Sensacioni i tė rinjve, Miley Cyrus, ėshtė e vendosur qė tė bėhet Madonna e ardhshme duke pohuar se kėtė e ka qėllim kryesor tė karrierės sė saj.
Aktorja e serialit, Hannah Montana, e cila është edhe këngëtare, shpreson për një karrierë të gjatë dhe të suksesshme muzikore dhe është e bindur se ajo do të mund ta arrijë divën e muzikës duke e ndryshuar vazhdimisht imazhin e saj.
Madonna vazhdimisht e rinovon vetveten dhe pikërisht këtë dua ta bëj edhe unë. Gjithçka që më del përpara dhe më duket mirë, atë do ta bëj, ka thënë Cyrus për revistën, People./telegrafi/