E premte, 9.1.2009
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > Opinione > A po ndodh nė Turqi, njė “puē i drejtėsisė”?
A po ndodh nė Turqi, njė “puē i drejtėsisė”?
A po ndodh nė Turqi, njė “puē i drejtėsisė”?
Pėr prokurorin e pėrgjithshėm turk, Abdurrahamn Jalēinkaja (Abdurrahman Yalcinkaya) ēėshtja ėshtė e qartė: Partia pėr Zhvillim dhe Drejtėsi (AKP), aktualisht nė qeverisje, pėrbėn njė rrezik pėr rendin sekular tė vendit qė nga koha e Ataturkut. Partia qeveritare, (e cila para njė viti fitoi zgjedhjet me njė pėrqindje tė lartė prej 47 pėr qind tė votave) angazhohet pėr njė vend islamik, - mendon Jalēinkaja, andaj dhe duhet tė ndalohet.

Në fjalën që mbajti dje në Gjykatën Kushtetuese, Jalçinkaja kërkoi edhe ndalimin e përjetshëm të veprimtarisë politike për kryeministrin Rexhep Taip Erdogan dhe 70 zyrtarë të tjerë të AKP-së. Akuzat e tij, Prokurori i Përgjithshëm i forcoi kryesisht me citate të Erdoganit dhe shokëve të tij të partiakë, ku ata shprehen për parimet sekulare të shtetit.

Po ashtu ndalim-veprimtaria do të kërkohet edhe për regjisoren Ajshe Bëhyrler (Ayse Böhürler), bashkëthemeluese e AKP-së. Ajo akuzohet për disa deklarata të bëra në një debat televiziv.

Përgjigja e saj ishte: "Unë kam thënë në emision se mund ta paramendoj që një ditë edhe gjykatëset në Turqi të guxojnë të mbajnë shami koke. Unë akuzohem për këtë fjali. Për prokurorinë unë jam e dyshimtë, siç duket, shkaku i shamisë sime. Asnjëherë nuk jam shprehur publikisht kundër një ndarjeje prej shtetit dhe fesë në këtë vend - për shkak se unë mbështes këtë sistem. E tërë aktakuza është qesharake, saqë për momentin as që do të mbrohem".

Në akt-padi, AKP si tërësi, para së gjithash akuzohet për përpjekjen e heqjes së ndalimit të shamisë së kokës në shkollat e larta. Një ligj përkatës i miratuar në fillim të këtij viti ndërkohë është shfuqizuar nga Gjykata e Lartë Kushtetuese.

Vetë AKP nga ana e saj e vlerëson padinë në gjykatën më të lartë turke, si "puç të drejtësisë". Sipas saj, pas këtij aksioni që ka të bëjë me luftën për pushtet qëndron kreu i Ushtrisë Turke. Në të vërtetë, është bërë e njohur që një prej gjykatësve është takuar disa herë me një gjeneral të lartë.

Kryeministri Erdogan mendon: "Ka një varg njerëzish të cilët që tani flasin për vendimin ende pa u marrë ai në Gjykatën Kushtetuese. Kështu ata vetëm sa nxehin klimën politike. Një sjellje e tillë, është e papërgjegjshme dhe nuk mund të kalojë tek populli. Çfarë besojnë ata? Ata janë që morën kartonin e kuq nga populli dhe u dërguan jashtë fushës së lojës. Atyre iu them: Se kush do ta qeverisë këtë vend, do të vendoset gjithmonë prej popullit!".

Të enjten, më 3 Korrik, partia qeveritare AKP do të ketë mundësinë që edhe njëherë të mbrohet para gjykatës, ndërkaq vendimi i gjykatës pritet nga fundi i këtij muaji. Në rast të një ndalimi të veprimtarisë, kreu i AKP-së planifikon themelimin e një partie të re. Zgjedhjet e reja të parakohshme në këtë rast, do të ishin të pashmangshme.

Nga Gunnar Köhne/“Deutche Welle”


Publikuar: 02.07.2008 02:50:00
Lexuar: 63 herė
Fjalėt kyēe: Turqi, drejtėsis, prokurori, pėrgjithshėm,
  


Lajmet e fundit
Ēakėrdisja me ambasadat e reja tė Kosovės Ēakėrdisja me ambasadat e reja tė Kosovės
Reli Dakar: Terry vdiq nga sulmi kardiak Reli Dakar: Terry vdiq nga sulmi kardiak
Verė ’90, kur Alia “puthej” me Gorbaēovin Verė ’90, kur Alia “puthej” me Gorbaēovin



Lajmet te ngajshme
Pa Prizrenin, pa Manastirin, Vlora nuk do tė ishte Pa Prizrenin, pa Manastirin, Vlora nuk do tė ishte
Kundėr mitit tė “vlerave evropiane” Kundėr mitit tė “vlerave evropiane”
NATO shtoi stabilitetin nė Ballkan NATO shtoi stabilitetin nė Ballkan
OBT dhe kompleksi i superioritetit OBT dhe kompleksi i superioritetit
Warren Buffet: Si u bėra mė i pasuri i botės Warren Buffet: Si u bėra mė i pasuri i botės
Faktorėt qė ndikojnė nė rritjen e ēmimit tė ushqimeve Faktorėt qė ndikojnė nė rritjen e ēmimit tė ushqimeve
Shqipja midis Ligjėrimit dhe Mendimit Shqipja midis Ligjėrimit dhe Mendimit
Kėrcėnohet pėrparimi drejt luftimit tė varfėrisė 2015... Kėrcėnohet pėrparimi drejt luftimit tė varfėrisė 2015...
Patetika e NATO-s dhe shqiptarėt e thjeshtė Patetika e NATO-s dhe shqiptarėt e thjeshtė
Ndryshimi nis nga vetja... Ndryshimi nis nga vetja...
Google Yahoo MSN