Agjenti i Didier Drogbas, ka pohuar se nuk do tė ishte befasi nėse klienti i tij kėtė verė do tė transferohej nė Real Madrid.
Sulmuesi i Chelseat ka përsëritur vazhdimisht dëshirën e tij për tu larguar nga Stamford Bridge, ndërsa duket se këtë verë një gjë e tillë do të realizohet.
Milan qe një kohë të gjatë është duke i kërkuar shërbimet e sulmuesit nga Bregu i Fildishtë, ndërsa fjalët e agjentit të tij i kanë komplikuar edhe më shumë gjërat.
Pse jo? Drogba është i qetë sepse ai gjendet në një skuadër të madhe siç është Chelsea, mirëpo Real Madridi është një skuadër gjigante, i është përgjigjur agjenti i tij, Pierre Frelot, një gazetari të gazetës, Marca, i cili e ka pyetur për mundësinë e kalimit të Drogbas te Mbretërit.