Firefox 3, pas njė pritjeje bukur tė gjatė, kohė mė parė ėshtė pėrfunduar dhe ėshtė lėshuar pėr shpėrndarje. Pos dukjes sė rifreskuar, nė tė mund tė gjenden edhe shumė opsione tė reja tė cilat e bėjnė shfletimin e internetit mė tė rehatshėm.
Do ti përmendim pesë risi të cilat sigurisht do tju hynë në punë shfrytëzuesve dhe vizitorëve të kohëpaskohshëm të faqeve të internetit si dhe shfletuesve të rryer të internetit.
1. Opsioni për zoom
Me shtypjen e thjeshtë të butonit Ctrl dhe shtypjen e njëkohshme në + apo zmadhohet ose zvogëlohet pamja e faqes së uebit. Në Firefoxin e ri nuk do të zvogëlohet respektivisht zmadhohet vetëm teksti, por e tërë faqja, së bashku me fotografitë dhe përmbajtjet tjera. Shkronjat tepër të vogla, apo tepër të mëdha, më nuk do të duhet të janë një problem.
2. Shtimi në bookmarks me një klik
Firefox 3 në shirit me adresën e uebit shfaqë një yll, duke shtypur në të faqja e cila aktualisht është e hapur regjistrohet në bookmarks, në direktorinë 'Unsorted Bookmarks'. Ylli mund të jetë edhe verdhë edhe e bardhë, e kur të jetë e verdhë, atëherë nënkupton se faqja veçmë është e regjistruar.
3. Kërkimi i shkarkimeve (downloads

teknologji
Nëse shpesh shkarkoni materiale, e më pas gjendeni pak më vështirësi me shkarkimet tuaja, Firefox 3 do të mbajë mend të gjitha dosjet e shkarkuara dhe vendndodhjen e tyre në disk. Për tu gjendur më lehtë, këtu është integruar edhe opsioni për kërkimin e shkarkimeve.
4. Vërtetimi i sigurisë
Me klikimin në ikonën në shiritin për paraqitjen e adresës shfrytëzuesi mund të marrë informata mbi sigurinë e faqes së internetit në të cilën gjendeni. Më shumë informata mund të gjenden duke klikuar në tastin 'More information'.
5. Etiketat (tags) për bookmarks
Koleksioni i bookmarks të secili shfrytëzues rritet nga dita në ditë dhe pa pastrim të rregullt, të gjendesh në mesin e tyre di të jetë bukur situatë e palakmueshme.
Me shtimin e etiketave (tags) - çdoherë kur bëni bookmark u mundëson kërkimin me ndihmën e etiketave, që mund të jetë shumë më thjesht. Gjithashtu, tani e tutje në shiritin e adresës mund të shkruani vetëm etiketën dhe në përzgjidhje do të fitoni të gjitha faqet e mbajtura mend sipas asaj etikete.