Botohet fjalori 41 mije fjalėsh shqip- shqip qe mban si autor publicistin Mehmet Elezi.
Ceremonia per promovimin e fjalorit u organizua nga Qëndra e Studimeve Albanologjike dhe Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë dhe ku te pranishem ishin mjaft studiues e shkrimtare. Ajo qe vlen per t'u theksuar esht fakti se fjalori eshte i vetmi fjalor shqip- shqip i ilustruar me vargje e shprehje të drejtpërdrejta.
Gjithashtu libri permban fjale te cilat nuk gjenden në fjalorët e Akademisë së Shkencave së Republikës së Shqipërisë, rreth 5000 fjalë të urtra, 1000 urime. Mehmet Elezi aktualisht eshte ambasador i Shqiperise ne Zvicer. Ai njihet gjithashtu si autor i librave Kosova midis politikës dhe realpolitikës, Dita e 8 e javës, Varri i fatit, Kalendari i Noes, etj.