Portieri i ri i Tottenhamit, Heurelho Gomes, u ka shkruar njė letėr tė hapur tifozėve tė PSV Eindhoven me tė cilėn e shpreh keqardhjen e tij pėr largimin, duke u thėnė se ata do tė mbeten gjithmonė nė zemrėn e tij.
Kur mendoj për PSV, emocionohem shumë shpejt. Ndjehem shumë i penduar për mënyrën e largimit tim, mirëpo ndjehem mirë se arrita të kuptohem me drejtuesit e klubit.
Kjo skuadër ma ka ofruar mundësinë që të shndërrohem në një lojtar të pjekur dhe të luaj në turne, siç është Liga e Kampionëve dhe të festoj katër tituj kampionë në Ligë.
PSV dhe mbështetësit e saj do të mbeten gjithmonë në zemrën time dhe të familjes sime. Ende qëndroj me shpresë se një ditë përsëri do ta mbroj portën e PSV, ka shkruan në letrën e tij portieri brazilian.