Kujdesi gjatė ushqyerjes sė fėmijėve.
Sipas studimit tė ISHP-sė nėnat nuk janė tė kujdesshme ndaj higjienės sė gjirit, gjatė ushqyerjes sė fėmijėve.
Nënat janë të interesuara të ushqejnë sa më mirë bebet e tyre por nuk tregojnë kujdes ndaj higjienës, duke rrezikuar seriozisht infektimin e qumështit të gjirit.
Madje ato janë shumë pak të informuara ndaj riskut që mund të lindë pikërisht për faktin se ato nuk e pastrojnë gjirin as para dhe as pas ushqyerjes së foshnjes. Kështu, studimi i Institutit të Shëndetit Publik tregon se rreth 50 për qind e nënave nuk e pastrojnë gjirin e si pasojë edhe infeksionet dëmtojnë jo vetëm nënat, por edhe bebet. Gjithashtu, studimi bën të ditur edhe mënyrën se si ushqehen nënat dhe nivelin arsimor të tyre.
Studimi
Në studimin e ISHP-së u përfshinë 140 femra që ushqejnë fëmijën me qumësht gjiri dhe në qendër të studimit ka qenë pikërisht higjiena që tregojnë ato. "Vetëm 47% e femrave raportojnë se e pastrojnë gjirin gjatë periudhës së ushqyerjes së fëmijës së tyre",- bëhet e ditur në studimin e ISHP-së duke shtuar se kjo nuk është aspak pozitive për shëndetin e tyre. Ndërkohë tep♪7r negativ është edhe fakti se, shumë pak femra janë të ndërgjegjësuara për infeksionin e gjirit dhe pasojat që vijnë pikërisht për shkak të higjienës.
Ushqyerja
Ushqyerja është një faktor shumë i rëndësishëm që ndikon jo vetëm në shëndetin e nënave por edhe të fëmijëve të tyre, gjatë ushqyerjes me gji. "Pjesa më e madhe e femrave dhe konkretisht 34 % e tyre raportojnë se konsumojnë rregullisht si produktet me origjinë shtazore, edhe ato me origjinë bimore",- bëhet e ditur në studim.
Megjithatë ajo çfarë është problematike, është fakti se femrat edhe gjatë kohës kur janë shtatzëna, por edhe kur lindin fëmijët, nuk janë pasive ndaj duhanit dhe pijeve alkoolike.