E premte, 9.1.2009
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > Opinione > Sarkozi perballe emigranteve
Sarkozi perballe emigranteve
Sarkozi perballe emigranteve
Femijet luajne ne nje salle te fundshekullit te 19-te. Te huajt e vegjel nuk e kane mendjen tek muret e zbukuruara apo llambadaret, apo kanapete me damask te kuq. Ata luajne kukamcefthi ne katin e pare te bashkise se rajonit nr 2 ne Paris. Aty ku kryetari i bashkise Zhak Boutalt (Jacques Boutalt) zakonisht i veshur me uniformen blu te bardhe kurorezon ciftet e reja, kete mbremje ai jep certifikatat e kujdestarise.

"Ky eshte per mua nje moment emocional. Sepse ne njerezve qe ndodhen ne nje situate te pashprese ju japim shprese"

Francezet marrin persiper kujdestari per te ashtuquajturat "sans papiers", pra per te huajt qe jetojne ne menyre ilegale ne France. Per shembull per Ananin, Adelin dhe tre femijet. Anan, 30 vjece, vjen nga Algjeria, bashkeshorti i saj nga Egjipti. 38-vjecari eshte murator dhe punon ne te zeze. Per shkak se ai nuk ka lejen e rregullt te punes, atij nuk i mbetet rruge tjeter, thote ai, ne nje frengjishte te cale.

"Letrat do te ndihmonin per te gjetur pune, per te paguar taksat, per te jetuar normalisht. Shpresoj qe kjo te funksionoje, sepse jetoj qe prej dhjete vitesh ne France. Me kete i plotesoj ne te vertete te gjitha kushtet, per t'u paraqitur ne prefekture - dhe me premtimin per nje kontrate te perhershme. I kam te gjitha ato qe duhen per dokumentet e mia".

Qe prej miratimit te rregullores me emrin "nga rasti ne rast" disa te huaj ilegale kane marre leje qendrimi. Te tjere dridhen. Sepse njohja e se drejtes se qendrimit varet nga arbitrariteti i autoriteteve, thone kritiket. Ose ilegalet merren ne arrest nga prefektura, tregon Kristof Deltombe. Ai eshte kryetari i shoqerise Emmaus, nje shoqate kjo qe angazhohet per te varfrit.

"Po qe se per shembull disa prefekte japin udhezimin qe te arrestohen njerez, qe vijne per te dorezuar letrat, atehere lind pyetja nese ketu pervertohet ligji. Hapesira perreth prefektures duhet te jete nje zone e mbrojtjes per ata qe duan te legalizohen. Ata nuk duhet te merren ne arrest".

Deltombe akuzon Presidentin Sarkozi dhe qeverine se ka filluar nje lufte te hapur kunder ilegaleve. Qe nga koha e ardhjes ne post te Sarkozise jane debuar 29000 te huaj, njofton ministri i Brendshem, Brice Hortefeux. Ai ben nje llogari te thjeshte: "Sa me shume ilegale te debohen, aq me pak do te perpiqen te futen. Numri i te huajve ilegale po reduktohet - per here te pare qe prej nje gjenerate".

Nga 200000 deri ne 400000 te huaj pa letra jetojne ne France. Sarkozi do qe ta ule edhe me shume kete numer, me ndihmen e BE-se. Ai ka vizionin e krijimit te paktit te imigrimit, i cili nder te tjera duhet te stopoje legalizimet masive. "Une them vetem se as qe nuk behet fjale qe te zbatojme nje legalizim te pergjithshem, sepse kjo do te na conte ne katastrofe. Ne vitin 1997, ne e beme kete. Ne vitin qe pasoi, numri i azilkerkuesve eksplodoi. Spanja dhe Italia, qe i kane lejuar legalizimet masive, kane vendosur nderkohe qe te mos e perserisin me, sepse nga kjo perfitojne vetem bandat e trafikanteve."

Edhe Ahmed Duoduglu ka perfituar nga keto legalizime. Turku me profesion rrobaqepes ka ardhur ne vitin 1976 ne France. Per kater vjet ai ka punuar pa letra. "Kjo me shkaktoi shume probleme. Me shtepine, me punen, nuk mund te zbrisja ne cfaredolloj metroje, sepse ishte i madh rreziku qe te kapeshe nga policia. Ne fillim te viteve ‘80-te nen Presidentin Mitterrand ka pasur legalizime masive. Une fitova lejen e qendrimit dhe te punes".

Nderkohe Ahmedi quhet Alain. Ai eshte martuar me nje franceze, ka shtetesine franceze dhe nje tregtar i suksesshem tekstilesh. Alain u zgjodh per te gjelbrit ne keshillin e qytetit te Parisit. Ai qendron perbri kryetari te bashkise ne sallen e zbukuruar. Ne fund thote:

"Shkelqyeshem, jam krenar, shume krenar...”. Alain ndalon ketu, sepse nuk mund te flase me. Atij i kujtohet se si jetonte me friken se mos e kapte policia para 30 vjetesh.

Deutsche Welle


Publikuar: 03.07.2008 04:30:57
Lexuar: 91 herė
Fjalėt kyēe: Sarkozi, perball, emigranteve,
  


Lajmet e fundit
Ēakėrdisja me ambasadat e reja tė Kosovės Ēakėrdisja me ambasadat e reja tė Kosovės
Reli Dakar: Terry vdiq nga sulmi kardiak Reli Dakar: Terry vdiq nga sulmi kardiak
Verė ’90, kur Alia “puthej” me Gorbaēovin Verė ’90, kur Alia “puthej” me Gorbaēovin



Lajmet te ngajshme
Status quo-ja e re – rrezik pėr tė ardhmen e vendit Status quo-ja e re – rrezik pėr tė ardhmen e vendit
Kosova nė mėshirė tė fatit Kosova nė mėshirė tė fatit
Tregtari, tuxhari Tregtari, tuxhari
Kosova, cfare vjen me pas? Kosova, cfare vjen me pas?
Aspekti social i krizės globale financiare Aspekti social i krizės globale financiare
Kryengritje e Pambaruar Kryengritje e Pambaruar
Aman, na shpėtoni! Aman, na shpėtoni!
Unioni i Mesdheut, oportuniteti i nje cikli te ri boteror Unioni i Mesdheut, oportuniteti i nje cikli te ri boteror
Shqiptarėt dhe Kosovarėt - Think Global and deal Local! Shqiptarėt dhe Kosovarėt - Think Global and deal Local!
Mafia, imunitetet dhe dopjo-ligji Mafia, imunitetet dhe dopjo-ligji
Google Yahoo MSN