E diel, 23.11.2008
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > Maqedonia e fundit pėr nga investimet
Maqedonia e fundit pėr nga investimet
Maqedonia e fundit pėr nga investimet
Maqedonia sipas investimeve tė drejtpėrdrejta tė huaja ka pėrfunduar vitin 2007 si e fundit nė listėn e 20 shteteve tė Evropės Qendrore, Lindore dhe Juglindore.

Ndërkohë për sivjet megjithatë parashihet rritje e konsiderueshme.

Kjo theksohet në analizën e fundit të Institutit të Vjenës për studime ndërkombëtare ekonomike, sipas të cilit, vitin e kaluar në vend niveli i investimeve të drejtpërdrejta të huaja (IDH) ka qenë 239 milionë euro.

Instituti i Vjenës parasheh se Maqedonia do ta përfundojë vitin 2008 me gjysmë miliardë euro, që do të ishte niveli më i madh i IDH-së në vend nga viti 2001. Në fund të vitit, Maqedonia duhet ta evitojë vendin e fundit të listës, parasheh Instituti.

Rritje e vazhdueshme e IDH-së nga viti 2004 tek 20 shtete, sivjet do të ulet parasheh Instituti. Për vitin 2008 janë paraparë gjithsej 91 miliardë euro investime, për dallim nga viti i kaluar kur u regjistruan 101 miliardë.

Instituti në vitin 2008 parasheh rritje të investimeve vetëm në Shqipëri, Maqedoni, Poloni dhe Rumani.

Sipas Institutit të Vjenës, vitin e kaluar në EJL u investuan 9.072 miliardë euro rekord, ndërsa për sivjet janë projektuar 1.5 miliardë më pak. Përveç Maqedonisë dhe Shqipërisë, te të gjitha vendet tjera në rajon parashihet rënie: Bosnjë e Hercegovinë prej 1.47 miliardë në 800 milionë, Kroaci prej 3.62 miliardë në 2.8, Mal të Zi prej një miliardë në 500 milionë dhe Serbi prej 2.25 në dy miliardë.

Në grupet e vendeve anëtare të BE-së Rumania, Bullgaria dhe Sllovenia, vitin e kaluar kanë tërhequr shtatë, gjashtë, gjegjësisht një miliardë euro.

Investime më të lartajanë regjistruar në Rusi, mbi 38 miliardë euro, përdersia në Poloni janë investuar thuajse 13 miliardë. /Makfaks/


Publikuar: 02.07.2008 23:57:59
Lexuar: 76 herė
Fjalėt kyēe: Maqedonia, fundit, investimet,
  


Lajmet e fundit
Kriza ekonomike, barrė mbi emigrantėt dhe familjet e tyre Kriza ekonomike, barrė mbi emigrantėt dhe familjet e tyre
Pėrse na duhet simboli Skėnderbe? Pėrse na duhet simboli Skėnderbe?
Ingrid Gjoni kapet mat me Olsin e Big Brother Ingrid Gjoni kapet mat me Olsin e Big Brother



Lajmet te ngajshme
Fermerėt nuk pajtohen me ēmimin e qumėshtit Fermerėt nuk pajtohen me ēmimin e qumėshtit
Tatimet do tė paguhen mė lehtė Tatimet do tė paguhen mė lehtė
Greqi, qeveria ndan 28 miliardė euro pėr sistemin bankar Greqi, qeveria ndan 28 miliardė euro pėr sistemin bankar
Odat ekonomike firmosėn Memorandum tė pėrbashkėt Odat ekonomike firmosėn Memorandum tė pėrbashkėt
Rritet ēmimi I energjisė elektrike Rritet ēmimi I energjisė elektrike
Ēmimi i naftės ngjitet nė 130 dollarė Ēmimi i naftės ngjitet nė 130 dollarė
Moment i mirė pėr spekulantėt - Rritja e ēmimeve tė ushqimeve Moment i mirė pėr spekulantėt - Rritja e ēmimeve tė ushqimeve
Biēikletat shpėtim i vetėm nga shtrenjtimi i naftės Biēikletat shpėtim i vetėm nga shtrenjtimi i naftės
Mallrat me akcizė, peshėn kryesore Mallrat me akcizė, peshėn kryesore
Shqipėria dhe Kosova, jo konkurencė pėr tė tėrhequr investime Shqipėria dhe Kosova, jo konkurencė pėr tė tėrhequr investime
Google Yahoo MSN