E diel, 23.11.2008
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > Inflacion rekord nė zonėn e Euros - Pritet ngritje e pėrqindjes sė interesit
Inflacion rekord nė zonėn e Euros - Pritet ngritje e pėrqindjes sė interesit
Inflacion rekord nė zonėn e Euros - Pritet ngritje e pėrqindjes sė interesit
Inflacioni nė zonėn e euros arriti pėr herė tė parė nė qershor nivelin e 4 pėrqindshit. Niveli mė i lartė prej 3,7 pėrqind i muajit maj ėshtė kaluar ndjeshėm, konstatoi Agjensia evropiane e statistikave, Eurostat

Akoma është një vlerësim, sepse shifrat e sakta do t´i kemi në mesin e korrikut. Megjithatë rezultati provizor i staticienëve të Luksemburgut jep lajmin që niveli vjetor i inflacionit në zonën e euros për qershorin 2008 vlerësohet në katër përqind. Sikur vleresimi në dy javët e ardhshme të konfirmohet, atëherë ky do të ishte niveli më i lartë i inflacionit i regjistruar në zonën e euros. Në qershor 2007 rritja e çmimeve në zonën e euros ishte 1,9 përqind.

Faktor rritja e çmimit të energjisë

Faktor vendimtar për rritjen e re të çmimeve duhet të kenë qenë kostot e energjisë meqe lëndët e para për energjinë muajt e fundit janë shtrenjtuar vazhdimisht. Që me publikimin e shifrave për muajin maj eurostat pat treguar, se karburanti do të zinte një të katërtën në rritjen e çmimeve. Ndërsa ndikimi i çmimeve të ushqimeve është ulur. Edhe pse ata janë shtrenjtuar si pasojë e rritjes së çmimit të energjisë.

Rrogat nuk duhet të rriten

„Për ne ka rëndësi të theksojmë, se duhet të bëjmë gjithçka, me qëllim që tendencat e inflacionit të mos pavarësohen dhe të marrin një shtytje të re përmes kërkesës për rroga më të larta nga punonjësit. Sepse kjo do të kishte pasoja fatale te ekonomia dhe konjunktura dhe te qytetarët në vendet anëtare."

Thotë Amelia Torres, zëdhënësja e kommisarit për çështjet financiare Almunia. Në samitin e fundit në Bruksel në fillim të qershorit, kryetarët e shteteve dhe të qeverive u lejuan vendeve anëtare masa të kufizuara në kohë për kompensimin e shpenzimeve të energjisë. Përveç kësaj presidenca franceze që nisi të martën deri në samitin e ardhshëm në tetor, duhet të shqyrtojë, në se ka masa me ndihmën e të cilave të zbuten pasojat e rritjes së qartë të kostove të energjisë. Ekonomistë presin çmime të naftës të papërpunuar deri në 170 dollarë për fuqi që këtë verë. Gjë që mund të shtonte shtrenjtësinë deri në katër përqind.

Banka Qëndrore pritet të rrisë përqindjet e interesit

Ndër ekonomistët është ndezur diskutimi për politikën e përqindjeve të bankës qëndrore. Në përgjithësi pritet, që Banka Qëndrore Evropiane në takimin e saj të ardhshëm, të enjten e kësaj jave të shpallë një rritje përqindjesh prej së paku një çerek pike procentuale, për të zbutur inflacionin. Ata shohin ruajtjen e stabilitetit të çmimeve vetëm në një rritje prej pak nën 2 përqind, nga ana tjetër jo pak ekonomistë paralajmërojnë, se përqindjet në rritje do të mund të frenonin në mënyrë të panevojshme konjunkturën.

Volker Finthammer /deutsche wele





Publikuar: 02.07.2008 03:19:11
Lexuar: 47 herė
Fjalėt kyēe: Inflacion, rekord, Euros, ngritje, pėrqindjes,
  


Lajmet e fundit
Kriza ekonomike, barrė mbi emigrantėt dhe familjet e tyre Kriza ekonomike, barrė mbi emigrantėt dhe familjet e tyre
Pėrse na duhet simboli Skėnderbe? Pėrse na duhet simboli Skėnderbe?
Ingrid Gjoni kapet mat me Olsin e Big Brother Ingrid Gjoni kapet mat me Olsin e Big Brother



Lajmet te ngajshme
Gjermania kritikon FMN-nė Gjermania kritikon FMN-nė
Ēmimi i naftės ngjitet nė 130 dollarė Ēmimi i naftės ngjitet nė 130 dollarė
Maqedonia e fundit pėr nga investimet Maqedonia e fundit pėr nga investimet
Punėsimi mė i madh bėhet nėpėr kompani tė vogla Punėsimi mė i madh bėhet nėpėr kompani tė vogla
Bujqit tė painformuar pėr subvencionet Bujqit tė painformuar pėr subvencionet
Japonia e interesuar tė investojė nė Bullgari Japonia e interesuar tė investojė nė Bullgari
EEM-EVN vazhdon aksionin e ndėrprerjes sė rrymės EEM-EVN vazhdon aksionin e ndėrprerjes sė rrymės
Lehtėsim nė tregti jashtėkufitar Lehtėsim nė tregti jashtėkufitar
25 milionė euro pėr zbulim tė naftės nė Shqipėri 25 milionė euro pėr zbulim tė naftės nė Shqipėri
480 miliardė euro pėr sistemin financiar nė Gjermani 480 miliardė euro pėr sistemin financiar nė Gjermani
Google Yahoo MSN