AMD ka paraqitur dy procesorė nga seria Phenom: X4 9950 BE i X4 9350e. Bėhet fjalė pėr procesorėt katėrbėrthamėsh prej tė cilėve ky i pari ėshtė mė i shpejti qė AMD aktualisht mund tė ofrojė.
Sipas recensionit të parë nga faqja Hot Hardware, bëhet fjalë për procesorët të cilët, për fat të keq, nuk ofrojnë diçka veçanërisht të re.
Phenom X4 9950 BE aktualisht është procesori më i shpejtë nga oferta e AMD-së. Punon në 2.6 GHz, dhe është rreth 4% më i shpejtë se procesorit të dytë më të shpejtë të AMD-së, X4 9850, mirëpo njëkohësisht edhe shumë më i ngadalshëm se procesori më i shpejtë i Intelit, Core 2 Extreme QX9650. Nuk është i shtrenjtë: gjithsej 245 dollarë, mirëpo shpenzon më shumë rrymë sesa procesori i Intelit, Intel Q6600 i cili përafërsisht i njëjtë sipas performansave që ofrojnë.
X4 9350e punon në 2 GHz dhe arrinë rezultate më të dobëta, por për shkak të çmimit të tij prej 195 dollarësh do të jetë tërheqës për shfrytëzuesit që kërkojnë më pak të cilët megjithatë dëshirojnë të kanë procesor me katër bërthama./telegrafi/