Deri sa tė mbushet serbatori i gazit duhet tė prisni mė gjatė. Mirėpo nė fund pritja sjell pėrfitim. Mbushja me gaz kushton mė sė shumti 1700 denarė.
Nëse automjetin e mbushni me benzinë duhet të paguani 4000 denarë. Për shkak të benzinës dhe naftës së shtrenjtë, gjatë pesë viteve të fundit çdo i dhjeti shofer automjeti nga benzina ka kaluar në përdorimin e gazit. Shkupi është qytet me rreth 200 mijë automjete. Me gaz qarkullojnë rreth 10 mijë kurse me pajisje të pa testuara edhe rreth 2000 automjete. Ky është një numër i madh dhe që gjithashtu ka edhe efekte pozitive për ambientin. Në fakultetin e makinerisë në Shkup shpjegojnë se gazi është karburant ekologjik dhe miqësor.
Gjatë përdorimit të gazit si zëvendësim për benzinën në një masë të konsiderueshme zvogëlohet ndikimi i dëmshëm i gazrave nga djegia e motorëve. Në Fakultetin e Makinerisë në Shkup është bërë studimi gjatë të cilit janë matur 200 automjete që kanë shfrytëzuar benzinë dhe më pas kanë kaluar në gazin për makina. Në studim është vërejtur se 30 deri 60 % e karbon monoksidit është zvogëluar gjatë djegies së karburantit, tha Dame Dimitrovski, kryetar i Institutit të teknologjisë së gazit.
Matjet e fundit të Entit i Mbrojtjes shëndetësore treguan se cilësia e ajrit në Shkup po përmirësohet gjatë 20 viteve të fundit. Para kësaj periudhe ndotës më të mëdhenj ishin kapacitetet industriale. Tani një numër i madh prej tyre kanë filtra mbrojtës. Sot ndotës më i madh është trafiku. Mirëpo, përdorimi më i madh i gazit na solli edhe diçka më të mirë, më shumë para në buxhetin familjar.
Ka përmirësime të cilësisë së ajrit nga trafiku, sepse njerëzit për shkak të çmimit të benzinës po kalojnë të përdorin gazin që është një opsion ekologjikisht i pranueshëm. Më i pranueshëm do të ishte të kemi automjete hibride ose të përdoret transporti publik dhe të kemi tramvaj, vlerëson Mihaill Kaçubovski, mjek ne Entin e Mbrojtjes Shëndetësore.
Ndërsa Qeveria paralajmëroi se do ti zvogëlojë tatimet për automjetet hibride. Ato vihen në lëvizje në mënyrë të kombinuar në benzinë dhe në energji elektrike, por tek ne deri më tani janë shitur vetëm disa prej tyre të markës Tojota Prius. Makinat e tilla kushtojnë mbi 25 mijë Euro. Derisa eventualisht të zvogëlohen tatimet për to, për qarkullimin me makinë më të lirë dhe për ajrin më të pastër në Shkup, mbetet gazi./alsat-m