Kosova me festival ndėrkombėtarė filmi
Fjalori i tranzicionit, sa i ri ėshtė Fjalori i tranzicionit, sa i ri ėshtė
Nė panairin e sivjetmė tė librit u promovua vepra publicistike “Rugova, vizioni nacional” Nė panairin e sivjetmė tė librit u promovua vepra publicistike “Rugova, vizioni nacional”
Fėmijėt nė Ditėn e Evropės Fėmijėt nė Ditėn e Evropės
Zbulohet njė armė e rrallė e familjes Ēefa Zbulohet njė armė e rrallė e familjes Ēefa
Google Yahoo MSN