Pas njė viti tė trazuar plot konflikte dhe me pak rendiment, njė koncert pėr Lidhjen e Prizrenit nė kuadrin e muajit kulturor Shqipėri-Kosovė mbylli sezonin artistik nė Teatrin Kombėtar tė Operės dhe Baletit.
Për ty atdhe, një koncert me notatë forta patriotike, për një teatër që këtë vit, pak ka menduar për publikun e vet. Ndërsa brenda godinës stil rus, në qendër të Tiranës zienin kundërshtitë dhe përpjekjet për të kuptuar kompetencat e njërës apo tjetrës strukturë brenda institucionit, publikut i ofrohej një menu e varfër, pa ndonjë interes. Nga kalendari i bollshëm që bordi artistik i TKOB-it paraqiti në fillim të vitit (fshehur drejtorit të përgjithshëm), u ngjitën në skenë tri rivënie Madamme Butterfly, Trovatore dhe së fundi Berberi i Seviljes, vepra këto që kanë pasur nga 4-5 shfaqje. Që do të thotë që në TKOB-i ka ofruar 15 ditë shfaqje të programuara në kalendar. Shtuar këtij bilanci edhe ca ditë shfaqje nga muzikali Moulin rouge, bashkëprodhim me kompaninë private International Music Theatre. Por edhe ca koncerte sporadike. Që do të thotë në gjashtë muaj në TKOB, ka patur një muaj jetë artistike të dukshme. Përveçse në ndonjë pjesë shoqëruese, balerinët nuk e prekën skenën me ndonjë pjesë të tyren. I kemi parë të marrin pjesë nëpër ekrane televizive apo prodhime private, vetëm në skenën e teatrit, jo. Që do të thotë që gjatë kësaj periudhe janë paguar për asgjë. Po të shohësh kalendarin e fillimvitit i bie që gjatë muajve që kanë mbetur, pra nga shtatori në dhjetor, të ketë përditë nga një vepër të madhe (Aida, Toska, Traviata, Rrëmbimi nga Sarajet, Kopelia, Carmina Burana
). Janë aq shumë veprat e premtuara saqë nuk ka as kohë fizike për ti realizuar, për të mos folur për mundësitë financiare, prej nga varen të gjithë elementët e një vepre, që nga artistët pjesëmarrës, tek skeonografitë, kostumet, etj.
Duke parë ritmet e gjysmëvitit, astë mos i shkojë kujt ndërmend se mund të shohë kaq shumë vepra në skenën e TKOB-it. Ka nga ata (drejtues institucioni) që mendojnë se në të vërtetë ky është ritmi që i duhet teatrit, por duket se nuk është vënë ndonjëherë në rolin e publikut që shkon në sportel të interesohet për shfaqjen e radhës. Po të bëjmë një krahasim të thjeshtë me të njëjtën periudhë të një viti më parë, shohim se sezoni që sapo lamë pas, u mbyll me më pak se gjysmën e veprave të 2007-ës. Kujtojmë se në të njëjtën periudhë u vunë operat Madame Butterfly, Traviata, Karmen dhe Aida si dhe baletet Migjeniana, Lumi i vdekur dhe Albana me sy mavi, pjesa më e madhe e të cilave premiera dhe bashkëpunime me artistë të huaj, mes të cilëve dhe Massimo Ranieri.
Rënia është e dukshme. Kur nga fundviti i kaluar u fol për vendosjen e një bordi artistik, të cilit do ti ndihej zëri në TKOB, sigurisht që reagimet ishin pozitive. Kjo u pa si shenjë decentralizimi pushtetesh. Por nuk mendohej se nga ky bord do të vinte bllokimi i aktivitetit artistik. Aq i dukshëm ishte ky fakt, saqë vetë ministri i Kulturës, që e zgjodhi këtë bord, e pezulloi, në mënyrë që të riniste puna me artistët, të cilët përpos njëmijë problemeve që ka ky institucion, u ndjenë edhe ca më tepër të shkurajuar. Kjo situatë do të vijonte deri në zbardhjen e reformës, e cila nuk u prit pa kundërshti nga ana e komunitetit artistik. Ajo çka dihet është se TKOB-i tani nuk ka një bord artistik dhe ende nuk është rënë dakord mbi reformën. Teatri i Operës drejtohet në një formë të paorientuar mirë. Kur drejtori i përgjithshëm, Zhani Ciko, bashkëpunonte me teatrot e huaja nga ku merrte skenografi apo kostumografi të gatshme, kishte ankesa se nuk prodhohej asgjë në Opera. Për veprën e fundit, operën komike Berberi i Seviljes këta elementë u prodhuan këtu dhe kostoja arriti rreth 70 milionë lekë (të vjetra), që do të thotë gati sa gjysma e buxhetit të TKOB ka për gjithë vitin. Ky sezon iku rrokopujë. Të gjithë shpresojnë që sezoni i ardhshëm të nisë më mbarë, me një bord të ri, por mbi të gjitha me ide të reja. Pa konflikte dhe përplasje për karrige.