Sapo na paraqiti kompaktin e ri Sandero, Dacia ka vendosur tė rifreksojė modelin me tė cilin para katėr vjetėsh ka filluar shtegtimin e vet drejt majave tė automjeteve tė lira Logan.
Ridizajnimi i Loganit në asnjë mënyrë nuk ka ardhur herët sepse në bazë të tij tashmë janë krijuar MPV e Pick-up, dhe kjo është bërë që Logani i ri të ndjekë linjat moderne të Sanderos.
Maska e përparme mu për këtë është ridizajnuar në bazë të Sanderos me drita të reja të përparme dhe pjesë të kromuara. Edhe nga brenda Logani i ri është përshtatur duke u bazuar në pamjen dhe komoditetin e Sanderos.
Përderisa nga ana teknike Logan mbetet i pandryshuar, e vetmja gjë që i është shtuar është funksioni elektronik gjatë frenimit./telegrafi/