Importuesi i pėrgjithshėm pėr Maqedoni i makinave Peugeot, kompania "Euroimpex" filloi aksionin "Lėsho rrėnjė", nė kuadėr tė sė cilit do tė mbillen fidanė pas ēdo shitje tė veturave tė markės Peugeot 207.
Pronari i kompanisë "Euroimpex", Kiril Voinovski deklaroi se qëllimi i këtij aksioni i cili do të zgjasë deri në shtator është mbrojtja e ambientit jetësor.
"Me çdo veturë të shitur Peugeot 207, prej sot e deri në muajin shtator planifikojmë të mbjellim fidanë duke kontribuar për një ardhmëri më ekologjike", tha pronar i kompanisë "Euroimpex" Kiril Voinovski.
"Nëse mbjellim drunj në vitin 2008 mund të presim që frutat e këtij aksioni mund ti shfrytëzojnë stërnipat tanë", theksoi Jovan Mazganski, përfaqësuesi i organizatës joqeveritare "Eko Misija"
Përfaqësuesit e kompanisë Peugeot thonë se nga viti 1998 ka filluar zbatimi i projekteve ekologjike, ndërsa vetëm në rajonin e Amazonisë në Brazil kompania franceze ka pyllëzuar 25.000 hektarë tokë duke shpenzuar 10 milionë euro.