E diel, 23.11.2008
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > Kufiri mes shpresės dhe zhgėnjimit
Kufiri mes shpresės dhe zhgėnjimit
Kufiri mes shpresės dhe zhgėnjimit
Ritmet e xhazit ia lėnė vendin kėrkimit pamor. Nė ditėn e dytė tė edicionit tė katėrt tė Festivalit tė Xhazit nė Shkodėr u prezantuan edhe disa video-projeksione tė artistėve Michele Robecchi dhe Raul Martinez. Mes artistėsh ndėrkombėtare ėshtė edhe ai shqiptar Ardian Paci.

Ndërfutja e këtij projeksioni në ditët e festivalit të xhazit vjen si një risi e edicionit të sivjetëm. Drejtori e producenti artistik i festivalit, Florian Jakaj, tregon se videoprojeksioni ka bërë një tur në Birmingam, Madrid, Nju Jork dhe tani dhe në Shkodër. Video- projeksioni përfshin disa pjesë të xhiruara nga artistët e arteve pamore në vende të ndryshme të botës, në qendër të së cilave ishte investigimi i hapësirës mes iluzionit dhe deziluzionit. Videoja e Adrian Pacit, vendoset në një aeroport. Një turmë refugjatësh nga vendet e varfra të vendosur në radhë hipin në një platformë për ngjitje në avion. Por sapo mbërrijnë, të rreshtuar njëri pas tjetrit, avioni largohet pa i marrë. Planet e zgjedhura me kujdes nga Paci, paraqesin turmën mbi platformën në mes të pistës së aeroportit, ndërsa avionët shkojnë e vijnë. Shpresës së tyre i zë vendin zhgënjimi. Një video tjetër paraqet një grup të rinjsh në një disko a pub, ku janë vajzat ato që grinden fillimisht me fjalë e më pas me grushta, ndërsa të tjerët i shohin me indiferentizëm. Një video e realizuar në Hollandë paraqiste dy mjete zjarrëfikëse që bëjnë spektakël me mënyrat e lëshimit të ujit në një pistë avionësh, ku nuk kanë çfarë të shuajnë, ndërsa nën muzikën e Shtrausit konfigurojnë hedhje uji në formë shatërvanesh. Në fund garojnë me një vapor që në det bën të njëjtën gjë. Në të dy rastet, uji i hedhur nuk shërben për asgjë. Videoja e realizuar nga Pavël Drala paraqet një njeri që shkruan e vizaton në tokë dhe më pas gjithçka e fshin, duke përdorur duart, këmbët, kokën, trupin e tij. Në fund largohet lakuriq, duke lënë aty në tokë të gjithë rrobat, që i kishin shërbyer për të fshirë ëndrrat e tij. Cristian Lukas paraqet një video të realizuar në Nju Jork e Madrid, ku me pluhur droge, një i droguar shkruan “Felicidad”- Lumturi. Një tjetër videoprojeksion e shfaqur mbrëmë paraqet portretin e Karl Marksit të fokusuar për disa minuta në ekran, ndërsa nga sytë e tij pikojnë lotë. Zëri i aktorit të njohur të filmave me arte marciale, Bruce Lee, ilustrion një pamje pylli të mbuluar nga mjegulla. Një bashkëbisedim pa zë mes meshkujve të ndryshëm, përballë njëri- tjetrit, që ndahen të zhgënjyer se nuk kanë gjetur atë që donin, një njeri i vetmuar në një plazh, ku ndonëse i veshur me kostum e kollare ka në kokë një kapele pirate dhe luan me një fuçi të gjetur në rërë, një orator emigrant, i cili rreket të tregojë zhgënjimin e tij mes një qyteti të madh, ku rrokaqiejt dhe indiferentizmi i turmave të njerëzve janë përgjigjja për të. Janë të gjitha këto pjesë të disa nga pjesët e filmave të shfaqur. Krahas përfshirjes së artit pamor në festival, për herë të parë këtij festivali i shtohet edhe një kurs për fëmijët 4-12 vjeç, ku marrin njohuritë e para mbi muzikën xhaz dhe improvizimin.

Anila Dushi/shekulli



Publikuar: 04.07.2008 02:55:21
Lexuar: 74 herė
Fjalėt kyēe: Kufiri, shpreses, zhgėnjimit,
  


Lajmet e fundit
Kriza ekonomike, barrė mbi emigrantėt dhe familjet e tyre Kriza ekonomike, barrė mbi emigrantėt dhe familjet e tyre
Pėrse na duhet simboli Skėnderbe? Pėrse na duhet simboli Skėnderbe?
Ingrid Gjoni kapet mat me Olsin e Big Brother Ingrid Gjoni kapet mat me Olsin e Big Brother



Lajmet te ngajshme
Sarandė, rihapet muzeu arkeologjik Sarandė, rihapet muzeu arkeologjik
Ajri i Kinostudios dhe Gėzim Erebara Ajri i Kinostudios dhe Gėzim Erebara
TKOB, njė sezon artistik pėr 55-vjetorin TKOB, njė sezon artistik pėr 55-vjetorin
Ekspozita e studenteve te grafikes ne Akademine e Arteve Ekspozita e studenteve te grafikes ne Akademine e Arteve
Zbulohet njė varr monumental nė qytezėn e Ksamilit Zbulohet njė varr monumental nė qytezėn e Ksamilit
Harrohuni me Fellinin Harrohuni me Fellinin
Muzeu i Apolonisė, drejt shembjes Muzeu i Apolonisė, drejt shembjes
“FOKUS” nuk merr pėrsipėr tė ēudisė “FOKUS” nuk merr pėrsipėr tė ēudisė
Polovina: Polovina: "Ben Blushi ka bėrė spektakėl me Skėnderbeun
Baroku madhėshtor Baroku madhėshtor
Google Yahoo MSN