Si pa gjė tė keqe shkrihen institutet shkencore-kėrkimore, Akademia e Shkencave kalon nėn varėsinė e k/ministrit mbas njė vendimi te parlamentit
Ka 18 vjet që ekonomia shqiptare kalon situata të rënda kolapsi dhe askush nuk shqetësohet për një gjë të tillë. Edhe pse vendi ynë kaloi në një sistem te ri, qeveria dhe k/ministri duhet të merreshin në radhë të parë me ngritjen dhe riaftësimin e shumë nd/jeve, fabrikave, uzinave qe u shkatërruan në fillim të periudhës së tranzicionit. Por asgjë nuk u bë, prodhimi industrial mbeti, të ardhurat gjithashtu, asnjë program për një perspektive te tillë nuk u bë nga shteti. Është turp për qeverinë dhe k/ministrin qe edhe deri sot nuk arritën të rehabilitojnë asnjë qendër prodhimi, kur në Bosnje, pas një lufte te gjate dhe shkatërrimtare u arrit te rivihet ne aktivitet e gjithë industria mekanike dhe ajo e metaleve, duke bërë që vetëm në prodhimin e çelikut, në sajë të eksportit te tij në shumë vende të BE dhe gjetke, të ardhurat te jenë në disa mln euro. A mund të jetë i pranueshëm një indiferentizëm i tillë i drejtuesve të shtetit shqiptar? Kurrë, jo.
Sot në përgjithësi sundon importi kudo, ushqimet, perimet, frutat, agrumet si dhe prodhime te industrisë së lehtë vijnë nga jashtë. Shqipëria ne këtë gjendje të mjerueshme është kthyer ne vitet e fillimit te shek. 20, kur në disa vende në mënyrë imediate filloi më përpara zhvillimi i industrisë së lehtë dhe asaj ushqimore për plotësimin e nevojave të popullsisë.
Prodhimi industrial është treguesi Nr.1 në çdo etape te zhvillimit historik, pavarësisht nga sistemi politik-ekonomik dhe aq më tepër kur tek ne për 18 vjet nuk u bë asgjë. Nuk kujtohet për këto probleme te mëdha asnjë ministër, drejtor, parlamentar, këshilltar dhe as vete k/ministri. Sigurisht që mendja i punon ne gllabërimin e institucioneve të pavarura dhe jo ne rimëkëmbjen e industrisë, bujqësisë, mjekësisë dhe të ekonomisë në përgjithësi.
Objekti i prodhimit tek ne, edhe pse ndodhemi ne vitin 2008, duhet të përfshijë artikujt ushqimore dhe ato të industrisë së lehtë, më imediate për popullin dhe jo te lejohet importimi i tyre nga jashtë me çmime disa herë me te larta se ne shumë vende tjera.
Një politike e mbrapshtë, pa fryte, regresive është duke ndikuar për të keq ne makroekonominë shqiptare, duke shtuar jo vetëm papunësinë çdo ditë, por edhe treguesin e inflacionit. Po ashtu, edhe në aspektin tjetër, atë të mikroekonomisë, në marketing, në organizimin e punës, në financat dhe në finale në një bilanc ekonomik-financiar jemi të dështuar.
Prodhim-Akumulim-Zhvillim, kjo moto për një ekonomi te përparuar as që njihet nga kjo qeveri e sotme.
Ku është qëndrimi kritik i shoqërisë e i popullit tonë ndaj këtyre anomalive të rënda, te këtyre veprimeve burokratike antidemokratike, arbitrare pa tru, që në thelb po çojnë çdo proces mbrapa. Nuk i vlejnë zhvillimeve demokratike indiferenca të tilla, duke mos mbajte qëndrim ndaj efekteve negative të një drejtimi të paaftë e të dështuar.
Në çdo vend të Europës shkenca i paraprin prodhimit, ekonomisë, artit, kulturës, kurse tek ne i paraprin injoranca, paaftësia.
Si pa gjë të keqe shkrihen institutet shkencore-kërkimore, Akademia e Shkencave kalon nën varësinë e k/ministrit mbas një vendimi te parlamentit. Ishte gjëja më e shëmtuar që iu bë shkencës dhe shkencëtarëve shqiptarë, gjëja më e pa respektueshme qe bëri Berisha për ti hequr pavarësinë atij institucioni te nderuar shkencor. Në qoftë se nuk paska fonde qeveria berishiste për të mbajtur në aktivitet ato institute shkencore, k/ministri le të sublimonte të gjithë vendet e këshilltarëve të tij qe ka përreth, sepse nuk i duhen fare, kjo sepse asgjë nuk po luan nga vendi deri sot, nga ana tjetër k/ministri i bën vetë të gjitha punët, për të bërë asgjë.
Ka shume parazitë që punojnë në dikasteret, në institucionet shtetërore, një administratë e fryrë me rroga të majme si kurrë ndonjëherë. Ska sesi ti kryejë detyrat një administratë e tillë në krahasim me një organikë të shkurtuar, kjo është reale dhe le të mos i pëlqej ndokujt. Pse nuk i kthen sytë k/ministri i vendit nga Perëndimi ose edhe nga Lindja?
Vende me popullsi disa herë më të mëdha se vendi ynë, me një buxhet shumë herë më të madh se buxheti ynë i vocërr drejtohen me shume efikasitet nga administrata shumë racionale, drejtojnë në mënyrë të efektshme jo vetëm prodhimin, ekonominë e financat, por edhe shume probleme tjera, qe nga mbrojtja e natyrës dhe mjedisit e deri te zgjidhja me sukses e mirëqenies së popullit.
Pale Akademitë e Shkencave me dhjetëra institute shkencore, ne ato vende punojnë të pavarur nga shteti, nga ndikimi politik, ideologjik dhe tregtar, studiojnë dhe mbështesin çdo veprimtari me sukses. Ato kane programet e tyre te zhvillimit perspektiv dhe çdo vit analizojnë arritjet e tyre në të gjitha fushat e veprimtarisë. Është me të vërtetë për të ardhur keq që Akademia e Shkencave e Shqipërisë me gjithë institutet e saj shkencore u katandisen në një gjendje te mjerueshme dhe për të cilat as që mund të bëhet fjalë për ndonjë arritje apo analize të ndonjë bilanci të punës së tyre.
Është gjë e pa mundur të drejtosh një ekonomi apo ta rimëkëmbsh atë pa pasur një institut të studimeve ekonomike. Mungesa e një drejtimi shkencor çon jo vetëm në një rënie te bilancit të të ardhurave, por edhe ne humbjet e mln. euro për të shlyer vetëm interesat mbi borxhin e jashtëm. Një institut ekonomik ne kuadrin e Akademisë së Shkencave i pavarur, do te ndihmonte nd/jet, bizneset në drejtim të menaxhimit për planifikim, organizim, kontroll, koordinim si dhe vendosjen e përsosjen e një sistemi te informacionit. Kjo do të bënte te mundur mbajtjen e konkurrencës në një sistem dinamik te tregut, i cili ndryshon shumë nga forma dhe kërkesat e blerëseve.
Me modernizimin e biznesit, kompanisë, nd/jes, te sistemit të informacionit, të teknologjisë, arrihet edhe rritje e prodhimit, e cilësisë se tij, llojshmërisë, eksportit dhe në fund të fundit, e te ardhurave. Prandaj del e domosdoshme që institutet shkencore te veprojnë të pavarur dhe jo nën çadrën e qeverisë.
Po ashtu, edhe në mjekësinë e k/ministrit situata është jashtë kontrollit, ndërsa pacienti nuk do tia dije ka apo ska ilaçe, ai do vetëm të shërohet. Unë mendoj që së pari në mjekësi duhet luftuar korrupsioni brenda klinikave dhe spitaleve e te organizohet me përgjegjësi ky sektor, për ta sjellë në pikën e stabilitetit. Sot shëndetësia ka nevoje për një teknike te sofistikuar, për shumë mjekë të aftë e të specializuar. Veçanërisht një vëmendje duhet ti kushtohet zhvillimit të radiologjisë dhe onkologjisë, ku jemi ende mbrapa, ndërsa
Ministria e Shëndetësisë nuk u qëndron në ballë këtyre nevojave për ta mbështete mirë e me kompetencë këtë sektor. Por do te ishte ideale qe mjekësia jonë të organizohej sipas sistemit amerikan, i cili sot për sot është më i përparuari në botë, është më i disiplinuari dhe me një autoritet të veçantë. Pra, edhe në këtë vend mjekësinë si çdo degë tjetër e udhëheq shkenca e përparuar amerikane, studimet shkencore. Në çdo vend të qyteteve te shtetit Michigan sheh vetëm thirrje te vendosura në vendet më të dukshme; Sa më shumë mjekë për kancerin, pale organizimi i farmacive mbi bazën e një legjislacioni shume të rreptë.
Maxhoranca bëri gabim te madh që miratoi vendimin për Akademinë e Shkencave, që e kaloi këtë institucion shkencor nëne varësinë e qeverisë, duke treguar se nuk kishte as dëshirë as aftësi për ta ndihmuar shkencën shqiptare duke preferuar shkatërrimin e saj para unit të një k/ministri. Megjithëkëtë, mendoj se një bashkëpunim i institucionit kryesor shkencor me organizmat shkencore ndërkombëtare do jete i pamundur, sepse si ALLEA ashtu edhe ICSU do te informohen hollësisht për situatën e krijuar. Sa për dijeni, ALLEA lufton për mbrojtjen e pavarësisë së të gjitha akademive prej interesave politike, ideologjike dhe komerciale.
Çfarë mund të raportojë Akademia e Shkencave në fund te vitit në drejtim te zhvillimit te ekonomisë, të teknologjisë, të zgjidhjes së problemeve sociale e kulturore te Shqipërisë? - Me siguri edhe për këtë si për çdo fushë apo veprimtari do te dalë k/ministri në emër të akademisë për te na treguar bilancin e punës si dhe sukseset madhështore të arritura në asgjë.
E njëjta politikë po nxjerr kokë edhe në Ministrinë e Kulturës të z. Pango. Ky drejtues po merret me p/ligje te reja për të shkatërruar strukturat artistike ne Teatrin Kombëtar dhe në TOB. Ai po kërkon të vendosë ne varësi të plotë drejtimin e këtyre institucioneve kulturore, nen ndikimin berishist, po e njëjta gjë si në Akademinë e Shkencave. Zotni ministër kërkoi edhe të bëjë shkurtime të kuadrit artistik. Me siguri me vrullin që ka, mund të arrijë që të shkurtojë ndoshta edhe ndonjë akt opere si të tepërt në ato opera që janë me 4 ose 5 akte si tek Fausti, Karmen, Martesa e Figaros, Rigoletto, Trovatore ose ndonjë rol sopranoje a baritoni.
Edhe në atë të arsimit e të shkencës po duket e njëjta politike. Ministri Pollo është në kërkim të disa rregullave të rëndomta, kontrapedale për të penguar pavarësinë në arsimin e lartë. Doktorantët, punimet e veta, disertacionet, duhet, thotë ai, ti botojnë në revista të huaja dhe njëkohësisht të vlerësohen nga akademiket në Perëndim. Çështë kjo metodë e re? Në qoftë se një punim pranohet për botim, ai kontrollohet nga një grup specialistesh me titull shkencor si dhe nga konsulenti teknik-shkencor i revistës, dhe pastaj klasifikohet për tu botuar. Kur ai botohet, kuptohet qe ka marrë vlerën e plotë si një material i vlefshëm shkencor dhe me vlera zbatuese. Duhet ta dijë çdokush, se botimi i punimeve apo artikujve të ndryshëm nuk kalon aq lehtë, sidomos ne Angli, Rusi, Gjermani.
Përveç kësaj, ka rëndësi që universitetet te lihen të punojnë në mënyrë të pavarur. Ata e dinë mirë punën e tyre, se çfarë duhet bërë për ngritjen e nivelit shkencor të mësimdhënies e të punës kërkimore-shkencore, të përgatitjes te disertacioneve, të krijimit e të drejtimit të qendrave shkencore si dhe ne ndjekjen e bashkëpunimit me institutet shkencore dhe akademinë e shkencave. Prandaj ministria te mos merret me nxjerrje rregullash e ligjesh për ti ngatërruar katedrat dhe fakultetet, duke i ndërhyrë edhe ne kompetencat e tyre. Universitetet nuk kane nevojë për
pallavra, se punën e tyre e dinë më mirë se kushdo tjetër në atë ministri, por kjo ministri ti ndihmoje me fonde për ti pajisur laboratoret e tyre me mjete, reagentë e pajisje moderne. Ministria e Arsimit dhe e Shkencës le të shikojë zbatimin e detyrave në luftën kundër korrupsionit në arsimin e lartë, në kuadrin e detyrave te misionit aktiv studentor të universiteteve të Europës Juglindore. Një korrupsion i pa luftuar bëhet pengesë për një reformë në sistemin e arsimit të lartë, për arritjen e standardeve europiane si dhe zbatimin e Deklaratës së Bolonjës dhe principeve të saj.
Të gjitha këto anomali të rënda vijnë nga mungesa e pavarësisë e institucioneve shkencore e kulturore, nga ndërhyrjet në punët e tyre si dhe ndërhyrje në kompetencat e tyre, por mbi të gjitha, paaftësia e organeve shtetërore. Si është e mundur, ku është parë që bordi artistik dhe drejtori artistik te zgjidhen nga ministri i Kulturës apo drejtori i përgjithshëm nga k/ministri. Arti i muzikës dhe teatri nuk durojnë ndërhyrje kompetencash dhe mbrapshtina të kuadrove të paaftë që nuk njohin fare as koncertet, as operën, as teatrin. Lërini artistet të merren me punën e tyre të nderuar e të respektuar, shkencën këtu e bëjnë këta, dhe jo ministrat e këshilltarët e tyre.
Universitetet dhe institucionet artistike kulturore, te artit, të punojnë të pavarur sipas stilit modern, krijues, novator e shkencor. E shikoj shumë të rëndësishme dhe autoritare ndërhyrjen që duhet të bëjë Presidenti z. Topi në zgjidhjen e situatave të rënda të krijuara në institucionet shkencore e ato të artit, kulturës si rezultat i ndërhyrjeve të njerëzve te paaftë, në vijim të zbatimit të një politike shumë të dëmshme e regresive, efektet e së cilës duken prej vitesh në ekonomi, industri prodhim, mjekësi, bujqësi, mbrojtjen e natyrës e te mjedisit dhe më në fund po pasqyrohen edhe në jetën e popullit, mirëqenien e tij, sigurimin e kushteve shumë më të mira, sepse populli shqiptar meriton të jetojë më mirë se çdo popull tjetër në Ballkan, sepse nuk i mungon asgjë përveç një qeverie të aftë, për të respektuar çdo gjë konstitucionale, çdo princip të veprimtarisë njerëzore dhe që i vë gjoksin punës dhe jo llafeve e pallavrave. Dua vetëm të kujtoj qe Kryetari apo Presidenti i Akademisë së Shkencave duhet te zgjidhet vetëm në mbledhjen e përgjithshme të akademisë, ndërsa emërimi i tij bëhet vetëm me dekretim të veçantë të Presidentit të Republikës, z. Topi dhe kurrë nga qeveria apo k/ministri. Prandaj sa nuk është vonë, Presidenca duhet ta riparojë një defekt të tillë dhe të vendosë në rrugë të mbarë shkencën shqiptare, e cila ka për detyrë ti paraprijë ekonomisë, kulturës dhe të gjitha fushave të veprimtarisë në vend.
Nga Dr. Sul Gragjevi/ballkanweb