Ushqimet e gatuara me domate tė thata janė mė tė shėndetėshme e mė tė shijėshme, ndėrsa njė studim i kryer nga shkencėtarėt pranė universitetit tė Mizurit thotė se domatet e thata mund tė ndihmojnė pėr parandalimin e kancerit tė prostatės.
Shumë restorante në Shtetet e Bashkuara i kanë hequr nga menutë e tyre domatet e freskëta për shkak të frikës nga salmonella. Por domatet e përpunuara mund të bëhen më të përdëproëshme për shkak të njoftimeve mbi studimin e ri.
Sipas studimit, domatet e thata ndihmojnë në parandalimin e kancerit të prostatës., të paktën tek minjtë në laborator. Kur domatja përpunohet ose thahet, ajo prodhon një carbohidrat ose sheqer, i njohur si FruHis.
Ky karbohidrat, thotë profesorja Valeri Mossine, mund të jetë elementi që parandalon ose ndihmon për të luftuar kancerin e prostatës. Rezultatet me minjtë në laborator treguan se tek kafshët që u ushqyen me salcë domateje plus karbohidratin FruHis gjasat për tu prekur nga kanceri i prostates ishin 6 herë më të pakta sesa tek kafshët e tjera nën studim.
Shumë studime kanë nxjerrë në pah vlerat e domates për parandalimin e kancerit. Sipas këtyre studimeve, substanca organike e quajtur Lycopene-Likopene, që e bën domaten të jetë e kuqe, ka vlera antikanceroze.
Por agjencia amerikane që kujdeset për cilësinë e ushqimeve dhe barnave thotë se këto studime nuk kanë arritur të provojnë lidhjen midis përdorimit të domates dhe pakësimit të rrezikut nga kanceri i prostatës ose çdo lloj kanceri tjetër.
Porfesor Mossine thotë se ende nuk dihet mirë se në çmënyrë licopena dhe karbohidrati FruHis janë në gjendje të luftojnë kancerin. Kur ky proces të njihet atëherë FruHis dhe Lycopena mund të përdoreshin si antitoksikë në procesin e kimoterapisë, për të lehtësuar efektet helmuese kimike të kësaj terapie./Zëri i Amerikës/