E diel, 23.11.2008
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Stil
Shėndet
VIP
Teknologji
Psycho
Shkencė
Kuriositete
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > Spektėr > Shėndet > Mbroni fėmijėt nga dielli
Mbroni fėmijėt nga dielli
Mbroni fėmijėt nga dielli
Prindėrit duhet t’i kenė parasysh disa rekomandime dhe paralajmėrime, me qėllim qė t’i mbrojnė fėmijėt dhe lėkurėn e tyre gjatė ditėve tė nxehta verore.

Dermatologët dhe pediatrit pohojnë se gjatë zgjedhjes së preparatit mbrojtës të lëkurës së fëmijës, duhet pasur kujdes në plotësimin e disa kushteve: faktori mbrojtës duhet të jetë i lartë, të ketë filtër UV, mikro-pigmente dhe të mos përmbajë substanca aromatike apo shtesa të ngjashme të cilat janë shkaktarë të shpeshtë të reaksioneve alergjike.

Një ditë ose disa orë para, provojeni si do të reagojë kremi në lëkurën e fëmijës suaj duke e vendosur atë vetëm në një sipërfaqe të lëkurës, me ç’rast do të mund të vëreni nëse shfaqet ndonjë reaksion alergjik ose reaksion tjetër i ngjashëm.

Gjithmonë shmangni orarin ditor, nga ora 10 deri në orën 15, kur rrezet UVB dhe UVA janë më intensive. Ndërsa në pjesën tjetër të ditës fëmijën e lyeni me krem i cili përmban faktor SPF 40 ose 50, dhe këtë përsëriteni çdo dy orë. Procedura e vendosjes së kremit duhet përsëritur dhe para hyrjes në ujë edhe pas daljes nga uji.

Duhet pasur kujdes në mbrojtjen e pjesëve të ndjeshme (fytyra, hunda, buzët). Sytë e fëmijës janë shumë të ndjeshme në diell, prandaj ato duhet të mbrohen me syza të cilat mbrojnë nga rrezet e diellit.

Gjatë qëndrimit në diell fëmija duhet konsumojë ushqime të pasura me vitamina dhe shumë lëngje, pasi që dielli shumë shpejt mund ta thajë lëkurën dhe ta dehidrojë organizmin.

Foshnjat duhet të jenë të veshura me tesha dhe të mbajnë kapelë, ndërsa nuk guxojnë të qëndrojnë jashtë në kohën kur intensiteti i rrezatimit është shumë i madh.


Publikuar: 04.07.2008 02:45:51
Lexuar: 58 herė
Fjalėt kyēe: Mbroni, fėmijėt, dielli,
  


Lajmet e fundit
Kriza ekonomike, barrė mbi emigrantėt dhe familjet e tyre Kriza ekonomike, barrė mbi emigrantėt dhe familjet e tyre
Pėrse na duhet simboli Skėnderbe? Pėrse na duhet simboli Skėnderbe?
Ingrid Gjoni kapet mat me Olsin e Big Brother Ingrid Gjoni kapet mat me Olsin e Big Brother



Lajmet te ngajshme
Dhimbja e kokės te gratė tregues i riskut pėr sėmundje Dhimbja e kokės te gratė tregues i riskut pėr sėmundje
Deficiti i vitaminės D pėrkeqėson kancerin e gjirit Deficiti i vitaminės D pėrkeqėson kancerin e gjirit
Jeta pas kancerit tė gjirit Jeta pas kancerit tė gjirit
Rritja dhe zhvillimi i fėmijės Rritja dhe zhvillimi i fėmijės
Rrushi i mirё pёr alkoolistёt Rrushi i mirё pёr alkoolistёt
Mė keq tė ndjehesh i trashė sesa tė jesh Mė keq tė ndjehesh i trashė sesa tė jesh
Hudhėr pėr pleqtė Hudhėr pėr pleqtė
Pesha e shtatzėnės dhe pesha e fėmijės Pesha e shtatzėnės dhe pesha e fėmijės
A i kanė zvogėluar prodhuesit acidet trans-yndyrore A i kanė zvogėluar prodhuesit acidet trans-yndyrore
Mundimet nė mėngjes-fėmija do te jetė vajzė Mundimet nė mėngjes-fėmija do te jetė vajzė
Google Yahoo MSN