E premte, 9.1.2009
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Stil
Shėndet
VIP
Teknologji
Psycho
Shkencė
Kuriositete
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > Spektėr > Stil > Si te jeni e parezistueshme ?
Si te jeni e parezistueshme ?
Si te jeni e parezistueshme ?
Jeni tė apasionuara pas modės, zgjidhni gjithnjė veshjet me ardhjen e sezonit tė ri dhe kėrkoni gjithnjė tė jeni perfekte. Pėr tė arritur pėrsosmėrinė duhet tė dini se ēfarė nuk duhet tė mungojnė nė gardėrobėn tuaj, cilat janė veshjet dhe ngjyrat qė ju shkojnė mė shumė, me tė cilat do tė ndjeheni mė mirė.

Nga pantallonat e ngushta, takat e larta, këmisha e bardhë, çanta prej lëkure, bluzat kashmiri, xhinset dhe t-shirt, deri te buzëkuqi. Dëshironi të jeni në çdo çast e mrekullueshme?

Ja çfarë duhet të ketë gardëroba juaj:

moda
moda


1. Mund të jenë ndërthurje e pantallonave me xhaketë, fund me bluzë, një fustan apo një kostum. E rëndësishme është që të jenë të ngushta. Gjithsesi mundohuni që të thyeni ngjyrat, dhe të mos jeni një ngjyrë. Përveç ngjyrës së zezë që gjithnjë është klasike dhe shik. Asnjëherë nuk duhet që në veshjen tuaj të kenë më shumë se dy elemente të zeza apo të të njëjtës ngjyrë.

Për shembull, këpucët duhet të jenë në të njëjtën ngjyrë, apo nuancë, me veshjen. Në këtë rast, çanta duhet të bëjë thyerjen. Përjashtim këtu bëjnë kombinimet e veshjeve dhe aksesorëve që janë të të njëjtës copë. Janë shumë të këshillueshme getat në ngjyrë mishi që të japin idenë e këmbës nudo.

moda
moda


2. Takat e larta mbeten gjithnjë në modë dhe klasike. Për këmbët e shëndosha nuk janë të këshillueshme rripat te kavilja, pasi japin idenë e skive.

3. Femrat që nuk janë të gjata asnjëherë nuk duhet të përdorin veshje me spaleta, kopsa të mëdha, karre voluminoze si dhe veshje shumë të gjata. Këshillohet monopet për të pasur një efekt fantastik.

4. Këmisha e bardhë është ideale dhe e mrekullueshme. Do t’ju tregojë gjithnjë në formë. Por nuk duhet të harroni se nuk këshillohet që nën këmishën e bardhë të vishni reçipeta shumë të bardha, vetëm nëse do të dukesh. Për të pasur një mapje më diskrete përdorni nuancat e mishit. Për të pasur një imazh të plotë jaka duhet të jetë me majë dhe e gjatë.

moda
moda


5. Çantat janë aksesorët që nuk duhet të mungojnë asnjëherë. Evitoni çantat që hidhen në kurriz apo ato sportive me xhaketa të buta dhe elegante, pasi krijojnë një pamje jo estetike. Nëse jeni e gjatë një çantë e vogël do t’ju bëjë edhe më të fuqishme, ndërkohë që e kundërta ndodhë me femrat me shtat të shkurtër. Një femër e shkurtër me një çantë të madhe do të duket qesharake.

6. Golfi apo buza prej kashmiri do t’ju japin një pamje sensuale dhe femërore. Por mos harroni që në një rast të tillë të mos vishni asnjëherë të brendëshme shumë të ngushta, me qepje të trasha. Sa më të buta, holla dhe të thjeshta të jenë reçipetat, duke krijuar iluzionin e të padukshmes, aq më bukur do të duket golfi apo bluza juaj e kashmirit.

moda
moda


7. Si çdo vit xhaketat dhe palltot nuk kanë si të mungojë në gardërobë. Ato janë gjithnjë në modë dhe fshehin një femër të bukur. Të kombinuara në mënyrën e duhur dhe duket qenë gjithnjë sipas modës së fundit janë të domosdoshme.

8. Fundet dhe fustanet shprehin tërë feminilitetin tuaj. Janë të përshtatshme për të gjitha raste ndaj mos hiqni dorë nga to.

9. Xhinset janë gjithnjë të këshillueshme, por janë jashtë mode ato në ngjyrë të zezë. Por gjithashtu duhet të tregoni kujdes me gjatësinë e shtratit të tyre.

moda
moda


Mos bini në kurthin e xhinseve me shtrat shumë të shkurtër, pasi sa herë që do të uleni do të ‘tregoni’ shumë gjëra. Për të qenë perfekte zbatoni këto rregulla: xhinse me gjatësinë e duhur, pak të gjëra në fund në këmbëve, shtrati mesatar, xhepat superklasik dhe prerja sipas vitheve.

10. Buzëkuqi është ai që kurrë nuk duhet të mungojë. Por kujdes, një shenjë e tij te dhëmbët nuk është ndonjë pamje e bukur. Për të qenë të mrekullueshme ndiqni nuancat që janë tendencë.


Publikuar: 04.07.2008 05:12:29
Lexuar: 498 herė
Fjalėt kyēe: Jesh, parezistueshme, si?,
  


Lajmet e fundit
Ēakėrdisja me ambasadat e reja tė Kosovės Ēakėrdisja me ambasadat e reja tė Kosovės
Reli Dakar: Terry vdiq nga sulmi kardiak Reli Dakar: Terry vdiq nga sulmi kardiak
Verė ’90, kur Alia “puthej” me Gorbaēovin Verė ’90, kur Alia “puthej” me Gorbaēovin



Lajmet te ngajshme
Jeans Jeans
Horizonti I Shikimit Horizonti I Shikimit
Pėrgjithmonė balerina Pėrgjithmonė balerina
Kukulla ėshtė gati pėr party Kukulla ėshtė gati pėr party
Telashet qė e prishin bukurinė Telashet qė e prishin bukurinė
Produktet e reja kozmetike erotike Produktet e reja kozmetike erotike
Takat, viti i ekstremeve! Takat, viti i ekstremeve!
Make up-i i pranverės Make up-i i pranverės
Maska tė freskta pėr fytyrė tė re Maska tė freskta pėr fytyrė tė re
Bukuria vjen nga lulet Bukuria vjen nga lulet
Google Yahoo MSN