Fėmijėt nga nėnat tė cilat vuajnė nga depresioni gjatė shtatzėnisė janė mė tepėr tė rrezikuar pėr tė pasur pengesa gjatė zhvillimit.
Shkencëtarët kanë studiuar rreth 11.000 femra të cilat kanë lindur në periudhën kohore ndërmjet viteve 1991 dhe 1992, dhe kanë zbuluar se depresioni i nënave gjatë shtatzënisë (depresioni antenatal), rrit rrezikun për defektet e lindura dhe për probleme të sjelljes te më shumë se një e treta e këtyre fëmijëve.
Rreziku është shumë më i madh, madje deri në 50%, nëse depresioni i nënës vazhdon edhe pas lindjes./telegrafi/