Raketat kundėr breshrit, nuk kanė qenė efikase nė mbrojtjen e tė mbjellave bujqėsore.
Sipas drejtorit të Drejtorisë hidrometeorologjike, Gjorgji Kotev, në botë madje 31 vende nuk përdorin këtë metodë për mbrojtje, kurse vendet që edhe më tej i përdorin i takojnë regjimit postkomunist. Kjo vjen pas rekomandimit të ministrit të Bujqësisë, Aco Spasenoski, para një javë, i cili u bëri thirrje bujqve t'i sigurojnë të mbjellat e tyre, sepse gjithkund në botë braktiset mbrojtja kundër breshrit.
"Nuk arrihet efekt, kjo është përgjigjja, a janë shkrepur ose jo, breshri edhe 30 vitet e fundit ka shkaktuar rrënimin dhe nuk është arritur asgjë. Një përqindje e caktuar e dëmit është nga breshri, ndërsa një pjesë tjetër është nga era, shiu dhe uji përkatësisht nga moti i ligë, tha Gjorgji Kotev.
Ekzistojnë dy mënyra për mbrojtje nga moti e ligë dhe breshri. E para është sigurimi i të mbjellave bujqësore, kurse tjetra është vënia e rrjeteve të cilat në Perëndim përdoren tashmë një kohë të gjatë dhe janë masë efikase për mbrojtje. Shteti këtë vit për herë të parë aplikoi përkrahjen e sigurimit të sipërfaqeve bujqësore. Me paratë e parapara do të mbulohen 30 % të harxhimeve për polisat e sigurimit. Në Maqedoni raketa kundër breshrit përdoren prej vitit 1974. Shtetet e Bashkimit Evropian i braktisën kah fundi i viteve të 80-ta. Sipas Asociacioni botëror meteorologjik nuk ka asnjë bazë shkencore se raketat kundër breshrit mbrojnë nga breshri, por përkundrazi, mund të krijojnë efekt të kundërt.
Frosina Pandurska/alsat-m