grave fajėsojnė burrat
Shtatzėni tė padėshirueshme e pėr pasojė edhe aborte qė dėmtojnė rėndė shėndetin e gruas. E ndėrsa planifikimi familjar ėshtė njė ndėr vendimet mė tė rėndėsishme pėr ēdo familje duket se ky proces ėshtė i dėshtuar, sidomos nė zonat rurale. Tė ndodhur pėrballė kėsaj situate rreth 70 pėr qind e grave, pėrgjegjės pėr shtatzėnitė e padėshirueshme bėjnė meshkujt.
Shtatzëni të padëshirueshme e për pasojë edhe aborte që dëmtojnë rëndë shëndetin e gruas. E ndërsa planifikimi familjar është një ndër vendimet më të rëndësishme për çdo familje duket se ky proces është i dështuar, sidomos në zonat rurale. Të ndodhur përballë kësaj situate rreth 70 për qind e grave, përgjegjës për shtatzënitë e padëshirueshme bëjnë meshkujt.
Ndërsa, nga ana tjetër, meshkujt jo vetëm që nuk ndihen plotësisht përgjegjës, por janë edhe kundra aborteve. Ky është rezultati i studimit "Problematikat e Planifikimit Familjar" realizuar nga Instituti i Shëndetit Publik. Studimi është realizuar në zonat rurale në Lezhë, Shkodër dhe Korçë, në të cilën janë përfshirë mijëra gra dhe meshkuj të intervistuar.
Shtatzënitë
Femrat theksojnë se në shumicën e rasteve përgjegjës për shtatzënitë e padëshiruara janë meshkujt. Kështu, gjatë intervistave të tyre ato kanë pohuar se përgjegjëse për parandalimin e shtatzënive duhet të jenë të dyja palët, por gjithsesi ato theksojnë se burri ka më shumë në dorë për të parandaluar shtatzënitë e padëshirueshme.
"Studimi tregon se tek femrat e intervistuara ndeshet opinioni se përgjegjës kryesor për një shtazani të mundshme është mashkulli. Jo pak, por 70 për qind e të intervistuarave, burrave ua kanë atribuuar përgjegjësinë për shtatzënitë e padëshiruara",- bëhet e ditur në studim duke shtuar se ky konkluzion lidhet me faktin që elementi kryesor për të parandaluar një shtatzëni të mundshme, është kujdesi dhe kontrolli i meshkujve.
Abortet
Aborti konsiderohet për rreth 90 për qind të të intervistuarve si dukuri negative, si nga femrat edhe nga meshkujt. Madje këta të fundit, abortin e konsiderojnë edhe mëkat tepër të rëndë. Gjithashtu, rezultatet e studimit tregojnë se shumica e meshkujve shprehen se nuk do të lejonin të abortonin gratë e tyre edhe sikur të ndodhte ndonjë shtatzëni e padëshirueshme. Ndërkohë, specialistët e ISHP-së shpjegojnë disa nga pasojat e abortit.
Ata e konsiderojnë si proces tepër negativ që dëmton shëndetin e gruas dhe gjendjen psikologjike të saj. Gjithashtu, po sipas specialistëve, aborti i parë ka mundësi që të ndikojë edhe në mosngeljen shtatzënë herë tjetër. Por pasojat mund të jenë edhe më të rënda, pasi gruaja mund të vdesë gjatë abortit. Ndërkohë, abortet mund të shkaktojnë infeksione të ndryshme dhe probleme me mitrën.
Aborti, po sipas specialistëve, është një eksperiencë traumatike dhe sjell vuajtje të madhe shpirtërore. Po ashtu, aborti sjell edhe lodhje fizike për femrën.
Pasojat e abortit
1.Aborti mund të rrezikojë seriozisht jetën e gruas
2.Aborti dëmton fizikun e gruas dhe gjendjen psikologjike të saj
3.Aborti i parë, ka mundësi që të ndikojë edhe në mosngeljen shtatzënë herë tjetër
4.Abortet mund të shkaktojnë infeksione të ndryshme dhe probleme me mitrën
5.Aborti është një eksperiencë traumatike dhe sjell vuajtje të madhe shpirtërore
6.Aborti sjell edhe lodhje fizike dhe mendore për femrën
Kushtet ekonomike, shkak për sa më pak fëmijë
Kanë dëshirë të kenë shumë fëmijë, por këtë e lidhin pikërisht me gjendjen ekonomike të familjes. Madje lindjen e fëmijëve e konsiderojnë si pjesën më të bukur të një martese, ndaj dhe rritje e fëmijëve vlerësohet si shumë e rëndësishme. Kështu, studimi i ISHP-së tregon se shumica e të intervistuarve kanë dëshirë të kenë sa më shumë
fëmijë.