Mediat angleze kanė zbuluar se ekipi i Liverpoolit mbrėmė ka dėrguar ofertė tė re pėr shėrbimet e mesfushorit anglez Gareth Barry, tė vlefshme 17 milionė funte (21.5 milion euro).
The Sun ka shkruar se Benitez mbrëmë ka dërguar një ofertë të re tek Aston Villa të vlefshme 19 milionë euro plus 2.5 milionë në varësi prej paraqitjeve të Barryt.
Kjo ofertë është shumë më e mirë nga ajo fillestare e cila ishte 15 milionë euro, por megjithatë ende nuk i plotëson kërkesat e Martin ONeil, i cili ka deklaruar se çmimi i mesfushorit do të jetë 23 milionë euro.
Sipas tablloidit anglez, Benitez i ka përcjellë ONeil se kjo është oferta përfundimtare që Liverpool planifikon ta dërgojë.