Ekipi i Lyonit, ka pohuar mbrėmė se Haten Ben Arfa qė nga sezoni i ardhshėm do tė jetė nė radhėt e ekipit ku aktivizohet edhe shqiptari Lorik Cana, Olimpique Marselle.
Pas disa javësh mosmarrëveshje me mesfushorin e ri, Lyon më në fund vendosi ta lejojë transferimi i tij. Presidenti i Lyonit në disa raste kishte mohuar se është arritur marrëveshje për largimin e mesfushorit, ndërsa Marseille, disa herë kishte pohuar se kishte nënshkruar me të.
Francezi gjatë të hënës refuzoi të paraqitet në stërvitjet e Lyonit, ndërsa mbrëmë ishte pjesë e stërvitjeve të Marseillet.
Kampioni i Francës ka vërtetuar edhe në ueb faqen e vet se Ben Arfa nuk do të jetë më pjesë e këtij ekipi, dhe se është transferuar tek Marseille, për një shumë prej 12 milionë eurosh.
Ekipi i Lyonit do të fitojë edhe një milionë euro shtesë, nëse Marseille vitin e ardhshëm siguron vend për në Ligën e Kampionëve, ndërsa do të fitojë edhe 20% të shitjes së ardhshme të Ben Arfas.