E diel, 23.11.2008
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > Kultura > "Ēeku”"Milkani nė Karlovy Vary
"Ēeku”"Milkani nė Karlovy Vary
Kinemja shqiptare prezantohet nė festivalin prestigjioz ndėrkombėtar tė Karlovy Varyt. Lajmin e bėri tė ditur regjisori Piro Milkani i cili do tė jetė i pranishėm nė edicionin e 43-tė tė festivalit qė nis nesėr mė 4 korrik dhe mbyllet mė 12. Shkon atje me “Trishtimin e zonjės Shnajder” qė pothuajse nga tė gjithė quhet “film ēek”, edhe pse regjisorėt, Piro dhe Eno Milkani dhe aktori protagonist, Kreshnik Xhelilaj janė shqiptarė.

Në Karlovy Vary ai shfaqet premierë ndërkombëtare në seksionin e filmit çek për vitin 2007-2008, në datat 7 dhe 11 korrik. Në fakt është një kooproduksion shqiptaro-çek i financuar nga Qendra Kombëtare Shqiptare Kinematografike, ndërsa historia është ambientuare gjitha në Çeki, në vitet 60, në kohën kur Milkani studionte kinema në Pragë. Është vepra autobiografike e një shqiptari ku flitet fund e krye çekisht. Ecuria e filmit në Tiranë ishte disi ndryshe nga filmat e tjerë shqiptarë për të cilët 5000 spektatorë në më shumë se një javë është shikueshmëri “e mirë”. “Trishtimi i zonjës Shnajder” përdori forma interesante për ta joshur publikun deri tek ofertat e një udhëtimi në çift drejt Pragës.

Filmi vuan nga prozaizmi, ka një konflikt fluid dhe protagonistët janë të pandërtuar dhe të paangazhuar në histori. Më shumë rëndësi i jepet historisë së të rinjve të viteve gjashtëdhjetë në një botë gjysmë komuniste si një histori me të dëgjuar e më të thënë se sa të përjetuar. Drama nuk trondit sepse vjen vonë dhe nuk bën efekt. Sentimentalizmi është kryefjalë.

Për regjisorin e dytë të “Trishtimit të zonjës Shnajder”, Eno Milkani, është pjesëmarrja e dytë në Karlovy Vary. Pesë vjet më parë ka qenë me debutimin fiction dokumentarit “Edeni i braktisur” (2002).

Ka disa filma shqiptarë apo me elementë shqiptarë që marrin pjesë në Karlovy Vary.

Në seksionin konkurrues të quajtur East of the West, “Perëndimi i Lindjes”, ku jepetnjë përzgjedhje speciale e filmave më të mirë nga Evropa qendrore dhe Lindore, të realizuar që nga janari 2007, kanë hyrë 15 vepra nga Hungaria, Rumania, Lituania, Rusia, Estonia, Bosnje Hercegovina, Sllovakia, Çekia, Polonia, Gjermania, Letonia dhe Shqipëria me “Mao Ce Dunin” e Besnik Bishës. Filmi shfaqet më 11 korrik në Theatre Karlovy Vary dhe më 12 korrik në Cinema Lázně III. Të ftuar do të jenë regjisori Besnik Bisha dhe skenaristi Besnik Mustafaj.

Nuk është hera e parë që Shqipëria merr pjesë në “West of the East”. Kanë qenë aty “Syri magjik” i Kujtim Çashkut, “Slogans” i Gjergj Xhuvanit.

Në këtë edicion të 43-të të Karlovy Varyt, shfaqet gjithashtu dhe filmi “Heshtja e Lornës” për skenarin e të cilit vëllezërit belg Dardenë u vlerësuan në Festivalin e Kanës. Prej këtij filmi kritika ka shkëptur edhe interpretimin shumë të mirë të aktores kosovare Arta Dobroshi. “Heshtja e Lornës” është programuar në seksionin “Open Eyes”.

Në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Karlovy Vary shfaqen mbi 220 filma çdo vit nga e gjithë bota. Ka shumë nga ata që premierën botërore e bëjnë këtu çka i rrit reputacionin festivaleve të rëndësishëm të kategorisë A siçështë Karlovy Vary. Statusi i tij e kërkon që në seksionin e konkurrimit zyrtar të marrin pjesë filma të cilët pas janarit nuk kanë garuar apo nuk janë shfaqur në asnjë festival.

Çmimi më i madh që jepetështë Crystal Globe (20 000 USD). Një i tillë i jepet këtë vit aktorit amerikan Robert De Niro për kontributin në kinemanë botërore



Publikuar: 03.07.2008 02:48:42
Lexuar: 79 herė
Fjalėt kyēe: Ēeku, Milkani, Karlovy, Vary,
  


Lajmet e fundit
Kriza ekonomike, barrė mbi emigrantėt dhe familjet e tyre Kriza ekonomike, barrė mbi emigrantėt dhe familjet e tyre
Pėrse na duhet simboli Skėnderbe? Pėrse na duhet simboli Skėnderbe?
Ingrid Gjoni kapet mat me Olsin e Big Brother Ingrid Gjoni kapet mat me Olsin e Big Brother



Lajmet te ngajshme
Nga 1 deri mė 6 shtator organizohet Nga 1 deri mė 6 shtator organizohet "Java e filmit tė Faruk Begollit"
“To See if I’m Smiling” fiton nė Dokufest “To See if I’m Smiling” fiton nė Dokufest
Zbulohet njė armė e rrallė e familjes Ēefa Zbulohet njė armė e rrallė e familjes Ēefa
Fellini, njė festė Fellini, njė festė
Pentagramet e ndaluara tė pianistit tė parė Pentagramet e ndaluara tė pianistit tė parė
Antropologji me qira Antropologji me qira
Instalacioni i burgut tė Lubonjės Instalacioni i burgut tė Lubonjės
Na ishte se ē’na ėshtė: kinema “Dajti”, qendėr pėr fėmijė Na ishte se ē’na ėshtė: kinema “Dajti”, qendėr pėr fėmijė
Pas njė prove... nė Teatrin Kombėtar Pas njė prove... nė Teatrin Kombėtar
Atlasi i tė folmeve del nė dritė pas 20 vitesh Atlasi i tė folmeve del nė dritė pas 20 vitesh
Google Yahoo MSN