Kur pėrmendet OZNO, e cila, nė kohė ėshtė e barasvlevfshme me UDB-nė, natyrisht qė shqiptarėve mė sė shumti u shkon mendja te masakrat qė Shėrbimi i Fshehtė Jugosllav organizoi ndaj partizanėve kosovarė.
Por më e madhja nga të gjitha, në periudhën e Luftës së Dytë Botërore, ishte masakra e Tivarit. Punën intensive të Shërbimit të Fshehtë e kurorëzoi Divizioni i 46-të i Ushtrisë Jugosllave, e cila asgjësoi me mijëra luftëtarë kosovarë. Por në këtë edicion Dossier, Mark Dodani, ish-oficer madhor i Shërbimit të Fshehtë Shqiptar, tregon për rrugën e gjatë që ndoqi piloti Abdulla Muzhaku për tu kthyer në Shqipëri, pasi refuzoi betimin fashist në Itali. Ai është vëllai i Drita Muzhakut, e cila inkuadrohet si komisare kompanie në Batalionin e 5-të të Brigadës së Parë Sulmuese. Por duket se nga ky rrëfim, udhëtimi i çetës me oficerët shqiptarë, që u larguan nga shkollat e Italisë, jo vetëm ka qenë i vështirë, por edhe me shumë viktima. Rrugës për të mbërritur në Shqipëri, kjo çetë kaloi përmes Dalmacisë, por aty ndeshën në trupat naziste. Komandanti i çetës, që ishte Abdulla Muzhaku, ishte plagosur me të dy shokët e vet. Ranë robër të plagosur me armë pa fishekë, meqenëse i kishin harxhuar. Nazistët i nxorrën të nesërmen në një shesh, që dukej para popullit të Metkoviçit. Aty, një oficer me uniformë graduati të lartë përgatiti repartin nazist për pushkatimin e tyre. Sakaq, oficeri nazist pajisi robërit e plagosur me vegla pune. Abdulla Muzhakut i dha një kazmë, si dhe dy të tjerëve përkatësisht kazmë e lopatë. Hap gropën!, ka kërkuar nazisti. Abdulla Muzhaku ia kthen: Si guxon, more nazist! Unë në varr jetoj rishmëzi liberator, po ti je i vdekur, që tani së gjalli, terrorist, more horr!.
Odiseja e grupit të Abdulla Muzhakut, vëllai i Drita Idriz S. Sadikaj, për tu kthyer në Shqipëri dhe betimi i pilotit të ri
Por piloti Muzhaku së brendshmi, në shpirtin e tij, bëri betimin e madh: Betohem se do të luftoj i patundur derisa fashistët ti hedhim në det, të fitojmë lirinë! Aty për aty Abdulla Muzhaku u burgos në Itali, në Napoli. Ndërkohë, në Shqipëri luftohej. Sëbashku me luftëtarë partizanë e ndjente veten në front edhe piloti Abdulla Muzhaku me shumë shqiptarë dhe njerëz të kombësive të tjera. Në Itali hynë forcat aleate. Vetë partizanët italianë kishin mbushur divizionet e çlirimtarëve kundër nazizmit hitlerian. Grupi i Abdulla Muzhakut kërkonte rrugë si të kthehej në Shqipëri, ku ende luftohej. Profesori korçar, Sotir Kuneshka, i njohur me shokët e ngushtë të Abdulla Muzhakut dhe Ndue Dudit, ky i fundit nga fshati Berzanë i Mirditës (juridiksioni i Lezhës), në bashkëbisedime të thelluara diskutuan mundësinë e lidhjes me përfaqësitë aleate anglo-amerikane në Itali. Në dialog me Abdulla Muzhakun dhe profesorin korçar Sotir Kuneshka, i cili mbante ditar, ngriti probleme nëse mund të lidhej me aleatët anglo-amerikanë.
Autorizimi për lidhje me aleatët
Abdulla Muzhaku, vëllai i Dritës, këshilloi që në asnjë mënyrë nuk duhej lidhur me aleatët. Nuk jemi të autorizuar nga Shqipëria, preu shkurt Abdullai. Por Sinan Gjoni i Vlorës është lidhur
, flet profesori, që mbante ditarin. Sinani e di vetë. Ai ka qenë sekretar partie në Vlorë
Për çështjen e Sinan Gjonit, personaliteti intelektual, ndër burrat e shquar të shtetit shqiptar, Rrapo Dervishi, kthjellëson: Sinan Gjoni ishte kryetar i Grupit Komunist të të Rinjve për Qarkun e Vlorës, me pseudonimin Rrumbullaku. Kishte lidhje me të vetëquajturën Parti Komuniste, udhëhequr nga Xhepi, Sadik Premtja dhe Anastas Lulo. Grupi i të rinjve, me në krye Sinan Gjonin për Qarkun e Vlorës, asokohe para formimit të Partisë Komuniste Shqiptare të 8 Nëntorit 1941, arrinte në mbi 50 vetë.
Arrestimi pas një tradhëtie
Të udhëhequr nga Sinan Gjoni për Qarkun e Vlorës ishin: Grupi komunist i Institutit të Shkollës Tregtare kryesuar nga vetë Rrapo Dervishi, ndërkohë që fshatrat kishin në krye Hysni Kapon, me pjesëmarrës Heroin e Popullit Perlat Rexhepi. Në mes të prillit 1942 Sinan Gjoni, ndërsa kthehej nga Tirana me makinë, arrestohet në Qafën e Koshovicës nga një patrullë fashiste, e cila u gjeti armë etj. U krijuan pikëpyetje: Pse ndodhi arrestimi? Kush tradhëtoi? Pse u dorëzuan? Enigmë! Shkurt, profesori korçar, që mbante ditarin, bashkë me Ndue Dudin e Mirditës, zbatoi këshillën e Abdulla Muzhakut, falë të cilit nuk u lidh me aleatët, ndryshe siç shprehej personalisht: Do ta kisha pësuar si Sinan Gjoni
Se si e kishte pësuar Sinan Gjoni, përsëri shprehet burri i shtetit Rrapo Dervishi, sikundër do të shtjellohet më poshtë kur janë kthyer në Shqipëri, por tani le të përqëndrohemi çbëri Abdulla Muzhaku, piloti i ri gjakovar, vëllai i Dritës dhe kunati i Sazanit, për tu kthyer në Shqipëri.
Nga Napoli në Shqipëri
Në grup me Abdullah Muzhakun kishin hyrë shumë ish të burgosur. Këta ishin lidhur me partizanët italianë, të hedhur në luftë për çlirimin e Italisë. Ishin grupuar dhe ishin organizuar me komandant grupi Abdulla Muzhakun. Në grup ishin edhe Sinan Gjoni me Ndue Dudin e Mirditës nga Berzana, me profesorin korçar, që mbante ditarin e të tjerë, aty rreth 20 veta, komanduar edhe me dëshirën e Sinan Gjonit nga piloti i ri Muzhaku. Vendosën, nga Napoli me udhërrëfyes partizanë italianë, ti drejtoheshin rrugës së gjatë për në veri dhe prej andej në Shqipëri
Odiseja e grupit, në krye të të cilit ishte vëllai i Dritës
Shqiptarët krijuan çetën e tyre që në Napoli. Në krye, komandanti i çetës u zgjodh unanimisht piloti gjakovar Abdulla Muzhaku. Tani kur komandanti i çetës Muzhaku ishte ushtarakisht i kompletuar, ngriti problemin e zgjidhjes së udhëtimit për në Shqipëri. Studimi i varianteve të ndryshme të udhëtimit çoi në përfundimin që të merrej nisma e guximshme e itinerarit të zgjedhur me tokë, sidoqë ishte një distancë që duheshin përshkuar shumë shtete. Kjo vinte se, për shkak të Luftës së Dytë Botërore, ende pa përfunduar në vijë detare, udhëtimi ishte i rrezikshëm në mos i pamundur për një çetë të re, ndërsa në vijë ajrore ishin të mbyllura të gjitha mundësitë.
Udhëtimi i çetës
Është bërë e ditur që çeta me komandant Abdulla Muzhakun, në të cilën mbahen mend Sinan Gjoni, Ndue Dudi e shumë të tjerë. Ndërkohë profesor Sotir Kuneshka, që mbante ditarin, ishte shkëputur për tu nisur në rrugë detare. Ndërsa rreth 20 vetë nga çeta, të cilët i përkisnin të njëjtit ideal, atij të luftës për çlirimin e atdheut, nisën rrugëtimin e çetës me komandant Abdulla Muzhakun nga Napoli. Ishte udhëtim tejet i gjatë, ndërsa shfaqja e guximit kalonte shkallën e heroizmit të zakonshëm. Por ideali i kësaj çete shqiptarësh, për tiu bashkuar luftëtarëve partizanë të lirisë, mbikalonte çdo lloj vështirësie.
Në Dalmaci
Nga Napoli me udhërrëfyes partizanë italianë, të cilët orientuan me tren dhe kilometra të tëra me këmbë, u bë e mundur që përmes veriut të Italisë çeta të arrinte në Dalmaci. Por u desh mbi 15 ditë udhëtim nga Napoli në Dalmaci. Kjo rrugë ishte quajtur rrugë gjaku, sepse shpesh ndeshej ose duhej tu shpëtonte ndeshjeve të përgjakshme kundër patrullave të ushtrisë naziste, e cila ende mbahej me shpirt nëpër dhëmbë, si të thuash me këmbë në varr, teksa luftonte në tërheqje. Nuk mungonin dhe banda kriminelësh, të cilat atyre rrugëve të gjata e të pasigurta shfaqeshin befasishëm. Së këtejmi merret me mend që çdo hap përpara asaj çete hidhej si mbi mina. Këtyre u shtohej lodhja, uria dhe etja, por të gjitha kapërceheshin hap pas hapi falë vullnetit të hekurt të atyre udhëtarëve, që krenoheshin për luftën që bënin në shërbim për çlirimit e atdheut.
Në alpet shqiptare
Arriti çasti kur kaluan malet Dinarike prej nga hodhën shikimin deri majave të alpeve shqiptare. U ndanë me vëllezërit udhërrëfyes partizanë italianë. Këtu u lidhën me partizanen e re malazeze, motër e një batalioni partizan malazez. Iu afruan Shqipërisë, paçka se ende në distancë të largët. Në ecje e sipër, filloi tu rrihte tik-taku i zemrës me hap të shpejtuar, për tu kapur me çdo kusht në atë tokë, së cilës në familjen e Drita dhe Abdulla Muzhakut i përbetoheshin sa herë donin të sillnin bindje për të vërtetën, për besën, për lirinë. Diku në ato vise të Dalmacisë, në një përplasje të befasishme, çeta e Abdulla Muzhakut la mbi dhjetë dëshmorë gjatë atij udhëtimi të përgjaktë. Më në fund, pas një muaji sorollatjeje nëpër Dalmaci, trimat e çetës së pilotit gjakovar në një mëngjes të lagësht, shkëputur nga partizania malazeze, mundën të kapen në tokat e Malit të Zi, që orientimi ishte i lehtë drejt Shqipërisë, prej nga u rrit shpresa që të gjendej sa më shpejt e më lehtë shtegu i kufirit për në Shqipëri.
Fluturimi i avionëve
Teksa udhëtonin rrugë pa rrugë, sytë e partizanëve të kësaj çete shigjetuan fluturime avionësh, ndoshta aleatësh, kush e di mund të ishin të nazistëve akoma pa dhënë shpirt. Ndue Dudi afron trupin bri pilotit Muzhaku, i flet nën zë: Si thua, bre komandant, do të na vijë ajo ditë që të na marrësh ndonjë herë në fluturim, si tek ata atje?
Flakëroi ndërkaq grykën e pushkës me syrin në shenjë drejt avionit në fluturim. Abdulla Muzhaku nënqesh i gëzuar. Ah! Sa e pres ta fitojmë atë ditë!
, foli piloti Muzhaku. Ndërkaq, çoi zërin lart: Ndaj mos e hiqni gishtin nga këmbëza derisa të fitojmë lirinë, hodhi këto fjalë me sytë lavdërues sa te thepi i pushkës së Ndue Dudit, sa te një shok tjetër me ditar në dorë, që orvatej të shënonte çdo fjalë, pa harruar lodrimin e syve te të tjerët, u përqëndrua te Sinan Gjoni, të cilin e përballi me pyetjen: A kam të drejtë, or djali i asaj Labërie, e cila gjakun e përdori për shkrola histore?!
Komisari i çetës
Sinan Gjoni ishte komisari i çetës, nga i cili partizanët merrnin zemër pa lëkundje në rrugën e tyre të drejtë. Por nuk pati kohë të zvargeshin në pyetje përgjigjet e njëri-tjetrit, sepse u përballën me buzën e liqenit të Metkoviçit. Kishin lajme që shtigjet tokësore ishin minuar. Do të ishte ky shkaku që komandant Abdulla Muzhaku, vëllai i Drita Muzhakut (Sadikaj) të shfrytëzonte lundrën e një qytetari malazez, banor i bregliqenit në Metkoviç. Me lundrën e tij vendosën të bënin rinjohjen e atij mjedisi përmes liqenit, gjithnjë me qëllim që të gjenin shtegun më të përshtatshëm për kalim. Që këtej doli detyra se dikush do ta drejtonte lundrën. Pa u zgjatur me lundër mori drejtimin zëvendëskomandanti i çetës me dy-tre partizanë të tjerë.
Detyra e vështirë
Sapo lundra do të merrte drejtimin, në të u hodh sipër edhe komandant Muzhaku. Është detyrë e vështirë, prandaj le të jem edhe unë, foli me zë sa e dëgjoi dhe komisar Sinan Gjoni, ashtu dhe Ndue Dudi, i cili i thoshte një partizani që të mbante ditar: Shkruaj, shkruaj se një ditë njerëzit do të kërkojnë të mësojnë këto halle me histori që po kalojmë
Në lundrim, teksa lundra hidhej e përhidhej mbi disa dallgëzime, plasi një batare pushkësh. Secili në atë lundër midis ujërave të liqenit, kuptoi se ranë në grackë nazistësh. U mbrojtën derisa harxhuan gjithë fishekët. Komandant Muzhaku ishte plagosur me të dy shokët e vet. Ranë robër të plagosur me armë pa fishekë, meqenëse i kishin harxhuar. Nazistët i nxorrën të nesërmen në një shesh, që dukej para popullit të Metkoviçit. Aty, një oficer me uniformë graduati të lartë, përgatiti repartin nazist për pushkatimin e tyre. Sakaq oficeri nazist pajisi robërit e plagosur me vegla pune. Abdulla Muzhakut i dha një kazmë, si dhe dy të tjerëve përkatësisht kazmë e lopatë.
Hapja e një varri
Oficeri nazist i hieroglifuar me uniformë tërë lajle e lule, me sytë të gozhduar te Abdulla Muzhaku, ulëriti: Hapni gropën tuaj. Këtu e keni varrin!
Këtë ulërimë të nazistit terrorist, piloti i ri shqiptar Muzhaku e priti i sigurt, madje krenar se jeta e tij me të shokëve edhe në varr do ti vlente Shqipërisë. Vëllai i Dritës, A. Muzhaku, me majën e kazmës puthitur në tokën e zezë, shpërndau buzëve një të qeshur të hidhur, gjithë domethënie, ndërsa me bisht të syrit në fytyrën kobzezë të xhelatit hitlerian. Hap gropën!, ulëriu sërish nazisti. Abdulla Muzhakut i përndritën me shpejtësinë e mendjes fjalët e ndjera sëbrendshi Si guxon, more nazist! Unë në varr jetoj rishmëzi liberator, po ti je i vdekur, që tani së gjalli terrorist, more horr! Si të ishin fërkime resh, që lëshojnë rrufetë, Abdulla Muzhaku, ulërimës kërcënuese Hap gropën!, iu përgjigj fytyrës me atë majë kazme, që do ta ngulte në tokë, shoqëruar me fjalët krisma rrufeje: Shqiptari nuk hap kurrë varr për vete. Varrin ua ka hapur kurdoherë armiqve
Në tokën e Metkoviçit
Këto fjalë thua ishin predha fluturuese, u shoqëruan me kazmat e lopatat e partizanëve fytyrës dhe uniformës së shenjuar të Frizit hitlerian. Por, si të ishin blice fotoreporterësh, u alternuan të gërshetuara njësh fjalët me krismat e armëtarëve xhelozë terroristë hitlerianë. Populli i Metkoviçit buzë liqenit e ndoqi tërë ankth atë ndeshje, nazist-partizan shqiptar, si një spektakël mizor, si spektaklin e një heroizmi të paparë, që formonte gjaku me shiritin e florinjtë të lidhjeve vllazërore të tokës së Malit të Zi me të shqiptarëve, që nuk kursyen gjakun e tyre. Ky spektakël, dhënë në tokën e Metkoviçit buzë liqenit, në Mal të Zi, mbeti me vlera të paharruara në episodet e pafund të historisë së Luftës së Dytë Botërore, kur antifashizmi vëllazëror shqiptar-malazez kanë përcjellë në dokumenta deri në thellësitë e rrënjëve të kombeve të ushqyera me djersë e gjak nga të dy popujt.
Mark Dodani/ gazeta ballkan