E premte, 9.1.2009
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > "Loja" eksportohet nga Berlini nė Kosovė
"Loja" eksportohet nga Berlini nė Kosovė
Nė Universitetin e Lirė tė Berlinit studentėt mėsojnė "tė luajnė" krizat ndėrkombėtare. Nėpėrmjet kėmbimit tė perspektivės ata nxjerrin njohuri tė reja. Disa prej tyre janė duke e eksportuar "lojėn" nė Kosovė.


Crisp quhet grupi. Nëmuajin korrik ata do të ndodhen në Novi Brdo.

Që ta kuptosh mirë tjetrin, duhet të futesh nën lëkurën e tij, thotë një fjalë e urtë. Kështu mund të përshkruhet thjeshtë ajo që bëjnë prej disa vitesh 30 të rinj nga Berlini. Metoda quhet "lojë krize". Studentët "luajnë" krizat ndërkombëtare me role ose plane krizash. Metoda përdoret për të bërë më të qarta situata komplekse.

Philipp Haaser, është njëri prek këtyrë studentëvë "Kjo është një metodë pedagogjike që quhet lojë krize. Ne e zhvillojmë një herë në vit. Organizohet prej studentëve. 30 vetë bëhen bashkë dhe luajnë një konflikt real, duke marrë rolet e politikanëve reale, aktorëve politikë, etj."

Nga "loja"studentët mësojnë si sillen njerëzit në situata konfliktesh,si sillen ata kur ndodhen nën presion, si e përballon një grup njerëzish konfliktin, cilat dinamika zhvillohen aty, ata shohin si ndihet njeriu kur gënjen përpara syve, ose kur intrigon. Gjatë lojës studentët mësojmë se politikanët dhe aktorët politikë shpesh janë të detyruar të veprojnë në një mënyrë të caktuar.Deri tani janë luajrur konfliktet në Sudan, Palestinë, Myanmar, Somali.

Një ditë ditë të rinjtë menduan ta eksportojnë këtë lojë dhe ta shfrytëzojnë potencialin e saj për të analizuar konflikte aty ku është e nevojshme.

Philipp Haaser, qëndroi tre muaj në Kosovë në kuadër të zfd (shërbimi civil për paqen) . " Ideja për ta nxjerrë lojën jashtë universitetit morri dimension konkret kur unë bëra një praktikë në Kosovë, dhe pasi fola me aktivistë lokalë të paqes për idenë pashë se ekzistontë interesi për ta provuar "lojën" edhe në Kosovë."

Kështu shtatë vetë nga Berlini do të shkojnë në Kosovë për të zhvilliar atje një seminar nëntëditor me rreth 25 aktivistë lokalë nga Kosova, Serbia dhe Maqedonia. Seminari zhvillohet në gjuhën angleze. Atje dikush do të bëhet Tashim Thaçi, dhe dikush tjetër Tadiç.

Seminari është një lloj projekti pilot për të provuar nëse metoda është e zbatueshme në praktikë. Ajo çka pritet është që pjesëmarrësit e seminarit të mësojnë lojën dhe ta përdorin atë në praktikë.

Aida Cama/deusche welle


Publikuar: 02.07.2008 03:28:35
Lexuar: 69 herė
Fjalėt kyēe: Loja, eksportohet, Berlini, Kosovė,
  


Lajmet e fundit
Ēakėrdisja me ambasadat e reja tė Kosovės Ēakėrdisja me ambasadat e reja tė Kosovės
Reli Dakar: Terry vdiq nga sulmi kardiak Reli Dakar: Terry vdiq nga sulmi kardiak
Verė ’90, kur Alia “puthej” me Gorbaēovin Verė ’90, kur Alia “puthej” me Gorbaēovin



Lajmet te ngajshme
“Ju rrėfej teatrin jopolitik” “Ju rrėfej teatrin jopolitik”
“Uuuh!” shfaqja e fundit pėr kėtė sezon nė Teatrin Kombėtar “Uuuh!” shfaqja e fundit pėr kėtė sezon nė Teatrin Kombėtar
Kinemaja e shpresės Kinemaja e shpresės
Ivanova dhe Elezi hapin suksesshėm festivalin Ivanova dhe Elezi hapin suksesshėm festivalin "Kosova Kamerfest 2008"
Lidhjen e Prizrenit shqiptarėt do ta festojnė sė bashku Lidhjen e Prizrenit shqiptarėt do ta festojnė sė bashku
Vdekja e bukur Vdekja e bukur
Paolo Coelho Paolo Coelho
Divi dhe gjahtari Divi dhe gjahtari
Po mbahen takimet e shkrimtarėve Po mbahen takimet e shkrimtarėve "Hivzi Sulejmani"
Pak prehje pėr Lorkėn Pak prehje pėr Lorkėn
Google Yahoo MSN