E premte, 9.1.2009
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Stil
Shėndet
VIP
Teknologji
Psycho
Shkencė
Kuriositete
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > Spektėr > Psycho > 8 Sekretet pėr tė qenė e bukur
8 Sekretet pėr tė qenė e bukur
8 Sekretet pėr tė qenė e bukur
Pėr tė qenė tė bukur, asnjėherė nuk duhet tė lini gjithēka nė dorė tė natyrės. Ėshtė e nevojshme qė edhe ju tė kujdeseni pėr veten tuaj. Receta pėr tė arritur ėshtė shumė e thjeshtė: ushtrime dhe masazhe ēdo ditė. Dita duhet tė nisė e qetė dhe tė mbyllet duke qenė tė ēlodhur. Rezultati? Lėkurė e freskėt dhe e shkėlqyeshme gjatė gjithė ditės

Sekretet që duhet të dini gjatë ditës

Gjithçka varet nga mënyra se si zgjoheni. Nëse dita juaj nis në mënyrë të këndshme, do të jeni e mbushur me energji dhe kështu lëkura juaj do të ketë një pamje më të bukur dhe të tonifikuar. Për të arritur këtë mjafton vetëm pak kujdes.

1. Zgjimi i qetë

Vendosi dy alarme zgjimi me një distancë kohore 10 minuta nga njëra-tjetra. Kjo është koha që i duhet trupit për të kaluar butësisht nga gjendja e gjumit në zgjim. Pranë shtratit mbani një gotë me ujë për t’i hedhur disa pika ujë fytyrës, në qafë dhe te krahët.

Kjo do t’ju japë një ndjesi freskie dhe do të ndihmojë edhe lëkurën të zgjohet. Më pas, pini një gotë ujë para se të keni ngrënë mëngjes, pasi kjo do t’ju ndihmojë të pastroni organizmin nga toksina e akumuluara.

2. Gjimnastikë

Ngrihuni nga shtrati ngadalë dhe pa u sforcuar. Kur të jeni ngritur në këmbë hapni krahët, duke i larguar ato sa më shumë të jetë e mundur. Më pas drejtoi lart, mbi kokë, sikur doni të kapni diçka që është shumë lart jush. Qëndroni kështu për 20 sekonda dhe më pas çlodhuni. Ky ushtrim do t’ju ndihmojë të largoni mpirjen e trupit, të shtendosni shpinën dhe kurrizin si dhe të tërhiqni sa më shumë të jetë e mundur shtyllën kurrizore.

3. Frymëmarrja

Hapni dritaret për të lejuar ajrin e pastër në futet në dhomë. Ndërkohë, rrotulloni krahët e mbledhur, në mënyrë që të shtendosen shpatullat. Mbi kokë vendosni një peshqir dhe qëndroni në këtë pozicion, duke marrë frymë dhe e nxjerrë atë qetësisht të paktën 2 minuta.

Gjatë dushit ujit duhet të hapet në maksimum, në mënyrë që të bjerë mbi lëkurën tuaj me forcë. Këshillohet që të mos laheni me ujë të nxehtë. Sa më i freskët të jetë, aq më shumë tonifikon lëkurën e trupit. Pak esencë eukalipti, e derdhur në vaskë apo në banjë, do t’ju ndihmonte
Pas të merrnit frymë më lirshëm.

4. Përdorni kremrat

dushit fshihuni me një peshqir të ashpër, duke e fërkuar lëkurën me forcë, në mënyrë që të ndihmoni qarkullimin e gjakut. Pasi të fshiheni, masazhoni trupin me një krem hidratues apo me një esencë aromatike. Në këtë mënyrë do të keni një zgjim të këndshëm, do të jeni gati për ditën e gjatë dhe lëkura juaj do të jetë e freskët dhe e shkëlqyeshme.

Sekretet që duhet të dini gjatë natës

1. Banjë çlodhëse

Pas ditës së gjatë të punës është shumë e nevojshme të bëni një banjë çlodhëse, shumë e rëndësishme për të gjithë trupin. Mund të zgjidhni një pushim të gjatë në vaskë apo një dush të shpejtë. Sido që të jetë preferenca juaj, asnjë ditë nuk duket të hiqni dorë nga dushi pas pune.

2. Masazh për barkun

Masazhoni barkun përreth kërthizës me lëvizje në formë rrethore të paktën për 2 minuta. Këtë gjë mund ta bëni ndërsa jeni duke u larë në vaskë apo në dush. Ky është masazhi që femrat aziatike u bëjnë fëmijëve të tyre për të pushuar së qari si dhe për t’i ndihmuar të flenë shpejt.

3. Masazh për kokën

Pasi të keni larë dhe shpëlarë mirë kokën, masazhoni rrënjët e flokëve duke kruar lëkurën e kokës me shumë delikatesë. Më pas, tërhiqini flokët lehtë dhe pas pak nisni sërish masazhin. Kjo është një teknikë indiane që ka një efekt të jashtëzakonshëm për çlodhjen e menjëhershme të të gjithë trupit.

4. Një çaj qetësues

Para se të shtriheni, këshillohet të pini një çaj të ngrohtë me bazë bimësh. Pasi çaji të jetë gati, hidhni një lugë mjaltë dhe lëreni të ëmbëlsohet për pesë minuta, më pas është gati për t’u pirë. Çaji në mbrëmje është qetësuesi ideal për t’u çlodhur.


Publikuar: 03.07.2008 06:01:06
Lexuar: 259 herė
Fjalėt kyēe: 8-sekretet, qenė, bukur,
  


Lajmet e fundit
Ēakėrdisja me ambasadat e reja tė Kosovės Ēakėrdisja me ambasadat e reja tė Kosovės
Reli Dakar: Terry vdiq nga sulmi kardiak Reli Dakar: Terry vdiq nga sulmi kardiak
Verė ’90, kur Alia “puthej” me Gorbaēovin Verė ’90, kur Alia “puthej” me Gorbaēovin



Lajmet te ngajshme
Lumturia, femrat deri nė 48 vjeē, meshkujt ndihen tė lumtur mbi 50 vjeē Lumturia, femrat deri nė 48 vjeē, meshkujt ndihen tė lumtur mbi 50 vjeē
Nė kėrkim tė misterit tė sė qeshurės Nė kėrkim tė misterit tė sė qeshurės
A mund tė jemi tė lumtur ? A mund tė jemi tė lumtur ?
Kėshilla tė eksperteve pėr tė shmangur stresin Kėshilla tė eksperteve pėr tė shmangur stresin
Prinderit ne syte e femijeve Prinderit ne syte e femijeve
Rolet e nėnės dhe babait! Rolet e nėnės dhe babait!
"Ja pse jeni tė mėrzitshėm"
Disa kėshilla pėr nje jete tė lumtur bashkeshortore Disa kėshilla pėr nje jete tė lumtur bashkeshortore
Nuk ėshtė ideal, mirėpo ėshtė megjithatė ideal i papėrsosur! Nuk ėshtė ideal, mirėpo ėshtė megjithatė ideal i papėrsosur!
Tė hash nė mes tė natės! Tė hash nė mes tė natės!
Google Yahoo MSN