Me paraqitjen e djeshme tė konceptit Golf Twin Drive Volkswagen ka paralajmėruar pjesėmarrjen e vet nė garėn pėr zhvillimin e automjeteve plug-in.
Golf Twin Drive shfrytëzon dy motorë atë elektrik prej 82 KF dhe turbo-dizelin me naftë dhe fuqi prej 122 KF.
Elektromotori mbushet nga bateria litium-jon e kapacitetit të lartë, është i aftë që në mënyrë autonome të shpejtësojë automjetin deri në 120 km/h, e me bateri të plotë ofron mundësi të vozitjes pa ndërprerje prej 50 kilometrash. Kur harxhohet energjia elektrike atëherë aktivizohet motori me naftë i cili përveç se fut në lëvizje automjetin ai po ashtu mbush baterinë.
Bateria gjithashtu mbushet nëpërmes secilës prizë standarde të shtëpisë, derisa Volkswagen e ka pajisur Golfin konceptual me teknologjitë start-stop dhe frenimin rigjenerativ në mënyrë që kursimi të jetë sa më i madh i mundur.

wolfsvagen
20 modele prototipe të Golf Twin Drive veçmë kanë nisur të përpunohen në dhjetëra mijëra kilometra për të përcaktuar mangësitë dhe problematikat e mundshme të motorit të ri. Në Volkswagen shpresojnë se plug-in hibridi i tyre i parë do të paraqitet në treg deri në vitin 2010./telegrafi/