Superylli i muzikės pop, Shakira, e ka festuar shpėtimin e ish-kandidates pėr presidente tė Kolumbisė, Ingrid Betancourt, dhe lirimin e 14 pengjeve tjerė, duke thėnė se paqja nė vendlindjen e saj ėshtė e arritshme.
Grupi i pengjeve ishin kidnapuar nga FARC (Fuerzas Armadas Revolucionarias Colombianas) dhe ishin mbajtur të burgosur për gjashtë vite.
Lirimi i pengjeve kishte qenë top-temë e medieve botërore, ndërsa Shakira nuk ka hezituar ta quajë lirimin e tyre si një hap të madh drejt paqes në Kolumbi.
Kjo është një ditë historike për të gjithë ne, për këtë vend i cili ka vuajtur aq shumë. Mirëpo sot shohim lot gëzimi të cilat na bashkojnë në një përqafim të. Kolumbia sot çohet në këmbë dhe shikon drejt ardhmërisë me shpresën për paqe, e cila është shumë afër, ka thënë këngëtarja./telegrafi/