|
Jo ēdo gjė amerikane, ėshtė flori
Jo ēdo gjė qė shkėlqen ėshtė flori, na mėson menēuria popullore dhe jo ēdo gjė qė ėshtė amerikane, ėshtė demokratike dhe e pastėr, po na mėson eksperienca. Forumet e shqiptarėve nė botė nė web janė pėrplot me opinione lidhur me kėtė gjė, duke sjellė argumente bindėse qė shqiptarėt duhet tė mėsohen njėherė e mirė tė mos hutohen nga gjėrat qė shkėlqejnė.
Dukej sikur këto vitet e fundit fjala magjike ishte bërë Amerikanë e Amerikë për të zhdoganuar çdo lloj hile. Por demokracia amerikane është në piedestalin e demokracive, jo sepse është shoqëri perfekte dhe e pagabueshme, por se sistemi demokratik i bazuar në ligj, nxjerr në dritë të diellit çdo lloj hile të tentuar që nga Presidenti e deri të evazori më i vogël i skajit më të humbur. Historia amerikane ka nxjerrë në sy të të gjithëve skandale që kanë rrëzuar Presidentë e mafiozë; ndër më të freskëtat kujtojmë leximet në Kongres dhe të ADN-së si në rastin Klinton-Levinski dhe është pikërisht ky sistem transparent që e bën të jetë ndër shtetet më të fortë në botë. Thënë kjo, sna mbetet veç të presim hetimin e hollësishëm të përfshirjes së Shqipërisë e SHBA-ve në allishverishin e tregtisë së fishekëve të vjetër Made in China drejt Afganistanit, në kundërshtim me ligjet e Shteteve të Bashkuara. E sna mbetet tjetër veç të lexojmë shkrimin e radhës të një gazete të madhe që zbuloi e po ndjek këtë histori, New York Times. Në pistë janë të gjithë: Pentagoni, sipërmarrësi amerikan, ambasada amerikane në Tiranë, qeveria shqiptare, sipërmarrësi shqiptar, dhe ata, viktimat e Gërdecit, hyrë në këtë mes si filtrimi më tragjik i një pune të pistë.
Askush nuk është i përjashtuar dhe hetimi vazhdon edhe në këto ditë të nxehta korriku. Edhe në Shqipëri.
Nga Alba Malltezi /ballkanweb

|
| Lajmet e fundit |
|
|
 |
|
|
 |
|
|


|