Me shitje globale prej 3.961.629 modeleve gjatė vitit tė kaluar, grupimi automobilistik Hyundai-Kia ėshtė bėrė prodhuesi i pestė mė i madh nė botė.
Gjatë disa vjetëve të fundit kemi investuar shumë mund në prodhimet tona dhe ai më në fund është shpaguar. Në të ardhmen Kia do të fokusohet në prodhimin e automjeteve kualitative dhe dizajnit kulminant të gjeneratës së re, të dedikuara për vozitësit me zemër të re në mbarë botën.
Në vitet që pasojnë do të mundohemi të implementojmë përmirësime të pandërprera në fushën e kualitetit, dizajnit, ekologjisë dhe inovacionit', ka përfunduar ai.
Që prej themelimit të grupimit në vitin 1999, kur vendin e presidentit e ka marrë përsipër Mong-Koo Chung, grupimi ka shënuar rritje rekorde. Nga vendi i 11, të cilin e ka arritur atë vit, ka arritur në vendin e lakmueshëm të pestë. Nën udhëheqjen e Chungut grupimi ka përshpejtuar dhe globalizuar operacionet si dhe ka hapur fabrika të reja në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kinë, Indi, Sllovaki, Çeki, Rusi dhe Brazili./telegrafi/