Nuk besoj se ndonjė qytetar shqiptar naiv beson se mėsymjet mediatike qeveritare kundėr korrupsionit burojnė prej dėshirės sė sinqertė tė krerėve tanė pėr ta kufizuar e shkulur kėtė zezonė me rrėnjė e me degė.
Kërleshjet, kërcënimet, kanosjet për të korruptuarit hipotetikë (të cilët përherë ikin ne drejtim te paditur), nga shumëkush tani përkthehen si përpjekje djallëzore për të mbetur në pushtet sa me gjatë, për të eliminuar me çdo mjet kundërshtarët, për te fituar sa më shumë imunitet, si dhe për tu pasuruar sa më shumë e sa më shpejt, natyrisht duke u shtirur e ngjirur nëpër ekrane dhe nëpër debate publike, gjoja si antikorrupsionistë të përbetuar, sikur, bash këta janë, - me demek! - të dërguarit e Perëndisë për të shfarosur këtë flamë!
Këta udhëheqës nuk janë naivë, as budallenj; tash janë regjur e janë bërë më të paturpshëm se kujtojnë që ne, qytetarët e bindur e te urtë të këtij vendi, jemi si ca buaj të lodhur e të shastisur që do të detyrohemi të përtypim në grazhd deklarimet, premtimet e përbetimet qe ata na hedhin nga podiumet, ekranet e gazetat, që ne të bëhemi edhe më të budallallepsur nga çna kujtojnë. Pa e çarë kokën për atë që ne mendojmë për ta e për veprimet e tyre, ata vazhdojnë avazin e majekrahit, kësaj here me motive antikorrupsionin, (dje me antikomunizmin), paçka se sa vjen e nuk u beson më njeri, edhe kur puthin ndonjë fëmijë buzë xhadesë së një mitingu, apo kur ju hedhin pleqve te vetmuar krahun ne qafë me mallëngjim!
Nuk paska gjë më të shpifur se demagogët e paturpshëm që të shohin drejt e ne sy sikur të thonë: guxo e mos i beso gënjeshtrat e mia!
***
Edhe njeriu më i thjeshtë e i pashkolluar e di biografinë e secilit syresh: Tani edhe një katundar i rëndomtë i Bathores apo i Lazaratit e di që ne këto 18 vjet pluralizëm ata, krerët tanë, paçka se u grindën si qentë mes vedi, paçka se këmbyen karriget e pushtetit me njëri-tjetrin, paçka se na premtuan parajsën
tani, si përfundim, nëpërmjet djersës dhe punës së tyre të ndershme e të palodhur për demokracinë dhe integrimin tonë në BE, ja tek u transformuan nga njerëz që erdhën në fillim te viteve 90-të me këpucë që fusnin ujë, në VIP-a, në milionerë te veshur firmato, ne liderë që kur flasin, flasin vetëm mençurisht, ne milionerë jo me lekë, po me euro e dollarë të siguruara nëpër bankat e huaja si dhe me prona te tundshme e te patundshme anekënd Shqipërisë!
As edhe një veprimtari biznesi në Amerikë e në Europë nuk mund te japë, për një kohë kaq të shkurtër, fitime kaq të shpejta e kaq të majme! Por ama, ata dinë fort mirë të këndojnë majekrahit, motivet e urrejtjes e te dasive, te shpifjeve dhe të tromaksjes së armiqve e bajlozëve të partisë, motive që ne çuditërisht na pëlqejnë e që, me sa duket, ende na venë në gjumë, si te ishim fëmijë kopilë të Lekë Dukagjinit!
***
Në të vërtetë, avazi i antikorrupsionit u provua se është një farsë tjetër majekrahit, e cila ndonëse këndohet me zë te lartë, në pyllin e politikës me hyrjabyrja, tashmë këndohet ne vetmi, solo, pasi nuk ka me njerëz normalë që ta dëgjojnë e ta pëlqejnë, prandaj edhe nuk mund të quhet më një motiv i ri për antikorrupsionin, edhe pse është ndryshuar teksti, po jo ritmi e as tingujt monotonë! Nëse dje antikorrupsioni para 2005-ës këndohej me polifoni, sot luhet me monofoni, sepse kane ndryshuar solistët, ata që mbajnë iso si dhe dirigjenti, por jo ne, spektatorët qe jemi te detyruar të dëgjojmë te njëjtin avaz me të njëjtin gisht në gojë
Për këtë arsye, shkalla e mosbesimit dhe e zhgënjimit ne shoqërinë shqiptar, veç një flluskë sapuni!
Arrestimet e disa zyrtarëve te nivelit te mesëm, në te vërtetë janë tym lotsjellës që hidhet në publik për të fshehur vjedhjet e abuzimet e mëdha me pronat, ryshfete nga tenderat dhe trafikun e influencës. Në kohën kur qeverisnin socialistët, korrupsionin e bënin peshqit e mëdhenj, por ama ata linin që në gjah e sipër të kullosnin e të lagnin gojën edhe peshqit e vegjël, qe këta të mbyllnin sytë e veshët e ti shërbenin kapos së partisë sa më mirë. Kurse sot korrupsioni është bërë monopol i frikshëm familjar! I një familjeje të vetme, e natyrisht, edhe të madhe, edhe të fuqishme, sa më ska të pushtetshme, familje, që siç po duken bathët, po ngutet e po këmbëngul dita-ditës që të mbetet në histori duke u bërë familje e madhe, derë e madhe, kullë e përjetshme, jo vetëm nëpërmjet bombardimit me propagandë, po edhe nëpërmjet pasurive jo shtetërore, d.m.th familjare!
Me sa duket, edhe krerët tanë e kane kuptuar se edhe në Shqipëri është e kotë të pretendosh të jesh e të mbetesh përjetësisht lider, pa qenë edhe i pasur, pa qenë familje e madhe, në kuptimin që u jep këtyre fjalëve mafia e vërtetë!
Sigurisht, nuk më takon mua te provoj se cili është më pak i dëmshëm, korrupsioni rozë, apo blu, pasi korrupsioni sështë gjë tjetër veç një murtajë që rropos çdo shoqëri, aq më tepër ne qe jemi popull i vogël dhe i varfër. Nuk është më i ndershëm dhe më i pafajshëm një i bardhë se një zezak që të vjedh shtëpinë. Por ajo që është e përbashkët, në të dy llojet e korrupsioneve të aplikuara përgjatë tranzicionit tonë gjasme demokratik, është bindja që kanë të dy palët e udhëheqësisë se nga politika mund te ikësh një ditë, por ama pasuria mbetet, pasuria të mbron, pasuria është e përjetshme, pasuria është edhe garanci, edhe imunitet, edhe lavdi, edhe fuqi! Kjo sjellje që tani mbizotëron ne te gjithë administratën, tek e fundit, shqip do të thotë: sa je në pushtet, bjeri me top, se nesër nuk do të kesh asnjë mundësi!
Ndaj nëpunësi i vogël është i detyruar te ndjekë shembullin dhe modelin e shefit të madh! Ndaj ryshfeti që kërkon një polic sa shkel në Shqipëri, nuk tregon vetëm fytyrën e policit, po te shefit te tij, të ministrit, të kryeministrit, madje te shtetit e të vetë shoqërisë. Kjo mendësi rrëmbe sa te mundesh sa je në pushtet, vetëkuptohet, nuk mund te luftojë korrupsionin, veç me ca gënjeshtra te stisura, me demagogji dhe arrestime të peshqve të vegjël e mjeranë, si p.sh të ca mësuesve që kapen në flagrancë e rrasen në burg e pastaj iu nxihet surrati në kronikën e zezë, shoqëruar me tekstin asgjësues: Ja, e kapëm, shiheni, ky faqezi u ka kërkuar studentëve 100 euro për një provim!...e deri te drejtorët e rrugëve në Ministrinë e Rrugëve! Kurse ata që kanë vënë brenda disa viteve, pa asnjë veprimtari biznesi, miliona euro, dhjetëra hektarë tokë të hipotekuara, makina luksoze, apartamente dhe vila ne bregdet
janë pikërisht ata që nesër do të na përbetohen se do të luftojnë dhe shkulin korrupsionin nga kjo shoqëri!
***
Ish-kryeministrin Meksi me tha një ditë se kur kishte pas qenë kryeministër, afro 15 vjet përpara, me ndihmën e ndërkombëtarëve, ishte përgatitur një projekt-ligj për deklarimin dhe verifikimin e pasurive jo vetëm të zyrtarëve të lartë, po edhe të çdo qytetari. Një praktikë të tillë e kanë të gjitha vendet demokratike. Në Itali, p.sh, brenda një viti, nëpërmjet sistemit kompjuterik verifikohen miliona qytetarë: mafia italiane nuk mund te paralizohej ndryshe, pa vënë nen vëzhgim e nën kontroll transfertat e parave e te pasurive
Nuk mund te blesh prona e te vësh në bankë miliona, pa deklaruar më parë burimin e tyre. Natyrisht që ky ligj asokohe nuk u miratua
Tani, çështë e vërteta, ekziston një ligj për deklarimin e pasurive të zyrtareve te larte, ekziston dhe një Zyrë ku je i detyruar te deklarosh pasurinë dhe të ardhurat
por ama nuk kemi dëgjuar deri me tani se ku dhe si i kanë bërë këto pasuri përrallore këta udhëheqës dhe familjaret e tyre!
Jo vetëm kjo Zyre nuk guxon tu afrohet të mëdhenjve tanë të superimunizuar, po as Prokuroria nuk guxon tu qaset, d.m.th të bëjë sikur do të hapë hetimet për të provuar burimin e pasurive të tundshme e te patundshme, të deklaruara dhe të padeklaruara, të ndonjë prej tyre, apo familjarëve te tyre! Por edhe nëse janë të deklaruara pasuritë e zyrtarëve të lartë, verifikimi i tyre nuk bëhet dot, edhe pse verifikimi në çdo vend demokratik është jo vetëm i thjeshtë, po edhe i paapelueshëm nga kurrkush, si të jesh President a kryeministër, si të jesh artist a sportist me famë botërore. Askush nuk guxon të kundërshtojë e të vetëmbrohet me frazën bajate: po sulmohem politikisht përballë pyetjeve: Ku i ke gjetur këto fitime, kur rrogën e ke pasur kaq e aq?... A i ke paguar taksat? A i ke qarkulluar paratë nëpërmjet bankave?...etj etj. Pyetje teknike që kërkojnë përgjigje të dokumentuara. Por për të shmangur përfundimisht edhe këto pyetje, ja tek po na vjen projekt-ligji për amnistinë fiskale. Në se para vitit 90-të ishim të gjithë njëlloj të shpronësuar, njëlloj të varfër, tani jemi të gjithë të pabarabartë përballë fitimeve, ligjeve dhe mundësive!
Ja përse korrupsioni nuk mund të luftohet në Shqipëri. Jo se nuk kemi një Di Pietro, po se hë për hë ne nuk mund te kemi një Di Pietro, pasi vazhdojmë te hiqemi për hunde nga ca palo bajraktarë e bejlurçina që tallen me ne e që rregullat dhe ligjet e demokracisë i njëjtësojnë, për hesap të vet, me nenet e Kanunit. Edhe nëse miratohet një ligj i mirë, ai nuk mund të zbatohet dhe këtë, më mirë se ne e dinë gjykatësit dhe prokurorët! Në një vend ku qytetarët nuk janë të barabartë përpara Ligjit, korrupsioni bëhet monopol, ai transformohet në lavdi dhe në nder duke vënë përfund moralin e shoqërisë! Ndaj antikorrupsioni është farsa më e shëmtuar që po luhet në skenën e shoqërisë sonë, ku edhe tragjikomeditë e Gërdecit nuk bëjnë më përshtypje te qeveritarët! Nëse do te kishte sadopak seriozitet kjo qeveri për të respektuar sa për sy e faqe votën antikorrupsion që mori në 2005, që në ditët e para do të kishte miratuar një ligj te qartë e te prerë për antikorrupsionin, një ligj qoftë edhe të përkthyer nga cilido vend demokratik i BE apo SHBA, ku të përfshihej deklarimi, verifikimi, ndëshkimi si dhe mungesa e plotë e imunitetit për cilindo që fsheh pasuritë, që ka prona me trafik influence, që ka para të padeklaruara në bankat e huaja, që ka abuzuar me pushtetin dhe që
etj, etj. Pra, ne na lipset një ligj që te pengojë familjarët e çdo pushtetari që ky të mos këtë asnjë mundësi të abuzojë me pushtetin e që për tri vjet të bëhet Familje e madhe, Familje milionere, Familje pronare në të gjithë vijën e bregdetit. Prandaj më së pari e mbi të gjitha, ne na duhet një Ligj që të mbrojë jo vetëm qytetarët, po edhe Di Pietrot nga politika!
Por kjo nuk mund të ndodhë se
se
Nga Kiço Blushi/ballkanweb