I dyti i radhitur nė tenisin botėrorė, spanjolli Rafael Nadal, ka shėnuar fitore tė lehtė nė tre sete, 6-3, 6-2, 6-4, nė pėrballjen e djeshme ndaj britanikut Andy Murrayt, pėr tė arritur gjysmėfinalen e Wimbledonit.
Spanjolli ka shfaqur formën e tij më të mirë për të eliminuar anglezin në gjysmëfinale të këtij turneu të famshëm.
Ishte ndeshja ime më e mirë, sigurisht. U përpoqa të luaj një lojë agresive gjatë gjithë kohës dhe të godas fuqishëm. Jam i lumtur që do të jem në gjysmëfinale dhe po ashtu që mposhta një lojtar aq të vështirë, ka thënë Nadal.
Në gjysmëfinale spanjolli do të takohen me fituesin e duelit në mes të francezit Arnaud Clement ose gjermanit Rainer Schuettler.
Kundërshtarët e gjysmëfinales tjetër tashmë janë përcaktuar. Roger Federer, i cili mposhti kroatin Mario Ancic (6-1, 7-5, 6-4), do të përballet me rusin Marat Safin, i cili eliminoi spanjollin Feliciano Lopez 3-6, 7-5, 7-6, 6-3.