E diel, 23.11.2008
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > Ekonomi > Deficiti tejkaloi 1.1 miliardė dollarė
Deficiti tejkaloi 1.1 miliardė dollarė
Deficiti tejkaloi 1.1 miliardė dollarė
Deficiti tregtar i Maqedonisė nė periudhėn janar-maj tė vitit 2008 arrin 1.15 miliardė dollarė, qė ėshtė dyfish mė shumė nė krahasim me periudhėn e njėjtė tė vitit tė kaluar.

Maqedoni në pesë muajt e parë të vitit të kaluar ka realizuar deficit në shkëmbimin tregtar me vlerë prej 550,2 milionë dollarë që është për 109 për qind më pak krahasuar me deficitin e sivjemë.

Njëherit vëllimi i përgjithshëm i shkëmbimit të Maqedonisë me botën e jashtme në periudhën janar-maj të vitit 2008 tejkaloi 4.51 miliardë dollarë, që paraqet rritje prej 47 për qind në krahasim me vitin e kaluar.

Sipas të dhënave paraprake të Entit Shtetëror për Statistikë, vlera e përgjithshme e eksportit të mallrave nga Maqedonia në periudhën janar-maj të vitit 2008 arrin 1.68 miliardë dollarë, ndërsa i importit 2.83 miliardë dollarë.

Mbulimi i importit me eksport është 59,4 për qind, që është për rreth 10 për qind më pak në krahasim me vitin e kaluar, kur ky tregues arrinte 69,6 për qind.

Shkëmbimi tregtar sipas produkteve tregon se në eksportin më së shumti merr pjesë feronikli, produktet e hekurit dhe çelikut, si dhe veshja, ndërsa në importin më së shumti janë të përfaqësuara nafta e papërpunuar, energjia elektrike dhe automjetet motorike.

Maqedonia më së shumti eksport realizon në tregjet e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian (60 për qind) dhe në vendet e Ballkanit Perëndimor (34,6 për qind), përderisa më së shumti importon nga vendet e BE-së (46,5 për qind) dhe nga vendet në zhvillim (32,2 për qind).

Partnerë më të rëndësishëm tregtarë të Maqedonisë janë Serbia, Gjermania, Rusia, Greqia dhe Bullgaria. Me pesë shtetet e lartëpërmendura Maqedonia realizon mbi 50 për qind të shkëmbimit të përgjithshëm tregtar me botën e jashtme. /Makfaks/


Publikuar: 04.07.2008 01:26:48
Lexuar: 66 herė
Fjalėt kyēe: Deficiti, tregtar, Maqedonisė,
  


Lajmet e fundit
Kriza ekonomike, barrė mbi emigrantėt dhe familjet e tyre Kriza ekonomike, barrė mbi emigrantėt dhe familjet e tyre
Pėrse na duhet simboli Skėnderbe? Pėrse na duhet simboli Skėnderbe?
Ingrid Gjoni kapet mat me Olsin e Big Brother Ingrid Gjoni kapet mat me Olsin e Big Brother



Lajmet te ngajshme
Koncesionet e minierave, po shpėrdorohen pasuritė Koncesionet e minierave, po shpėrdorohen pasuritė
Dollari nė nivelin mė tė lartė tė dy javėve Dollari nė nivelin mė tė lartė tė dy javėve
Qytetarėt shprehin shqetėsim pėr ēmimet e larta Qytetarėt shprehin shqetėsim pėr ēmimet e larta
"Ēmendet" ēmimi i naftės
Qeveria ka bėrė rebalancin e buxhetit Qeveria ka bėrė rebalancin e buxhetit
Qeveria dhe bizneset pajtohen nė parim pėr ndryshim tė tatimeve Qeveria dhe bizneset pajtohen nė parim pėr ndryshim tė tatimeve
Ēmimi i shėrbimeve tė taksive mbetet i njėjtė Ēmimi i shėrbimeve tė taksive mbetet i njėjtė
Maqedonia duhet tė sigurojė stabilitet energjetik Maqedonia duhet tė sigurojė stabilitet energjetik
800 milionė euro pėr tė shpėtuar nga bankroti aviokompanin italiane 800 milionė euro pėr tė shpėtuar nga bankroti aviokompanin italiane
OKB: Importet e ushqimeve, kėtė vit 1 triliardė dollarė OKB: Importet e ushqimeve, kėtė vit 1 triliardė dollarė
Google Yahoo MSN