E diel, 23.11.2008
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > Dosier > Propaganda dhe roli i enklavizmit sėrb nė Kosovė
Propaganda dhe roli i enklavizmit sėrb nė Kosovė
Propaganda dhe roli i enklavizmit sėrb nė Kosovė
Rasti i fundit nė Graqanicė, ku u plagos njė i ri sėrb nga persona tė pa njohur, ishte shkaku qė tė rrebelohet popullata sėrbe nė kėtė enklavė dhe tė bllokohet rruga Gjilan – Prishtinė pėr orė dhe ditė tė tėra. U sulmuan vandalisht veturat nė rrugė dhe u plagosėn 6 shqiptarė. Kjo ngjarje mė sė miri ilustron rrolin e enklavave sėrbe tė mbjellura nė tėrė teritorin e Kosovės dhe karakterin destruktiv pėr ardhmėrinė e sajė.

Kjo strategji sërbe e enklavizimit të Kosovës, tregon qartë se cili është qëllimi i krijimit të këtyre çerdheve ultranacionaliste sërbe. Ato, që tani fuksionojnë si njësi exteritoriale, të varura direkt nga bazat e tyre në Sërbi.

Këto rrebelime ndodhin sa herë Beogradi ka interesë që në Kosovë të shkaktohen trazira.

Vrasjet, plagosjet dhe problemet tjera që ndodhin në enklavat sërbe

( të inskenuara apo jo), gjithnjë janë shkas që të prejudikohet fajtori. Pa pritur asnjë prononcim të organeve zyrtare të sigurimit për rastet e ndodhura, si në kohën e Millosheviqit, në këto raste fajtorët kujdestarë janë shqiptarët !

Shumë nga vrasjet e sërbëve në Kosovën e pas luftës janë kryer për arsye të pa njohura, nga vetë vrasësit sërbë!. Edhe krimet ordinere mes tyre, shfrytëzohen për qëllime dhe interesa të politikës sërbe.

E vërteta për këto raste, zakonisht vonohet për aq kohë sa mendohet se është konsumuar mjaft nga pala sërbe për arritjen e qëllimeve politike.

Në këtë interval kohor zhvillohet propagandë shumë agresive ndaj shqiptarëve dhe bëhen denoncime tek faktori ndërkombëtar, duke u munduar të paraqitet jeta e pamundshme me shqiptarët e Kosovës.

Aktivitet i tillë propagandistik zhvillohet edhe në mediat sërbe brenda Sërbisë duke manipuluar me të pa vërtetat, duke nxitur opinionin sërb në frymën nacionaliste antishqiptare. Edhe pse, pas një kohe zbulohën kryesit e veprave, demantët dhe prezantimi i së vërtetës gjithnjë mungojnë. Kjo është politika sërbe për shqiptarët në Kosovë, e cila është e bazuar gjithnjë në shpifje dhe gënjeshtra.

Populli sërb, e ka pranuar shumë afër zemrës porosinë e babait të tyre të kombit, Dobrica Qosiq, i cili preferon me mburrje gënjeshtrën si metodë të punës në interes të çështjës kombëtare sërbe.

Në periudhën kur Millosheviqi synonte okupimin e Kosovës, çdo ditë lansohej nga një gënjeshtër për kinse presione të shqiptarëve ndaj sërbëve, dhunime të plakave sërbe, dëmtime të varrezave sërbe…, metodë kjo shumë e njohur që nga lufta e dytë botërore kur nazistët akuzonin hebrenjtë për të gjitha te këqijat .

Rasti më eklatant i një gënjeshtre të tillë antologjike, është vetëplagosja e homoseksualit sërb Martinoviq , në vitin 1984, i cili gjatë seansave të vetëknaqësisë , u lëndua rëndë duke shqyer zorrën e trashë me shishe xhami. Edhe pse ai fillimisht në Emergjencën e Klinikës Kirurgjike në Prishtinë , kishte deklaruar se lëndimi ishte vepër e tij, ai nën presionin e sigurimit shtetëror sërb të asaj kohe, ndrroj deklaratën e dhënë më parë, për qëllime politike “ patriotike ”, dhe akuzoj shqiptarët për këtë vepër !!!

Propaganda sërbe antishqiptare në atë kohë me muaj të tërë nuk kishte të ndalur lidhur me rastin Martinoviq. Ky rast arriti edhe në faqet e shtypit ndërkombëtar.

Populli shqiptarë në Kosovë, në këto çaste vendimtare për fatin e vetë, është shumë i ndërgjegjëshëm për veprimet e veta. Janë të kota trumpetimët e serbëve për kinse trysnin që bëjnë shqiptarët ndaj tyre. E vërteta është shumë e njohur për ndodhitë në Kosovë, jo vetëm nga populli i sajë, por edhe nga shumë agjensi informative dhe kundër informative që veprojnë nga pas lufta në Kosovë.Cdo trillim propagandistik i plasuar për interesa politike paguhët shtrejtë për palën që e lanson. Tendencat dhe gënjeshtrat sërbe që plasohën për anatemimin e popullit shqiptarë në Kosovë , do të kthehën si një bumerang për vetë ata.

Nëse dikush është i rrezikuar në Kosovë, atëherë ata janë shqiptarët, gjë që u dëshmua këto ditë në Graqanicë, kur u bllokua rruga dhe u sulmuan veturat dhe u plagosën shqiptarët e pa fajshëm.

Në emër të “ pakicës së rrezikuar” sërbe manipulohet që moti, sidomos nga periudha e paraluftës, kjo dukuri përsëritet gjithnjë kur vie momenti të vendoset fati i Kosovës. Ajo “ pakicë e rrezikuar “ është e gatshme të terorizojë mbarë Kosovën në çdo kohë.

Edhe rasti i nxënësve shqiptarë të një shkolle të mesme nga Tirana, të cilët ishin vendosur në një nga hotelet në Brezovicë, përjetoj çaste dramatike terori nga personeli sërb. Shumë nga ata ishin për herë të parë në Kosovë dhe e përjetuan nga afër “ mikëpritjen “ sërbe në atë enklavë.

Beogradi zyrtar, nuk ka interes të pres raportet zyrtare të organeve të zbulimit për “ krimet “ ndaj pakicës sërbe në Kosovë, por me nguti plason gënjeshtrat me ndihmën e përfaqësive diplomatike në tërë botën. Për fat të keq në këtë lojë të ndyer antishqiptare marrin pjesë edhe disa shtete tradicionalisht aleate të Serbisë.

E gjithë kjo bëhet më të vetmin qëllim që të anatemohët populli shqiptar në arenën nderkombëtare si fajtori kryesor për destabilizimin e këtij rajoni.

Sipas informacioneve që arrijnë nga kanale të ndryshme informative dhe kundërinformative ( ndërkombëtare dhe të vendit), pas trazirave të 17 marsit të vitit të kaluar në Kosovë, në enklavat sërbe , në emër të ndihmave humanitare ka arritur sasi e madhe e paisjeve të sofistikuara ushtarake, së bashku me ta dhe ekspertë luftarak serbë. Pra aty, perveq popullatës civile ka dhe “ popullatë ” tjetër sërbe. E gjithë kjo bëhët në prag të definimit të statusit përfundimtar të Kosovës dhe minimit te përpjekjeve për stabilizimin e këtij rajoni.

Kjo sqaron enigmën e thënjës “ opsione sekrete rezervë “ që shpesh e përmendin zyrtarët sërbë , në rast të zgjidhjës së disfavorshme të statusit të Kosovës për sërbet !!!

Kush e parapëlqen destabilizimin e situatës në Kosovë në këtë periudhë historike, është shumë e qartë. Disa qarqe supervisore ndërkombëtare pro sërbe, këtë fakt e dijnë shumë mirë dhe për arsye që ata e dijnë heshtin !

Sërbët dhe disa shqipfolës të kolonës së pestë në Kosovë , gjithnjë kan pasur instruksione dhe misione të caktuara nga “ nëna Sërbi ”. Jo rastësisht , Millosheviqi pat zgjedhur Fushë Kosovën dhe popullin sërbë aty që të bëjë promovimin e ideve të tijë, pikërisht aty filloj Jogurt Revolucioni , i cili më vonë përfshiu tërë Jugosllavinë deri në shkatërrim të plotë të saj.

Garnitura e re e udhëheqësve sërbë, vazhdon të njejtën rrugë ( pa krye), me qëllim të ngritjës së “ pazarit “ për grabitjen e tokave në Kosovë. Ata dhe gjithë të tjerët duhet ditur faktin se toka e Kosovës nuk është në licitim nga AKM-ja, kufijt e saj janë të pa prekshëm.

Tash së fundi u plasua edhe një “ margaritar “ diplomatik i zgjidhjës së çështjës së Kosovës nga ana e Kryeministrit çek Paroubek. Ai dëshiron që pjesën veriore të Kosovës të ja dhuroj Sërbisë. Ky zyrtar çek, si duket ka harruar faktin se luftën në Kosovë e humbi Sërbia agresore në formë shumë të turpshme në vitin 1999. Sërbia si humbëse nuk ka të drejtë të uzurpoj asnjë pëllëmbë tokë në Kosovë. Kosova do të fitoj pavarësinë e plotë me teritorin e sajë të pa cunguar.

Besnik R. Bardhi/ereniku




Publikuar: 03.07.2008 06:43:45
Lexuar: 134 herė
Fjalėt kyēe: Propaganda, roli, enklavizmit, sėrb, Kosovė,
  


Lajmet e fundit
Kriza ekonomike, barrė mbi emigrantėt dhe familjet e tyre Kriza ekonomike, barrė mbi emigrantėt dhe familjet e tyre
Pėrse na duhet simboli Skėnderbe? Pėrse na duhet simboli Skėnderbe?
Ingrid Gjoni kapet mat me Olsin e Big Brother Ingrid Gjoni kapet mat me Olsin e Big Brother



Lajmet te ngajshme
Ditet e fundit ne ekzil te djalit te Viktor Emanuelit te Italise Ditet e fundit ne ekzil te djalit te Viktor Emanuelit te Italise
Si vdiq Tito Si vdiq Tito
Rėnia e mbretėrisė dhe kėnga e shqyer e zogut Rėnia e mbretėrisė dhe kėnga e shqyer e zogut
Nje klithme nga kulla e Sheremetit Nje klithme nga kulla e Sheremetit
Abraham Lincoln, ikona e Luftės Civile Abraham Lincoln, ikona e Luftės Civile
Origjina ballkanike e Ilirėve Origjina ballkanike e Ilirėve
Shqipėria pendohet, u rikthehet marrėdhėnieve me Kinėn Shqipėria pendohet, u rikthehet marrėdhėnieve me Kinėn
Pse nuk ia thashė dot babait, fjalėn e fundit kur e nisėn me pranga Pse nuk ia thashė dot babait, fjalėn e fundit kur e nisėn me pranga
Adem Jashari simbol i kombit Adem Jashari simbol i kombit
Gorbaēovi analizon fraksionet: Gorbaēovi analizon fraksionet: "Si dėshtoi teoria e Trockit"
Google Yahoo MSN