E premte, 9.1.2009
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Stil
Shėndet
VIP
Teknologji
Psycho
Shkencė
Kuriositete
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > Spektėr > Shkencė > Shqiptaro- Amerikani shpik sistemin e ri pėr leximin e kompjuterit personal nga largėsia
Shqiptaro- Amerikani shpik sistemin e ri pėr leximin e kompjuterit personal nga largėsia
Shqiptaro- Amerikani shpik sistemin e ri pėr leximin e kompjuterit personal nga largėsia
Ata qė pėrdorin kompjuterin dhe udhėtojnė shumė, nuk do tė ishte keq tė kishin njė sistem qė t’i ndihmonte tė lexonin ose shikonin informacionin qė kanė nė kompjuter pavarėsisht se nė cilin vend tė botės ndodhen.

Ata që përdorin kompjuterin dhe udhëtojnë shumë, nuk do të ishte keq të kishin një sistem që t’i ndihmonte të lexonin ose shikonin informacionin që kanë në kompjuter pavarësisht se në cilin vend të botës ndodhen. Ky sistem tashmë ekziston madje së shpejti do të vihet në qarkullim edhe në gjuhën shqipe.

Shqiptaro-amerikani Donald Leka është kryetar dhe shef ekzekutiv i kompanisë TransMedia me qendër në Nju Jork, e cila ofron një sistem të tillë, që quhet Glide.

Zëri i Amerikës:Zoti Leka, ne ju kemi intervistuar edhe më parë dhe ju na keni shpjeguar se si funksionon ky sistem por më lejoni t’ju pyes se në çfarë faze ndodhet tani sistemi Glide?

DONALD LEKA:Më 29 maj, ne vumë në qarkullim versionin 3.0 të sistemit të operimit Glide në Karlsbad të Kalifornisë në një takim të quajtur D-Conferencë ose konferenca dixhitale. Mes pjesmarrësve ishin personalitete të tillë si Bill Gates, Michael Dell, Rupert Murdock, e të tjerë. Dhe reagimet ndaj sistemit tonë ishin të shkëlqyera.

Zëri i Amerikës:Këtu kemi pamje nga paraqitja që ju i bëtë sistemit Glide në Kaliforni. Përse mendoni se pjesmarrësit treguan interes, çfarë ofroni ju me këtë sistem?

DONALD LEKA:Glide është një sistem për menaxhimin e dokumenteve në kompjuter, një sistem që funksionon me të gjitha mekanizmat dixhitale që mund të keni. Ai është kompatibël edhe me çdo lloj kompjuteri që mund të përdorin personat e tjerë me të cilët ju komunikoni. Njerëzve u pëlqen ky lloj kompatibiliteti. Veç kësaj ky sistem të jep lëvizshmëri.

Për shembull, pjesmarrësit në konferencën dixhitale janë njerëz shumë të zënë dhe një pjesë të mirë të punës e bëjnë nga telefoni celular. Prandaj aspekti i lëvizshmërisë, mundësia për t’i kthyer telefonat celularë në kompjuter dhe jo vetëm telefonat e tipit blackberry, ishte për ata diçka shumë interesante.

Zëri i Amerikës:Pra nëse kemi një telefon si ky, në thelb ne mund të kemi akses në dokumentet e kompjuterit tonë personal, pavarësisht se ku ndodhemi, në Shqipëri, në Kosovë, e kudo tjetër?

DONALD LEKA:Po. Dhe ja se si bëhet. Ti mund ta sinkronizosh kompjuterin që ke në punë me atë që ke në shtëpi dhe me anë të telefonit mund të lexosh apo shikosh të gjithë informacionin që ke në këta kompjutera. Jo vetëm kaq. Çdo veprim që bën me këtë informacion pasqyrohet njëkohësisht në të gjithë këta kompjutera.

Zëri i Amerikës:A do të thotë kjo se, nëse ke një telefon celular dhe je i lidhur me sistemin Glide, në fakt mund ta kthesh telefonin tënd në një mjet me të cilin për shembull të mund të bësh tregti, në një farë kuptimi?

DONALD LEKA:Në një farë kuptimi, po. Sepse në këtë rast ti nuk bën gjë tjetër veçse i heq vetes nevojën për të patur me vete një kompjuter. Për shembull, nëse fillon një projekt në zyrë, ti mund ta përpunosh këtë informacion me anë të celularit gjatë rrugës për në shtëpi, kur je duke udhëtuar me tren. Pastaj, pasi ke arritur në shtëpi, mund t’i bësh informacionit ndryshime të tjera. Pra, nga telefoni mund të punosh me një word processor, mund të komunikosh, mund të bashkëpunosh për një projekt, pra të punosh së bashku me një koleg i cili ndodhet diku tjetër, madje mund të bësh montazh fotografish.

Zëri i Amerikës:A e keni sistemin edhe në gjuhën shqipe?
DONALD LEKA:Po e kemi. E kemi përkthyer tashmë në shqip dhe do të jetë gati për përdorim më 10 korrik.


Publikuar: 03.07.2008 05:52:46
Lexuar: 95 herė
Fjalėt kyēe: Amerikani, shpik, sistemin, lexim, kompjuterve, larg,
  


Lajmet e fundit
Ēakėrdisja me ambasadat e reja tė Kosovės Ēakėrdisja me ambasadat e reja tė Kosovės
Reli Dakar: Terry vdiq nga sulmi kardiak Reli Dakar: Terry vdiq nga sulmi kardiak
Verė ’90, kur Alia “puthej” me Gorbaēovin Verė ’90, kur Alia “puthej” me Gorbaēovin



Lajmet te ngajshme
Shkencėtari zbulon bojėn qė i bėn mjetet tė padukshme pėr radarėt Shkencėtari zbulon bojėn qė i bėn mjetet tė padukshme pėr radarėt
OBSH: OBSH: "Epidemia e duhanit" do tė vrasė njė miliardė njerėz
Prodhohet krem pėr mbrojtje nga Sida Prodhohet krem pėr mbrojtje nga Sida
Ėshtė vėzhguar se si shimpanzat shkruajnė nė gjethe Ėshtė vėzhguar se si shimpanzat shkruajnė nė gjethe
Alarmi vjen nga SHBA: Kujdes nga perdorimi i zgjatur i celularit Alarmi vjen nga SHBA: Kujdes nga perdorimi i zgjatur i celularit
Zbulohet preparati pėr shėrimin  e tė mvarurve  nga amfetamina Zbulohet preparati pėr shėrimin e tė mvarurve nga amfetamina
Zbulohet viagra pėr femra Zbulohet viagra pėr femra
Lumturia mund tė trashigohet Lumturia mund tė trashigohet
Borė nė planetin e Marsit Borė nė planetin e Marsit
Studimi, orgazėm me ‘pika G’ Studimi, orgazėm me ‘pika G’
Google Yahoo MSN