Artisti kanadez Cesar Saez e ka njė ėndėrr. Dėshiron tė ngritė bananen 300-metėrshe tė mbushur me helium nė shkretėtirėn meksikane dhe ta lėrė atė tė notojė lart nė atmosferė, shumė lart mbi Teksas.
Saezit, i cili tanimë ka marrë 105.000 dollarë nga shoqata të ndryshme kanadeze për financim të kulturës, i nevojitet edhe më shumë para për ta nisur bananen gjeostacionare mbi Teksas.
Banana, e madhe sa fusha futbolli, në mes tjerash, do të shërbejë si koment i autorit për "imigrimin ilegal, marketing, seks, art dhe shumë e shumë gjëra të tjera".
Duke folur për bananen si për një skulpturë publike, zëdhënësi i Këshillit kulturor kanadaz lavdëron Saezin për faktin se përdor qiellin për ekspozitë, e jo parkun a sheshin".
Besimi i Këshillit në rëndësinë e bananes ka qenë aq i madh saqë për pemën fantastike i ka ndarë 95.000 dollarë.