Shakira ka vendosur ta nėnshkruajė njė kontratė me vlerė prej 70 milionė dollarėsh me kompaninė, "Live Nation".
Këngëtarja e hitit, Hips Dont Lie, është në ndjekje të hapave të Madonnës dhe Jay-Z, duke ia dorëzuar Live Nation menaxhimin e albumeve, komercializimin, shitjen e biletave dhe shërbimet e tjera, të cilat zakonisht i kryejnë më shumë kompani.
Marrëveshja ndërmjet këngëtares latine dhe kompanisë pritet të nënshkruhet në fund të këtij viti.
Sido që të jetë, 31-vjeçarja tani për tani ia ka besuar të drejtat incizuese Sony BMG's Epic Records, të cilët kanë të drejtën e editimit të dy albumeve të hit këngëtares, njërin në anglisht dhe tjetrin në spanjisht./telegrafi/