E diel, 23.11.2008
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Stil
Shėndet
VIP
Teknologji
Psycho
Shkencė
Kuriositete
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > Spektėr > Psycho > Nė kėrkim tė misterit tė sė qeshurės
Nė kėrkim tė misterit tė sė qeshurės
Nė kėrkim tė misterit tė sė qeshurės
Edhe shkencėtarėt thonė se qeshja bėn mirė pėr shėndetin. Po a ėshtė vėrtet kaq e thjeshtė sa thuhet? Gelotologen, pra shkencėtarėt qė studiojnė tė qeshurėn, janė duke studiuar seriozisht tė qeshurėn qė prej 20 vjetėsh.

Një prej tyre shkencëtarëve në kërkim të të qeshurës është biologu Profesor Carl Niemitz i Universitetit të Lirë të Berlinit. Për të është krejt e qartë se ku lind qeshja: “Pra, fillimin të qeshura e ka natyrisht në tru. Sepse njeriut i vjen për të qeshur për diçka. Pastaj kalon tek buzët dhe sytë.

” Pastaj shihet tjetri në sy, dhe ja kalon dhe atij të qeshurit. Pastaj bëhet një frymëmarrje e thellë. “Buzët hapen shumë shpejt dhe në të njëjtën sekondë, është marrë frymë dhe fillon e qeshura. Që do të thotë se merret frymë në mënyrë të çuditshme: “Hahaha” nuk është “Haaahaaahaaa”.

Nuk hapet goja dhe pritet, por gjithçka zhvillohet shumë shpejt. “Kur qeshet ajri del nga mushkëritë me shpejtësi 100 kilometra në orë. Njeriu e nxjerr ajrin duke bërë njëra pas tjetrës disa nxjerrje fryme. Pastaj merret sërish frymë thellë.

Krahas mushkërive, e qeshura vë në lëvizje edhe muskujt, shpjegon profesori biolog Carl Niemitz nga Universiteti i Lirë i Berlinit: “Për shembull vetëm në fytyrë lëvizin 40 muskuj. Pastaj fillojnë të lëvizin muskujt e kraharorit. 150 deri 200.” Disa njerëz përkulen nga përpara kur janë në këmbë dhe qeshin. Kjo ndodh sepse disa muskuj zbuten kur ka shpërthyer e qeshura.

hapyy
hapyy


Edhe muskulatura e organeve urinare tensionohet dhe këmbimi i lëngjeve rritet. Prandaj disa e bëjnë në brekë kur qeshin shumë. „Gjatë të qeshurës gjithshka zhvillohet automatikisht. Dhe do të thotë që e kemi në gen, pra e kemi të trashëguar prej miliona vjetësh. Shprehja jonë e fytyrës nga njëra anë, por edhe tonet që nxjerrim kur qeshim. Këto janë të lindura.

” Njerëzit në gjithë botën qeshin me zë pas muajit të katër të lindjes, pa ja mësuar njeri të qeshurën. Por, ata nuk qeshin njësoj në çdo moshe, thotë studiuesi i të qeshurit Carl Niemitz. Kur janë të rritur njerëzit qeshin më pak, pothuajse 20 herë në ditë dhe kur janë fëmijë të vegjël gati 300 herë në ditë.

Por e qeshura e fëmijëve është e qeshur krejt tjetër, nga e qeshura që bëjnë njerëzit kur kënaqen me njëri tjetrin. Me të qeshurën e tij fëmija i vogël do të thotë: ‘Unë jam i mirë, jam i dashur, ji dhe ti i dashur me mua.” E qeshura e një fëmije është një gjest qetësues. Ky gjest jepet nga natyra.

E qeshura e shpeshtë lehtëson integrimin në grup. Fëmijët e vegjël qeshin edhe kur luajnë: “Fëmijët që nuk shkojnë në shkollë qeshin shumë kur luajnë me njeri-tjetrin. Me këtë ata duan të thonë se janë shokë, se e duan njëri-tjetrin.” Këtë mënyrë të sjelluri njërezit e kanë fituar prej miliona vjetësh.

Ky është përfundimi që kanë arritur gelotologët nga vëshgimet e tyre, si ato që ka bërë Professor Niemitz tek majmunët e kopshtit zoologjik në Berlin. Ai i ka studiuar dhjetë vjet me rradhë kafshët, dhe ka parë sidomos : “Kur luajnë me njëri tjetrën, ato kanë të njëjtën shprehje fytyre si tek njeriu. Një fytyrë të qeshur, ku shihen edhe dhëmbët. Gjatë kohës që luajnë ata qeshin dhe marrin frymë në mënyrë ritmike. Dëgjohet kështu: Hehehe./Shqipëria/


Publikuar: 02.07.2008 03:58:56
Lexuar: 70 herė
Fjalėt kyēe: Kėrkimi, misterit, qeshurės,
  


Lajmet e fundit
Kriza ekonomike, barrė mbi emigrantėt dhe familjet e tyre Kriza ekonomike, barrė mbi emigrantėt dhe familjet e tyre
Pėrse na duhet simboli Skėnderbe? Pėrse na duhet simboli Skėnderbe?
Ingrid Gjoni kapet mat me Olsin e Big Brother Ingrid Gjoni kapet mat me Olsin e Big Brother



Lajmet te ngajshme
Si i thonė Si i thonė "tė dua"nė gjuhėn e tij?
Sa tė saktė jeni nė zgjedhje?! Sa tė saktė jeni nė zgjedhje?!
Skemat e vetes Skemat e vetes
Zgjimi me zogjtė e vegjėl Zgjimi me zogjtė e vegjėl
Ja sinjalet qė tregojnė se ajo ėshtė e interesuar pėr ty Ja sinjalet qė tregojnė se ajo ėshtė e interesuar pėr ty
Dashuria dhe koha Dashuria dhe koha
Si mund tė luftohet ankthi ? Si mund tė luftohet ankthi ?
Nė gjumė, problemet zgjidhen mė mirė Nė gjumė, problemet zgjidhen mė mirė
Buzėqeshja e Bebit, ‘droga’ natyrale pėr mamatė Buzėqeshja e Bebit, ‘droga’ natyrale pėr mamatė
Depresioni pėr shkak tė stresit nė punė Depresioni pėr shkak tė stresit nė punė
Google Yahoo MSN