E diel, 12.10.2008
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > Opinione > Ndryshimi nis nga vetja...
Ndryshimi nis nga vetja...
Ndryshimi nis nga vetja...
Njė miku im mė i madh nė moshė dhe shumė mė i ditur, thoshte shpesh njė shprehje tė njohur: “Murit me kokė s’i bihet...!”. M’u duk kaq demoralizuese, kaq disfatiste, kaq fataliste si shprehje atėkohė. Dhe natyrshėm e urreva. Siē urren ēdo i ri.

Nuk e di se përse qe fjala tamam, aludim për socialen a politiken, por kjo pak rëndësi ka... U përpoqa të të kundërshtoj, me filozofizma e argumente. Iu dukën fare sipërfaqësorë dhe empirikë. Ai buzëqeshi vetëm, dhe u largua kokulur...

I ri atëherë, moshë kur jo rrallëherë të duket se muri mund të shembet fare lehtë nga koka jote. Apo kur deformimit dhe shtrembërimit të tij mund t’i bëhet derman, mjafton ta godasësh fort dhe çdo tullë a gur shkon në vend të duhur. T’i vesh spangon, muri kthehet në vijë të drejtë nga fillimi në fund. Është mosha kur jo rrallëherë sapuni të duket më i shijshëm se djathi, kur rebelohesh për hiçgjë, kur “Muri i madh kinez” të duket si një avlli që e kapërcen lehtë, e shumta me nja dy të gërvishtura, për të këputur nja dy kokrra mollë a portokaj në bahçen e komshiut. Kur mund të “mbytesh në një pikë ujë” (e sheh më vonë që ishte e tillë me kalimin e kohës), dhe të duket se mund të “notosh” me milje të tëra pa ditur hiç not... Kur “deti të duket kos” dhe rrugët gjithë baltë të duken bulevarde... dhe anasjelltas. E dihet ajo; “i riu si veriu...”, thonë të moçmit. Mosha kur të duket se di shumëçka, kur i ke kuptuar të gjitha, kur acarohesh me veten dhe me të tjerët me pyetjen: “Si nuk mendojnë dhe veprojnë këta më të rriturit që mbahen si më të mençur, siç mendoj unë të mendojnë dhe veprojnë...?!”. E kam lexuar diku: “Kur isha i ri, më dukej se dija më shumë se im atë. Kur shkova në moshë të tij, kuptova sa pak dija”... Kishte të drejtë ai miku im?

“Muri i të këqijave” drejtohet, sa t’i vesh spangon... Sikur të gjitha kokat e botës të godisnin nga pak murin për ta drejtuar, vështirë a do ia arrinin qëllimit, pra të drejtonin “murin”, le pastaj koka e vetme përballë forcës dhe gjigandizmit të tij... A thua se bota qe kaq naive sa mezi priste të vije ti që ta rregulloje. Ehu, sa “sizifë” kanë ardhur dhe ikur duke ngritur dhe stërngritur gjatë gjithë jetës së tyre gurin e të vërtetave të tyre! Ngri, rrëzo, ngri, rrëzo... Pa ia arritur asnjëherë. Plot, ka dhe do ketë “sizifë”. S’ka dalë kot miti i tij...

Por... Përpiqu të mendosh a meditosh sadopak. S’të vjen e keqja nga meditimi, veç po e kalove masën. Duke filluar nga koka jote, pse jo. Shih mos e ka ajo defektin, gabimin, ndonjë “gungë a qoshe” të tepërt. Merri energjitë e tua dhe shtrëngoji në gjoks fort. Mundet, që më parë, me gjithë atë energji të rebelimit, zemërimit, acarimit, frustrimit, rregullon dhe sistemon shumëçka brenda vetes.

Veço virtytet, pasionet, vlerat. Veset, të këqijat, struki në “depo”, mundësisht “me dyer të blinduara”, që mos mund të dalin dot. Mundohu që me atë energji të sistemosh vetveten, si fillim...

Përndryshe, po s’e bëre kaq gjë, as mos e mendo të ndreqësh dot botën jashtë teje. Ose të pranosh rrugë tjetër, të mund të bëhesh e shumta, thjesht një “tullë” për këtë mur të shtrembër, të zësh një vend midis të tjerave e të ndihesh rehat e i sigurt. Një tullë e mirë në mur të shtrembër është njëfarë zgjidhjeje... Por jo për ata që duan të ndryshojnë botën!

Nga Medi Belortaja/ shekulli



Publikuar: 02.07.2008 06:31:11
Lexuar: 59 herė
Fjalėt kyēe: Ndryshimi, nis, vetja,
  


Lajmet e fundit
Spanja fiton, Rumania dhe Franca ndajnė pikėt Spanja fiton, Rumania dhe Franca ndajnė pikėt
Java e ferrit e Bashkimit Europian Java e ferrit e Bashkimit Europian
Shtėpia e Bardhė: U bisedua pėr krizėn financiare Shtėpia e Bardhė: U bisedua pėr krizėn financiare



Lajmet te ngajshme
Nje familje Shqiptare me biznese ne tre kontinete Nje familje Shqiptare me biznese ne tre kontinete
Kremlini fitoi luftėn, por investitorėt nxitojnė tė largohen Kremlini fitoi luftėn, por investitorėt nxitojnė tė largohen
Mbi modelet e emėrtimeve Mbi modelet e emėrtimeve
Mirė se vini nė Universitetin e Pensionistėve Mirė se vini nė Universitetin e Pensionistėve
Debati nė krizė Debati nė krizė
Mafia, imunitetet dhe dopjo-ligji Mafia, imunitetet dhe dopjo-ligji
E drejta nė informim E drejta nė informim
Duke zbritur shkallėt...! Duke zbritur shkallėt...!
Radovan Karaxhic - njė kujtim nga Bosnja Radovan Karaxhic - njė kujtim nga Bosnja
Mbi traktatin rus tė sigurisė europiane Mbi traktatin rus tė sigurisė europiane
Google Yahoo MSN