E diel, 23.11.2008
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > Opinione > UNMIK-u me rol tė ri
UNMIK-u me rol tė ri
UNMIK-u me rol tė ri
Situata e pėrgjithshme nė Kosovė tani pėr tani i ngjanė sjelljes nė njė rreth pa dalje. Nė njė sjellje tė tillė ngjajnė edhe veprimet dhe deklarimet e udhėheqėsve institucional tė Kosovės. E gjitha kjo, ėshtė pasojė e moskuptimit tė problemeve nė thelb dhe tė tė mėsuarit me atė, se dikush tjetėr duhet t’ua shpjegojė situatėn dhe t’u tregoj shtegdaljen.

Mjegullën e ka dendur edhe më shumë mbetja e UNMIK-ut në Kosovë, ani pse ai nuk figuron askund në Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Kjo mbetje ka shkaktuar konfuzion, sepse tani nuk dihet se, mbi çfarë baze do të veprojë dhe cili është qëllimi apo roli kryesor i këtij misioni. Është mision që do të raportoj në KS të OKB-së për atë që ndodh në Kosovë; është këtu për ta mbikëqyr punën e institucioneve të Kosovës dhe Misionit Europian; do të ketë rolin e ndërmjetësit në bisedimet e reja mes Prishtinës dhe Beogradit, apo e ka marr përsipër rrezikun kryesor, që ta realizojë ndarjen funksionale të Kosovës, që me vonë do të shndërrohet në ndarje faktike të Kosovës. Megjithatë, ajo që duhet sqaruar tani është, ose UNMIK-u vërtet nuk ka “legjitimitet”, ose që Kosova nuk është tamam ashtu e pavarur si thuhet.

Por, me afër mendsh është, se UNMIK-u në asnjë variant nuk është pa “legjitimitet” dhe se Kosova po “mashtrohet” se është shtet i pavarur dhe se ndryshimi i vetëm që ka ndodh me “plotfuqishmërinë” e Kushtetutës së Kosovës është një hap përpara në atë që quhej autonomi substanciale, e që kjo nuk e përjashton realitetin se Kosova pas 17 shkurtit dhe 15 qershorit do të udhëhiqet dhe qeveriset nga dy sisteme të ndryshme juridike. Serbët do të vazhdojnë të udhëhiqen nga rregulloret e UNMIK-ut dhe ligjet e ish Jugosllavisë dhe të Serbisë, duke u thirr në Rezolutën 1244. kurse shqiptarët do të qeverisen përmes ligjeve që dalin nga Kushtetuta dhe rregulloret që përcakton Bashkimi Europian. Mbase kjo do ta qartësojë gjithë lojën që luhet nga 17 shkurti dhe se Kosova po shkon drejtë një ndarje, që tani prezantohet, si “ndarje funksionale e Kosovës, mes shqiptarëve dhe serbëve”.

Natyrisht kjo është detyra e parë, që e “legjitimon” mbetjen e UNMIK-ut përmes letrës së Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-Moon. Këtu është edhe defekti, sepse nuk është kuptuar që përmes kësaj letre po “legjitimohet” mbetja e mëtutjeshme e UNMIK-ut në Kosovë dhe se po i besohet një rol i ri.

Udhëheqësit e Kosovës, si gjithnjë të entuziazmuar” me lehtësi pranuan letrën dhe planin e Sekretarit Ban Ki-Moon, për “rikonfigurimin” e UNMIK-ut në Kosovë. Ndërsa që Serbia, natyrisht se nuk ishte dakord, ngase ajo asnjëherë nuk ka qenë e tillë, me të vetmen arsye, se duke kërkuar më shumë mund të arrijë atë që kërkon. Prandaj, Serbia gjithnjë kundërshton në mënyrë që ta rris “pazarin” e saj në këtë proces. Dhe duket se ia ka arritur, të paktën kështu deklarojë vetë Sekretari Ban, sipas të cilit Tadiqi e ka bindur se duhet të ketë bisedime të reja mes Kosovës dhe Serbisë. Nuk do të ishim kundër këtyre bisedimeve, nëse ato do të bëheshin për dëmet e luftës, borxhin e Kosovës apo për ndonjë çështje që do të ishte interes i të dy vendet në perspektivën e së ardhmes, sepse ndryshe nuk mund të ecë asnjëri vend, siç nuk ka mundur të arrijë as vetë Europa në këto ditë, nëse dy armiqtë e sajë me të mëdhenj, Franca dhe Gjermania, nuk do të ishin ulur në të njëjtën tavolinë për të biseduar.


Prandaj, “legjitimiteti” i ri i UNMIK-ut në Kosovë është i bazuar në dy dokumente. E para, Rezoluta 1244 nuk është shfuqizuar dhe derisa ajo nuk hiqet, s’kemi pse vajtojmë rreth këtij misioni. E dyta, forcimi i këtij “legjitimitet” ka ardhur edhe më shumë në rrethanat e reja përmes letrës së vetë Sekretarit Ban. Me anë të asaj letre, ai i ka dhenë një detyrë të re Misionit të UNMIK-u në Kosovë, atë të ndërmjetësimit të bisedimeve të reja mes Prishtinës dhe Beogradit për gjashtë pikat që kërkohen në letër.
Për dallim nga angazhimi i një përfaqësuesi special, ai ka autorizuar të dërguarin e tij në Kosovë për shumë arsye. Me kryesorja është, që të mos dëshpërohet udhëheqja e Kosovës se po futet edhe në një proces të ri negocimi, sepse do ta paraqiste si humbëse të betejës, dhe në anën tjetër për të mos e entuziazmuar udhëheqjen e Serbisë me këtë hap, duke menduar që të ketë bisedime nga një pozicion tjetër, nga sa ishte në Vjenë. Kjo për arsye, se Kosova tani ka krijuar një pozitë me të avancuar juridiko-politike kundrejt Beogradit dhe që prezantohet edhe në letrën e Ban-it. Aty Serbia prezantohet si superiore ndaj Kosovës, duke treguar shumë qartë raportet mes Kosovës dhe Serbisë, të cilat prezantohen në varësi. Pra, këtu prezantohet Kosova nën Serbinë në një raport të marrëdhënieve federale.

Nëse, nuk është kështu, atëherë, pse Sekretari Ban, kërkon që të bisedohet për gjashtë pika që janë tërësisht në kompetencë dhe brenda sovranitetit të Kosovës? Në këtë pikë shumë me naive se sa loja e Ban-it që të na shes “dushk për gogla”, është pozicioni i udhëheqjes së Kosovës. Pse? Sepse në përpjekje për t’u treguar lojal dhe të dëgjuar ndaj të tjerëve, ata nguten të pranojnë çdo gjë që u shkruhet, madje edhe ajo që nuk është aspak e mirë për neve.

P.sh. Sekretari Ban shkruan në letrën e tij se duhet të bisedohet për gjashtë pika, që janë shumë të rëndësishme dhe që në fakt tregojnë se, sa i varur apo i pavarur je si vend, ndërsa kjo pranohet lehtësisht, duke u komentuar se nuk do të bisedohet në asnjë variant tjetër, vetëm si dy shtete të pavarur. Kjo tregon se ata, nuk e kanë kuptuar paraprakisht thelbin e letrës dhe kërkesën e saj. Ata, sikur nuk e kuptojnë se ato gjashtë pika nuk kanë karakter të bisedimeve mes dy shteteve, por janë të karakterit lokal dhe se dialogu duhet të zhvillohet mes njerëzve të Kosovës, më saktësisht mes institucioneve të Kosovës dhe qytetarëve të saj, pa dallim. Këtu, nuk ka çka të bisedohet me Serbinë dhe kjo çështje është dashur t’i sqarohet edhe Sekretarit Ban në përgjigjen që i është dërguar, por edhe PSSP-së Zanieri. Kjo që shkruan Sekretari Ban dhe që pranohet nga udhëheqja e Kosovës i bie, sikur ne t’i tregojmë Serbisë se, si duhet të ndërtohet dhe të funksionoj policia, gjyqësia, doganat, trashëgimia kulturore, pushtetin lokal, financat, etj, në Luginën e Preshevës. A do ta pranonte këtë përzierje Serbia? Sigurisht se jo, sepse janë çështje nën sovranitetin e saj dhe se “është përzierje” në punët e brendshme të një shtetit të pavarur.

Në momentin që pranohet të bisedohet me Serbinë për këto çështje, që duhet konsideruar si çështje të brendshme të Kosovës, duhet që në të njëjtën kohë të pranohet edhe konstatimi se nuk jemi vend i pavarur dhe se më 17 shkurt dhe 15 qershor të vitit 2008 ne kemi bërë vetëm një hap në avancimin e pozitës tonë juridiko-politike. Ose ndryshe duhet të adaptohemi me idenë, se pushtet do të kesh aq sa ke fuqi për ta imponuar atë dhe se përtej asaj dikush tjetër qeverisë. Kjo i bie se të qeverisë do të thotë se duhet të jesh i fuqishëm, në mënyrë që ta imponosh pushtetin tendë mbi pjesë të caktuar të vendit. Kjo fuqi fatkeqësisht na mungon, ngase nuk kemi qenë aq këmbëngulës në kërkesat dhe qëndrimet tona. Tani duhet t’i bartim pasojat dhe t’i plotësojmë kërkesat e të tjerëve, edhe kur ato kërkesa janë kërcënuese për neve. Prandaj, edhe e kemi të vështirë për të dal nga rrethi në të cilin kemi hyrë dhe nuk po arrimë ta gjejmë rrugën për të dalë nga kjo gjendje.

Ardian Zejnaj/telegrafi


Publikuar: 04.07.2008 00:24:11
Lexuar: 50 herė
Fjalėt kyēe: UNMIK, Kosov, situata,
  


Lajmet e fundit
Kriza ekonomike, barrė mbi emigrantėt dhe familjet e tyre Kriza ekonomike, barrė mbi emigrantėt dhe familjet e tyre
Pėrse na duhet simboli Skėnderbe? Pėrse na duhet simboli Skėnderbe?
Ingrid Gjoni kapet mat me Olsin e Big Brother Ingrid Gjoni kapet mat me Olsin e Big Brother



Lajmet te ngajshme
Domosdoshmėria e shtrirjes sė komunikimit elektronik nė procesin politik Domosdoshmėria e shtrirjes sė komunikimit elektronik nė procesin politik
Varferia, kercenimi asimetrik dhe demokracia Varferia, kercenimi asimetrik dhe demokracia
Krim-industria! Krim-industria!
Was America Borned in the Streets? Was America Borned in the Streets?
Te korrat e urise Te korrat e urise
Partitė politike dhe rekrutimi i anėtarėsisė Partitė politike dhe rekrutimi i anėtarėsisė
Kremlini fitoi luftėn, por investitorėt nxitojnė tė largohen Kremlini fitoi luftėn, por investitorėt nxitojnė tė largohen
Fajin nuk e ka pasqyra Fajin nuk e ka pasqyra
Pėrgjigjet e vakėta ndaj Ballkanit Pėrgjigjet e vakėta ndaj Ballkanit
Beteja e Bukureshtit Beteja e Bukureshtit
Google Yahoo MSN