E premte, 9.1.2009
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > Gabimet me Rusinė
Gabimet me Rusinė
Gabimet me Rusinė
Asnjėri nga dy kandidatėt presidencialė nuk kanė adresuar me seriozitet atė qė ėshtė sfida mė e madhe e politikės sė jashtme amerikane: kapacitetet e Rusisė pėr tė rrezikuar sigurinė e Shteteve tė Bashkuara.

Pavarësisht nga rënia e vitit 1991, që pasoi shkatërrimin e Bashkimit Sovjetik, Rusia disponon armë që mund të asgjësojnë Shtetet e Bashkuara, ka kompleksin ushtarako-industrial, të aftë për të eksportuar armë gati sa Amerika, sasi të mëdha të materialeve bërthamore që janë cak i terroristëve dhe rezervat më të mëdha të naftës dhe gazit në botë.

Rusia gjithashtu vazhdon të mbetet vendi me territorin më të madh në botë, i vendosur në hapësirën ndërmjet Perëndimit dhe Lindjes, në udhëkryqin e civilizimeve. Duke vështruar nga ky aspekt, siguria jonë nacionale mund të varet më shumë nga Rusia, sesa që varet Rusia nga ne.

Aktualisht, marrëdhëniet amerikano-ruse janë më të këqija se para 20 vjetësh. Këto raporte ngërthejnë në vete shumë konflikte serioze, ashtu si gjatë kohës së Luftës së Ftohtë - Kosovën, Iranin, Ukrainën, Gjeorgjinë, Venezuelën, zgjerimin e NATO-s, mbrojtjen kundër-raketore, armët bërthamore...

Madje, edhe paqja e tashme e ftohtë mund të jetë më e rrezikshme se gjendja e mëparshme dhe kjo për tre shkaqe: a) përballja aktuale nuk është Berlini, ose Bota e Tretë, por kufiri i Rusisë; b) kontrollimi i zbehtë i Rusisë të rezervave të armëve për shkatërrim në masë si trashëgimi e dezintegrimit në vitet e ‘90-ta, tejkalon çfarëdo kërcënimi të deritashëm; c) aktualisht mungon opozita e brendshme.

Si ka ndodhur kjo? Në mesin e elitës politike dhe mediale amerikane, kemi përgjigje gati unanime, sipas së cilës, politikat e brendshme antidemokratike të Presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, kanë shkatërruar këto mundësi historike.

Nga ana tjetër, në disponimin triumfalist, Amerika kishte "fituar" konfliktin 40-vjeçar dhe Rusia pas-sovjetike ishte komb i mundur, ngjashëm si Gjermania dhe Japonia pas Luftës së Dytë Botërore, vend pa sovranitet të plotë brenda dhe pa interesa autonome nacionale në planin e jashtëm.

Implikimet politike të këtij triumfalizmi, që janë në fuqi edhe tash, janë bërë të qarta për Moskën. Ato do të thoshin se Shtetet e Bashkuara kanë të drejtë të mbikëqyrin zhvillimet ekonomike dhe politike paskomuniste në Rusi.

Ato gjithashtu do të thoshin se Shtetet e Bashkuara kishin të drejtën të shkelnin premtimet strategjike ndaj Moskës, ashtu siç bëri administrata e Clintonit me zgjerimin e NATO-s drejt Lindjes, ose siç bëri presidenti Bush me tërheqjen unilaterale nga Marrëveshja për Armët (ABM), duke u dhënë anëtarësinë në NATO vendeve edhe më afër kufijve të Rusisë.

Veprime të tilla shkaktuan kundërpërgjigjen e Rusisë. Kjo u bë nën udhëheqjen e Putinit, por do të bëhej edhe nën lidershipin e ndonjë lideri tjetër eventual të Rusisë.

Këto politika të Shteteve të Bashkuara, që në Moskë janë parë si tentim për të mbajtur të dobët Rusinë dhe për të kontrolluar burimet e saj, kanë ndihmuar në ringjalljen e një nacionalizmi agresiv rus dhe nxjerrjen në skenën e Moskës të tezave për koncesionet ruse ndaj Shteteve të Bashkuara, që shkojnë deri në kapitullim.

Kremlini mbase ka reaguar në formë të sforcuar, por efektet dhe kërcënimet me një luftë të re të ftohtë janë të qarta. Për faktin që veprimet e para janë ndërmarrë nga ana e Uashingtonit, ato edhe duhet të tërhiqen prej andej.

Gjatë fushatave zgjedhore amerikane, këto çështje diskutohen, por as John McCain dhe as Barack Obama nuk kanë bërë një gjë të tillë. Përkundrazi, të dy kanë premtuar se do të jenë më të "ashpër" sesa George W.Bush ndaj Kremlinit.

Pavarësisht që për këtë askush nga ata nuk e ka kërkuar një gjë të tillë, ata duhet ta bëjnë.

* “The International Herald Tribune”

Nga Stephen F.Cohen


Publikuar: 03.07.2008 05:37:07
Lexuar: 86 herė
Fjalėt kyēe: Gabimet, Rusinė, kapacitetet, SHBA,
  


Lajmet e fundit
Ēakėrdisja me ambasadat e reja tė Kosovės Ēakėrdisja me ambasadat e reja tė Kosovės
Reli Dakar: Terry vdiq nga sulmi kardiak Reli Dakar: Terry vdiq nga sulmi kardiak
Verė ’90, kur Alia “puthej” me Gorbaēovin Verė ’90, kur Alia “puthej” me Gorbaēovin



Lajmet te ngajshme
Nė gjah pėr zotėri Europėn Nė gjah pėr zotėri Europėn
Haga dhe horra Haga dhe horra
Si po manipulohet me minierėn Si po manipulohet me minierėn "Sibovc" ?
Kontrolli i sėmundjeve Kontrolli i sėmundjeve
Tė ndėrtojmė strategji tė pėrbashkėta me diplomacinė e re kosovare Tė ndėrtojmė strategji tė pėrbashkėta me diplomacinė e re kosovare
Edhe nje paturpesi e Carla Del Ponte! Edhe nje paturpesi e Carla Del Ponte!
Hesapi i qėruar, tė nxjerr tė nderuar Hesapi i qėruar, tė nxjerr tė nderuar
Menēuri apo sanēopanēizėm?! Menēuri apo sanēopanēizėm?!
Marrėdhėnie Publike, jo Propagandė Marrėdhėnie Publike, jo Propagandė
Misioni diplomatik i Sarkozisė nė Moskė Misioni diplomatik i Sarkozisė nė Moskė
Google Yahoo MSN