Pėr nėnat e reja dhe tė frikėsuara prej lindjes vjen nė ndihmė kėrcimi. Kėrcimi i barkut (belly dancing) ndihmon nė njė lindje tė lehtė natyrale, por edhe pėr tė krijuar njė dialog me bebin.
Për nënat e reja dhe të frikësuara prej lindjes vjen në ndihmë kërcimi. Kërcimi i barkut (belly dancing) ndihmon në një lindje të lehtë natyrale, por edhe për të krijuar një dialog me bebin.
Kërcimi i barkut, sipas specialistëve ka origjinë të shenjtë, si kult për Perëndeshën-nënë, pra për anën femërore hyjnore. Kërcehej nga gratë në epokën arkaike gjatë ritit të fekondimit dhe zhvillimit dhe me lëvizjet e saj imitonte lëvizjen dhe zhvillimin tokësor.
Ky kërcim, sipas Corriere della Sera nuk është ekskluziv për Lindjen e Mesme, por gjithë njerëzimin. Pra tia atribuoshkërcimin e barkut (belit) një kulture të vetme mesdhetare është e padrejtë. Edhe në kërcimet e ashtuquajtura moderne, apo origjinale të popujve të ndryshëm, në distancë të largët nga njëri-tjetri, gjenden teknika të ngjashme me atë të kërcimit të barkut, si për të kujtuar që traditat e popujve të ndryshëm kanë prejardhje të përbashkët.
Lëvizjet e kërcimit të barkut janë ushtrime shumë të mira para lindjes duke tonifikuar muskujt e barkut. Janë lëvizje të ngjashme me ato që u mësohen nënave të reja në kurset e paralindjes. Ky lloj ushtrimi përmes kërcimit lehtëson lindjen natyrale, por është i dobishëm edhe për periudhën pas lindjes për të fituar formën e duhur.
Gjatë javëve të para që ndjekin lindjen e bebit, këto lëvizje, të bëra në mënyrë graduale, bëjnë që muskujt të punojnë butësisht dhe në mënyrë efikase.
Kërcimi i barkut mund të ushtrohet prej muajit të katërt të shtatëzënisë, nëse gjithçka shkon në mënyrë të rregullt dhe pa komplikime. Por gjithsesi, gjithnjë duhet kërkuar këshilla e mjekut.
Në këtë fazë kaq delikate të jetës, për të krijuar një kontakt krijues dhe magjik me fënijën, mund ti dhurosh një moment paqeje dhe lehtësimi me kërcimin e barkut, duke përzgjedhur programin që i afrohet më shumë mundësive personale. Leksioni zgjat nga 45 minuta në një orë.
Fillon me një fazë shtendosjeje dhe frymëmarrjeje, për të vijuar me një fazë ushtrimore fizike dhe së fundi është një fazë krijuese personale. Nëse mundeni përdorni edhe aksesorët e duhur, që nga velloja tek rripi me monedha, apo edhe ndonjë instrument muzikor, për të krijuar atmosferën e duhur. Specialistët thonë se mund të hysh në marrëdhënie me fëmijën në një mënyrë shumë të ëmbël, duke vazhduar kërcimin së bashku./shekulli/